Konference per shtyp e LSI

Konference per shtyp e LSI

Konference per shtyp e LSI

Tavo: Vendosa t’i bashkohem LSI për të mbrojtur idetë e majta dinjitetin dhe integritetin tim si deputet

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama:

 

Jemi në këtë konferencë për shtyp disi të veçantë për rrjedhën e zhvillimeve politike dhe në të njëjtën gjatësi vale me atë çfarë është i gjithë impenjimi dhe angazhimi maksimal politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i të gjithë atyre që duan integrimin europian të Shqipërisë. Jam këtu me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta dhe me deputetin socialist Vangjel Tavo për të komunikuar përpara jush një hap politik të rëndësishëm dhe padyshim të mirëpritur jo vetëm nga audienca e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe e socialistëve por edhe më gjerë.

 

Deputeti Vangjel Tavo

 

Sot rreth një muaj nga largimi im nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste në pritje të një përgjigjeje pozitive nga lidershipi i Partisë Socialiste për kërkesat që i kam bërë unë dhe shokët e mi socialistë të rrethit të Gjirokastrës përgjigje e cila do të ç’tensiononte situatën në Partinë Socialiste të Gjirokastrës dhe do më kthente mua në grupin parlamentar të Partisë Socialiste përgjigje e cila nuk ka ardhur deri në datën 29 që kishim vendosur si kusht unë për të mbrojtur idetë e mia të majta për të mbrojtur interesat e elektoratit tim vendosa që t’i bashkohem grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në krah të shokëve të mi të vjetër në këtë parti kryetarit të saj z. Ilir Meta dhe Luan Rama duke mbrojtur idetë e mia të majta dinjitetin dhe integritetin tim si deputet në Parlamentin shqiptar dhe duke qëndruar për gjithë jetën socialist.

 

Kryetari i LSI Ilir Meta

 

Unë dua t’i uroj mirëseardhjen në grupin tonë parlamentar deputetit të njohur socialist Vangjel Tavo njëkohësisht një koleg i imi por edhe i z.Rama prej gati 20 vitesh në Partinë Socialiste. Dua të siguroj z. Tavo se në Lëvizjen Socialiste për Integrim jam jo vetëm unë me Luanin që ai na njeh prej 20 vitesh por janë dhe shumë të tjerë që ai njeh prej një kohe të gjatë si dhe shumë të tjerë që do të ketë mundësi të njohë në të ardhmen dhe do të gjejë të gjitha hapësirat për të vijuar kontributin e tij politik për të përfaqësuar interesat e të gjithë atyre që kanë besuar te idetë e tij por edhe të personaliteti i tij jo vetëm atyre që e kanë votuar për katër mandate rresht por edhe shumë të tjerëve në mbarë vendin që e njohin për shkak angazhimit 20 vjeçar në jetën politike. Besoj se kontributi i z.Tavo do të jetë një kontribut i shtuar në vlera në ide për shkak të eksperiencës që ai ka por edhe grintës politike që ka treguar vazhdimisht. Në këtë mënyrë unë besoj se ne të gjithë së bashku do të arrijmë të mbrojmë interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë që duan integrimin e vendit dhe njëkohësisht vlerat dhe aspiratat e të gjithë atyre socialistëve dhe progresistëve që kanë objektiv kryesor përshpejtimin e integrimit europian të Shqipërisë pasi me këtë është e lidhur jo vetëm kontributi i shumicës së shoqërisë shqiptare për 20 vite por edhe e ardhmja e mbarë shoqërisë sonë dhe e gjithë qytetarëve shqiptarë. Edhe njëherë tjetër e falënderoj z. Tavo për zgjedhjen që ai ka bërë. Jam i bindur që kjo është një zgjedhje e drejtë është një zgjedhje e mirëpritur nga ana jonë dhe është një zgjedhje që do të bëjë të mundur edhe njëherë tjetër rritjen e angazhimit të përbashkët për të mbrojtur ato vlera ato principe që na kanë bashkuar prej kohësh dhe mbi të gjitha për të çuar përpara integrimin europian të vendit tonë.

0x323031302d31302d3330 Meta_me_Tavon_foto_2.jpg 18:58)