Konferencë për shtyp e mbajtur nga Kryetari i LSI-së

Konferencë për shtyp e mbajtur nga Kryetari i LSI-së

Konferencë për shtyp e mbajtur nga Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta së bashku me Zv.Kryetarin Prof.Pëllumb Xhufi dhe N/Kryetarin Prof.Sokol Axhemi Lëvizja Socialiste për Integrim reagon ndaj përpjekjeve të fundit të qeverisë për të ndërhyre në drejtim të shkatërrimit të autonomisë universitare të shkollave tona të larta.

Në projektligjin e përgatitur ditët e fundit në lidhje me disa ndryshime që kërkohen të bëhen në ligjin e arsimit të lartë në Shqipëri vërtetohet me së miri qëllimi i vërtetë i Qeverisë për të uzurpuar universitetet shqiptare duke vendosur në mënyre politike drejtuesit e tyre. Mënyra e propozuar nga ana e qeverisë që ka të bëjë me emërimin e të gjithë drejtuesitë të hierarkisë universitare që nga departamenti e deri tek Rektori i universitetit përfaqëson një cënim të rëndë të demokracisë institucionale universitare gjë që eliminon zgjedhjen demokratike të drejtuesve universitarë.

Në të njëjtën kohë në tërësinë e tyre ndryshimet që kërkohen të bëhen në menaxhimin dhe administrimin e institucioneve universitare në Shqipëri vihen re ndërfutje dhe mbivendosje strukturash të reja të cilat nuk përfaqësojnë gjë tjetër veçse shprehje të drejtpërdrejtë të tutelës që kërkohet të vendoset mbi to duke i larguar se tepërmi këto institucione nga autonomia universitare aq e premtuar.

LSI shpreh shqetësimin e saj se e gjithë kjo ndërmarrje e rëndesishme që kërkon të realizohet në arsimin e lartë në Shqipëri është bërë “me dyer të mbyllura” duke mos marrë për bazë e madje duke mos u konsultuar me strukturat shkencore e administrative të universiteteve tona gjë që të lë shijen e hidhur të një veprimi të paprecedent.

LSI në të gjitha qëndrimet e veta në fushën e arsimit dhe në mënyrë të veçantë në fushën e arsimit të lartë ka mbajtur qëndrimet e saj në mbështetje të zhvillimeve pozitive duke inkurajuar përfshirjen e sistemit tonë arsimor të lartë në Deklaratën e Bolonjës.

Ky projektligj shkrin de fakto rolin e Ministrisë së Arsimit në fushën e arsimit të lartë dhe në shkencë ndërsa institucionet e pavarura si Konferenca e rektorëve Senati Akademik këshillat e fakulteteve i kthen në organe kafenesh duke ju hequr çdo lloj përmbajtjeje dhe roli që kanë pasur deri tani për zhvillimin e universiteteve dhe arsimit të lartë dhe të shkencës.

Përfundimisht me krijimin e Këshillit Kombëtar të Arsimit të Lartë dhe të Shkencës pranë kryeministrit me krijimin e këshillave drejtueseve të universiteteve dhe të fakulteteve ku shumica e këtyre këshillave nuk do t’u takojnë profesoratit dhe për më tepër që do të jenë të caktuar nga qeveria dhe nga mazhoranca aktuale kemi realizuar në këtë mënyrë një hap mjaft serioz mbrapa në fushën e arsimit të lartë por edhe të demokracisë në vend.

Ndaj ne jemi sot këtu për ti thënë ndal këtij projekligji për ti thënë ndal kësaj goditje të rëndë që synohet ti jepet universiteteve dhe arsimit të lartë në Shqipëri dhe për t’i thënë ndal asaj që nëpërmjet këtij projektligji synohet dhe që rotacioni politik në vend të shoqërohet edhe me rotacionet universitare. Ne jemi kundër efekteve politike në universitete e në shkollën tonë dhe në shkencë në përgjithësi pasi mendojmë se arsimi dhe shkenca u takon të gjithëve dhe duhen të jenë të garantuara nga instituionet e pavarura nga institucione demokratike dhe nga institucione afatgjata që nuk kan lidhje me rotacionin e partive dhe të pushtetit politik.

 

———————————————

Pyetje-Përgjigje

 

Z. Meta Kryetari i PS Rama ka dy ditë që po paralajmëron protesta të mundshme edhe në rrugë. A është diskutuar me aleatët kjo gjë dhe cili është qëndrimi juaj?

