Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI

Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI

Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit Jemi sot përpara jush dhe opinionit publik për të dënuar ashtu sikurse edhe dje në seancën parlamentare vendimin e miratuar nga mazhoranca për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Ose ndryshe amendamentin për eleminimin e votimit të fshehtë që është pa dyshim një nga goditjet më serioze që i jepet sistemit demokratik në vend dhe sidomos demokracisë parlamentare. Në këtë kuptim eleminimi i votimit të fshehtë nga procedurat parlamentare nga maxhoranca aktuale është një goditje politike ndaj sistemeve të pavarura Kushtetuese është një përpjekje për t’i kapur dhe për t’i dhunuar ato është një goditje mjaft serioze ndaj demokracisë parlamentare në tërësi. Në aspektin ligjor kushtetues argumentat kryesore që e bëjnë këtë amendament të papajtueshëm janë: Së pari është shkelur rregullorja e Kuvendit lidhur me procedurat e shqyrtimit të amendamenteve pasi në mënyrë të pa motivuar ky amendament u fut për shqyrtim me proçedurë të përshpejtuar ku rregullorja në fuqi e Kuvendit nuk e lejonte këtë gjë. Së dyti ndryshimi i rregullores së Kuvendit u bë në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca duke shkelur konsensusin e mëparshëm që bëri të mundur miratimin e rregullores së Kuvendit. Në rastin konkret maxhoranca nuk mori parasysh asnjë sugjerim apo vërejtje dhe nuk respektoi domosdoshmërisht nevojën e konsensusit për ndryshimin e rregullores. Së treti ky amendament pra ky vendim eleminoi zbatimin e nenit 60 të rregullores së Kuvendit për mënyrën e votimit për çështje që kanë të bëjnë me persona e ciala parashikon një proçedurë votimi të fshehtë në këto raste. Në aspektin ligjor kushtetues është shkelur përcaktimi i bërë në Kushtetutë për mënyrën e shkarkimit të organeve kushtetuese. Në çdo rast Kushtetuta parashikon që anëtarët e organeve kushtetuese ashtu sikurse emërohen ashtu shkarkohen me akt personal dhe nominal i cili domosdoshmërisht kërkon një proçedurë të fshehtë votimi. Ngritja e komisionit hetimor dhe raporti i paraqitur prej tij pa dyshim nuk ka të bëjë me votimin e shkarkimit të tij por me paraqitjen e situatës pra të çështjes së hetuar pra vepron parimi Imiçman-it. Miratimi i raportit të Komisionit Hetimor bëhet me votim të hapur ndërsa shkarkimi kërkon votim të fshehtë domosdoshmërisht. Ata të organeve kushtetuese ashtu si edhe për emërim dhe shkarkim kërkojnë votim të fshehtë. Neni 87 i Kushtetutës shprehet qartë se Presidenti i Republikës psh zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat dhe anëtarët e tjerë të organeve kushtetuese zgjidhen me votim të fshehtë. Si pasojë edhe shkarkimi duhet të jetë i fshehtë pasi garanton autoritetin dhe mbrojtjen e këtyre institucionve. Pasi në dallim nga mocioni i mosbesimit ndaj Kryeministrit që është votë politike dhe e hapur zgjedhja apo shkarkimi i organeve kushtetuese nuk ka natyrë politike. Këto janë disa nga argumentat që Lëvizja Socialiste për Integrim ka parasysh për të vendosur sot ankimimin ndaj këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese si të papajtueshem me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës. Për këtë çështje do ti drejtohemi edhe institucionve ndërkombëtare të cilat janë bashkëautore të rregullores së Kuvendit dhe që kanë investuar jo pak në këtë drejtim në mënyrë që Kuvendi i Shqipërisë të ketë një rregullore demokratike në respekt të vetë demokracisë parlamentare që përfat të keq është dhunuar dje në mënyrë brutale dhe të papranueshme.
 
 
Pyetje: A mendoni se ka patur qëllime konkrete për ndryshimin e rregullores së Kuvendit?
Mendoj se qëllimet konkrete janë të qarta. Mjafton të vëreni fjalimet e kryeministrit Berisha apo disa nga titujt kryesorë të gazetave që mbështesin qeverinë ndaj disa institucioneve të pavarura nga qeveria që paralajmërojnë shkarkime të natyrës politike dhe tërësisht arbitrare. Në rast se nuk kishin qëllime të tilla konkrete atëherë përse duhej të shkelej rregullorja e Kuvendit përse duhej që për herë të parë më në fund pas kaq kohësh të mos pranohej konsensusi për ndryshimin e rregullores pasi ajo është bërë me konsensus të plotë dhe në çdo rast konsensusi duhej të respektohej. Dhe përse me kaq nxitim pikërisht tani në fund të vitit kur parlamenti ka gjëra shumë më të rëndësishme për të diskutuar siç është edhe diskutimi për projektbuxhetin.
