Konference per shtyp e Nen kryetarit te LSI Sabit Brokaj

Konference per shtyp e Nen kryetarit te LSI Sabit Brokaj

” Konference per shtyp e Nen kryetarit te LSI Sabit Brokaj Ne duam të parlajmërojm opinionin publik se normaliteti i zgjedhjeve po sabotohet nga shumica e djathtë. Nëqofse për disa muaj u sabotua normaliteti i punës së komisioneve të zgjedhjeve nëpërmjet preteksit të listave të përkohëshme ku mazhoranca e djathtë nuk pranonte që t’i hiqte ndërsa tani është gjetur mënyrë tjetër e sabotimit nëpërmjet  shtyrjes të datës së zgjedhjeve. Nëqoftëse në momentin e parë me listat e përkohëshme shumica e djathtë e kapërcehu afatin Tetor-Nëntor të zgjedhjeve normale tani ajo kërkon të shtyjë më tej zgjedhjet derisa ti sjell në limitin që nga ngutja të mos zhvillohen normale. Pra ose të bëhen në muajn e dimrit ku afrohen shumë gracka për zgjedhjet ose të shtyhen mëtej dhe me ngutje të bëhet kodi zgjedhor dhe gjithë procedura e zgjedhjeve. Qëndrimi i shumicës së djathtë është i njëjtë apo i ngjashëm me qëndrimet e saj të mëparshëm lidhur me zgjedhjet ku tashmë ky problem është bër shqetësimi kryesor për politikën tonë. Njëkohësisht dua që nëpërmjet këtij komunikimi me mediat politika shqiptare dhe opinioni publik të kuptoj se kjo lojë në fund të fundit do të përfundoj më zgjedhje jo korekte jo të ndershme dhe jo demokratike.

Z. Brokaj duket se marrëveshja nuk po vihet në funksionim a mendoni se ajo nuk quhet e vlefshme tashmë nga të dyja palët?

Lidhur me marrëveshjen ne e kemi vën vlerësimin për të. Realisht asnjë pikë e marrëveshjes nuk po vihet në funksionim. Ne kemi thën gjithashtu se vetëm për të realizuar një bilanc tjetër për KQZ të ndryshoj Kushtetuta kur ndërkaq ishin mundësit e plota që LSI ta fitonte të drejtën brenda ligjit. Megjithatë u pranua që marrëveshja të realizohet por ajo përsëri po sabotohet sepse edhe në Komisionin për Reformën Zgjedhore nuk ka kaluar asnjë pikë për t’u diskutuar .

Z. Brokaj derisa marrëveshja nuk po realizohet a mund të kthehemi në situatën para firmosjes së kësaj marrëveshje ?

Para sa të kthehemi në deklaratatat e opozitës para firmosjes së kësaj marrëveshje kemi një qëndrim tjetër politik që ajo treshe që bëri marrëveshjen duhe të mblidhet ose të anulloj marrëveshjen ose ta vënë në zbatim. Pasandej mund të fillonin veprime të tjera politike.

Ndërkohë lidhur me datën e zgjedhjeve ju nuk pranoni as dimërin dhe as shtyrjen e afatit Kushtetues ?

Jo natyrisht nëse nuk pranon shtyrjen nuk pranon zgjedhjet. Ne kuptohet që nuk pranojmë dimërin se pasi u shtyh Tetor –Nëntori që ishte koha optimale ofrohet dimri i cili është një pretekst sepse edhe ata e dinë që në këtë periudhë nuk bëhen zgjedhjet. Por kam bindjen se kjo është një grackë duke thënë që kërkesat e opozitës na detyrojnë që ne të shtyjmë zgjedhjet. Pra ose opozita të bjer në grackë që të zhvillohen zgjedhjet në dimër ose të thuhet që i shtymë zgjedhjet sipasoj e kërkesave të shumta të opozitës.

0x323030362d30392d3230 FJALIME 14:6)”