 

Opozita besoj se e ka bërë të qartë dhe konfirmon se qëllimi i saj është për të gjetur të gjitha rrugët që evitojnë daljen e saj në rrugë. Pasi opozita është për të zhvilluar dialogun dhe për të gjetur zgjedhjen brenda institucioneve. Por sikurse e keni vënë re intrasigjenca nga ana e mazhorancës për disa  çështje që janë kardinale për standartin e reformës zgjedhore dhe për zgjedhjet e ardhshme apo për standartet e demokracisë dhe për standartet e mediave që ju përfaqësoni janë kërcënuar në mënyrë flagrante nga ana e mazhorancës aktuale ndaj duhet një zhbllokim prej saj dhe prej kryeministrit aktual në mënyrë që të evitohen veprime të tjera të opozitës qoftë edhe jashtë institucioneve të cilat opozita nuk i dëshiron dhe nuk i preferon. Por nëse do të vazhdohet në këtë rrugë dhe nëse do të ecet më tej në këtë vazhdë të përpjekjeve për të uzurpuar gjithë institucionet e pavarura që janë krijuar në këtë vend dhe në rast se Z. Berisha do të tentojë që në mënyrë informale të cënojë kushtetutën e vendit duke u përpjekur të uzurpojë institucionet e pavarura nga ekzekutivi dhe nëse përpiqet të paravendosë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe parlamentare nëpërmjet manipulimit nëpërmjet mbajtjes së regjistrave të përkohëshëm nëpërmjet kontrollit politik dhe partiak të njëanshëm ndaj mediave dhe më gjerë pa diskutim që opozita do të detyrohet të tregojë mospajtimin dhe forcën e saj jo thjesht të partive që përbëjnë opozitën por edhe të shumicën së shqiptarëve.

Por ne nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e preferojmë këtë rrugë ndaj jemi takuar edhe me Presidentin e Republikës Z. Alfred Moisiu ndaj jemi përpjekur të zhvillojmë dialogun ndaj përfaqësuesve të mazhorancës për të evituar këtë situatë. Pra dëshiroj të apeloj edhe njëherë tjetër z. Berisha që t’i përmbahet premtimit që e para gjë që do të realizonte ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vend.  Ne jemi të vendosur si opozitë të mos lejojmë cënimin e standarteve të deritanishme të demokracisë në vend dhe jemi të vendosur të kontribojmë që të ketë standarte më të larta të demokracisë. Ne
nuk jemi për një politikë me dy standarte si ajo e Z. Berisha që kur ishte në opozitë kërkonte se institucione të tilla si KKRT dhe institucione të tjera të mediave të ishin të balancuara pozitë-opozitë ku këto garanci u bënë me ligj dhe tani që vjen në mazhorancë i zhbalancon këto institucione në dëm të opozitës së sotme. Kjo politikë me dy standarte nuk mund të ecë përpara sepse në fund të fundit udhërëfyese për ne për opozitën dhe për gjithë shqiptarët janë standartet europiane.

 

Z. Meta mazhoranca i ka bërë ftesë sot opozitës që ditën e hënë do uleni në tryezë për  çështjen e reformës zgjedhore.  Ju do shkoni  duke i paraqitur edhe vërejtjet konkrete që keni?

 

Nuk jam njohur me këtë ftesë por shpresoj që të mos jetë si ftesa e bërë nga mazhoranca aktuale e cila hoqi garancitë ligjore të balancimit të institucioneve të mediave dhe ofron garanci boshe e propagantistike që do të merren në konsideratë propozimet e opozitës kur dihet se ky proces do t’i nënshtrohet kartonave dhe ku dihet që kjo mazhorancë ka shumicën e tyre për të vendosur të gjithë anëtarët e bordeve sipas preferencave të saj. Opozita nuk ka nevojë për garanci propagantistike as procesi i mëtejshëm për integrimin europian nuk mund të jetë i sigurtë me garanci të tilla. Mendoj se ka ardhur momenti që vetë Z. Berisha të mos i shmanget përgjegjësive të tij për zvaritjen e reformës zgjedhore ku në fund të fundit ai është kryeministër dhe ai është drejtuesi i mazhorancës aktuale dhe duhet të prononcohet sa nuk është vonë për të zhbllokuar këtë situate të zvarritjes së Reformës Zgjedhore.
  0x323030362d30362d3330 13:22)