Pyetje: Sipas jush cili është rezultati i 100 ditëve të para të qeverisë Berisha?
Nuk ka asnjë rezultat konkret serioz dhe aq më tepër impresionues nga qeverisja e 100 ditëve në drejtimin pozitiv apo të shpresave të paktën të atyre që ata kanë votuar për Partinë Demokratike më 3 korrik. Përkundrazi ne vërejmë akumulim problemesh edhe ekonomike edhe sociale. Mjafton të përmendim këtu agravimin e jashtëzakonshëm të krizës energjitike dhe keqmenaxhimin e saj nga qeveria aktuale. Mjafton të përmendim këtu diskriminim klasor qoftë edhe në projektbuxhetin e këtij viti ndaj disa kategorive sociale. Rasti më flagrant është ai i trajtimit të ish-ushtarakëve ku nuk po zbatohet në ligj i cili është ende në fuqi. Mjafton të përmendim se investimet publike nuk rriten aspak në krahasim me vitin e mëparshëm. Mjafton të përmendim vetë treguesin e rritjes ekonomike që parashikohet të jetë më I ulti nga ai I tetë viteve të fundit. Për më tepër shikojmë krijim problemesh sikurse është edhe rasti konkret për të cilin jemi sot para jush që tregon qartë se qeveria e zotit Berisha synon të përqëndrojë të gjitha pushtetet në një dorë të vetme që është një përvojë të cilën edhe ne edhe gjithë shqiptarët por edhe ndërkombëtarët e dinë shumë mirë se çfarë pasojash kanë sjellë në të kaluarën sidomos në vitit 1996-1997. Porn ë rast se Berisha nuk ka ndryshuar dhe të gjitha këto vërtetojnë plotësisht se ai nuk po e mban premtimin kryesor për tu sjellë ndryshe dhe për të respektuar shtetin e së drejtës për të respektuar të gjitha institucionet e tjera të cilat nuk varen nga qeveria padyshim që unë dhe të gjithë janë të bindur se Shqipëria ka ndryshuar dhe Berisha kurrë nuk mund të arrij&eum
l; ato synime dhe ato qëllime të cilat i kanë vënë vetes të cilat janë të mbrapshta për demokracinë për integrimin e vendit për zhvillimin ekonomik dhe social. i vetmi premtim formal që qeveria është angazhuar por që ju mund të pyesni çdo përfaqësues të biznesit të vogël pra ai i përgjysmimit të taksave është premtimi më surrealist pasi të gjithë e dimë se kostoja mbi biznesin është rënduar në mënyrë katastrofike si rezultat edhe i krizës energjitike por edhe si rezultat i gjithë kësaj klime anti-biznes që ka krijuar qeveria e zotit Berisha.
 
Pyetje: Cili është komenti i LSI-së lidhur me hezitimin që presidenti Moisiu i ka bërë dekretimit të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtëisë?
Kemi mbështetur dhe kemi qenë inisiatorë në amendamentet në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mesa di unë edhe vetë presidenti Moisiu prej kohësh ka qenë I shqetësuar për vetëfunksionimin e KLD-së për sistemin e drejtësisë në përgjithësi por edhe për problemet e konfliktit të interesave atje dhe në sistemin e drejtësisë. Sikurse dihet këto amendamente janë miratuar nga paralamenti. Ka patur disa kontestime edhe nga forcat politike që kanë votuar kundër. Kontestime këto të cilat për mendimin tonë janë tërësisht e zgjidhme në rrugë institucionale edhe për ato forca politike që janë kundër por edhe për presidentin akoma më tepër në rast se ka patur apo ka rezerva konkrete për ndryshimet që janë bërë në këtë ligj. Në rast se ekziston shqetësimi se këto ndryshime që kanë ndodhur nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit atëherë unë dua tu kujtoj gjithë secilit se ky vend e ka një Gjykatë Kushtetuese të cilën e kemi pranuar dhe e njohim të gjithë dhe se duhet ti nënshtrohemi gjykimit të saj të gjithë. Kështu që kjo është tërësisht e zgjidhshme. Secili që ka mendimin qoftë presidenti qoftë forca të caktuara politike se këto ndryshime nuk janë në pajtim me Kushtetutën e vendit mund të ankohen në Gjykatën Kushtetuese dhe ne do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se cili do të jetë ai. Së dyti unë mendoj se në rast se Presidenti ka patur rezerva për këtë projektligj ai duhet të merrte më shumë përgjegjësi pasi është edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ka një përgjegjësi për funksionimin dhe efektivitetin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm për tu shprehur dhe për këtë I ka patur të gjitha mundësitë edhe institucionale qoftë nëpërmjet rikthimit të projektligjit në parlament me vërjetje konkrete. Në mënyrë që parlamenti ti rivlerësonte apo ti përmirësonte ato ndryshime që janë bërë dhe përsëri kjo inisiativë të ecte përpara në drejtim të zgjidhjes së konfliktit të interesave ose njëkohësisht nëpërmjet një kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese në rast se ka patur shqetësime përsa I takon kushtetueshmërisë së këtyre amendimeve. Ose në rast se presidenti Moisiu ka mendimin se nuk ka konflikt interesi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë edhe kjo do të ishte mirë që ti bëhej e ditur opinionit public. Për ne ka rëndësi që të gjithë kuptojmë se nevoja për reformë në drejtësi për reformë në gjyqësor është imediate dhe duhet të jetë një prioritet madhor. Sepse në rast se nuk funksionon drejtësia nuk funksionon gjyqësori në drejtim të luftës kundër korrupsionit në drejtim të zbatimit të ligjit me efektivitet e me paanshmëri atëherë nuk ka sesi të luftohet gjithë ky korrupsion i kthyer në sistem sikurse është pranuar nga të gjithë brenda dhe jashtë vendit në mazhorancë apo në opozitë. Por për këtë duhet vullnet politik. Ne si forcë politike kemi treguar vullnetin tonë politik në këtë drejtim. Në rast se ka vullnet edhe nga aktorët por edhe nga faktorë të tjerë për të bërë gjërat më mirë atëherë ata duhet të shprehen dhe duhet të japin propozimet e tyre në mënyrë konkrete. Sepse nuk mjafton të thuash se ka konflikt interesi po kështu nuk zgjidhet çdo gjë. Atëherë si zgjidhet çdo gjë? Dhe përse këta faktorë të tjerë të cilët nuk i paragjykojmë dhe se besojmë se edhe ata janë të interesuar nuk kanë marrë inisiativa më parë për ti dhënë një zgjidhje më të mirë apo më të plotë këtij problemi. Bindja jonë është se në KLD kishte dhe besoj se nuk do të ketë një konflikt të qartë interesi. Këtë nuk e ka kundërshtuar askush publikisht. Ndërkohë që mungon vullneti për të pasuruar me kontribute konkrete dhe pozitive forcimin e asaj reforme e cila do të ndihmojë në realizimin e këtij synimi për të krijuar një moral të ri për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe për ti dhënë një kredibilitet të ri këtyre institucioneve. Unë dua të theksoj edhe njëherë tjetër se ne e mbështesim në përgjithësi rolin dhe kontributin që ka dhënë presidenti Moisu për shumë çështje të rëndësishme sidomos përsa u takon problemeve të zgjedhjeve. Edhe përpara zgjedhjeve qëndrimet e tij kanë qenë mjaft konstruktive dhe të paanshme. Por edhe tani përpjekjet e presidentit për të inicuar dhe për të nxitur një reformë zgjedhore ka qenë shumë e dobishme dhe besojmë se kontributi i tij si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të jetë edhe më i dukshëm edhe më aktiv edhe pas këtyre ndryshimeve në ligjin për KLD-në. Ne mendojmë se pavarësisht kjo inisiativë zgjidh problemin e konfliktit të interesave mendojmë se ka nevojë që të ketë inisiativa të tjera për të bërë një reformë më të plotë të vetë KLD-së të funksionimit të saj sa më efikas. Por kjo nuk do të thotë se që të bëhet një reformë e plotë që të mos bëjmë diçka që është immediate që të mos tregojmë një vullnet dhe një vendosmëri për të zgjidhur konfliktin e interesave sidomos në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Natyrisht që ne i kuptojmë qëllimet e zotit Berishës që përpiqet të
gjejë hapësira apo në emër të reformave të përpiqet për të bërë ndryshime të cilat nuk do ti shërbenin konsolidimit të institucioneve të pavarura apo konsolidimit të institucionit të drejtësisë por ndryshimet në rastin e KLD-së nuk kanë lidhje aspak dhe nuk i krijojnë asnjë hapësirë dhe asnjë avantazh zotit Berisha në qëllimet e tij plot paramendime në këtë drejtim. Pasi dihet se në çdo rast shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë zgjidhet gjithmonë nga gjyqësori kështu që nuk ka asnjë mundësi për të arritur përmbysje raportesh të cilat mund ta kthenin KLD-në në një instrument partiak. Sidoqoftë unë besoj se roli i presidentit në këtë drejtim është i rëndëishëm edhe në Kushtetutë është ndoshta funksioni më aktiv si një funksion permanent ai i kryetarit të KLD-së. Por edhe besoj se kjo inisiativa e jona do ti nxisë të tërë për të menduar më shumë se në drejtësi ka nevojë për të bërë një reformë solide dhe për të zhvilluar një transparencë që është e domosdoshme për kredibilitetin për fat të keq të munguar të këtyre institucioneve.  0x323030352d31322d3238 13:49)