Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI-së

Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI-së

” Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta Sot jemi këtu për të denoncuar me forcë një tjetër turp e krim elektoral që këtë rradhë është zyrtarizuar me vulën e KQZ-së. Siç rezulton qartë nga Buletini Ligjor i rezultateve të 3 Korrikut 2005 botuar këto ditë nga KQZ në rreth 90 Zona Zgjedhore është kryer në mënyrë të organizuar e në tavolinë shpërndarja e votave të shqiptarëve sipas një skeme të paracaktuar nga ideatorët e zbatuesit e zgjedhjeve të 3 Korrikut që tashmë janë stigmatizuar si zgjedhjet e Dushkut.

Nga të dhënat e botuara në Buletinin e KQZ-së evidentohet një mospërputhje flagrante mes votave që u janë atribuar partive politike nga Grupet e Numërimit të Votave dhe atyre që janë vendosur përfundimisht nga Komisionet Zonale Zgjedhore. Një gjë e tillë ka ardhur si rezultat i rishperndarjes abuzive të votave sipas preferencave apo interesave të komisionerëve të korruptuar përfaqësues të binomit PS-PD dhe ekzekutues në terren të formulës së Dushkut.

LSI ka evidentuar të gjitha rastet ku diferencat e votave janë skandaloze dhe rezultatet përfundimtare nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë madje as rezultatet e procesverbaleve të Grupeve të Numërimit.

Për më tepër në shumë raste rezulton që numri i votave të numëruara sipas KZZ-ve në proporcional është më i madh se numri i votave të numëruara në mazhoritar. Kjo tregon qartë se KZZ-të i kanë dhënë të drejtën vetes në kundërshtim flagrant me ligjin të shpërndajnë vota për subjekte të cilat kanë patur në kontroll procesin.

Këto abuzime janë kryer në bashkëpunim me KQZ-në e cila nëse do të kishte zbatuar ligjin në lidhje me ankimimet e shumta të partive të dëmtuara nga trafiku i brendshëm i votave do të kishte shmangur të tilla fenomene. Por KQZ-ja dhe kryetari i saj Celibashi rrëzuan te gjithë provat ligjore të ofruara nga partitë për masakrën që po bëhej përgjate procesit te numërimit te votave.  

Theksojmë se kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi të vërtetat tronditëse të kësaj grabitjeje janë në kutitë e votimit që ideatorët e këtij krimi elektoral i ruajnë me fanatizëm për të mos u bërë publike.

LSI në vazhdim të përpjekjeve të saj për të denoncuar zgjedhjet e trafikuara të 3 Korrikut do të procedojë penalisht të gjithë personat përgjegjës të cilët janë autorë bashkëpunëtorë apo zbatues të këtij krimi.

Nga ana jonë do t’i kërkojmë Prokurorisë të administrojë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm duke përfshirë edhe kutitë e votimit të cilat provojnë qartë fajësinë e komisionerëve dhe të porositësve të tyre politikë.

Me këtë rast garantojmë opinionin publik shqiptar se përpjekjet tona për të denoncuar gjithë shkeljet ligjore  nuk do të reshtin për më tepër në kohën kur vendi ka hyrë në fazën e përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme vendore standarti i të cilave është po kaq i rrezikuar sa edhe 3 Korriku nga papërgjegjshmëria e aleancës PS-PD.  

——–
Në buletinin zyrtar të KQZ-së të cilin ekspertët tanë e kanë studiuar me përgjeshmëri të plotë bëhen të qarta votat të cilat janë shpallur sipas procesverbaleve të qendrave të numërimit dhe njëkohësisht sipas procesverbalit përfundimtar të komisionit të zonës ku diferencat janë të jashtëzakonshme dhe janë gati në 90 zona nga 100 zona elektorale. Pra është vetëm maja e ajsbergut sepse është një falsifikim që tashmë e kanë zyrtarizuar vetë dhe e prodhjnë vete këtë material që po e studiojmë do të gjejmë forma nga më bashkëkohoret për t’ia bërë të ditur gjithë opinionit publik edhe opinionit ndërkombëtar dhe gjithë institucioneve të cilat janë të interesuara për integrimin e Shqipërisë. Kjo prodhon edhe njëherë tjetër se sa i thellë është krimi elektoral që PD dhe PS kanë bërë së bashku më 3 Korrik. Kjo është ajo që i tmerron për të hapur kutitë e votimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar i cili tashmë ka dështuar.

Z.Meta duke kaluar nga trafiku i votave tek trafiku i deputetëve që ndodh në Parlament jeni të rrezikuar si Grup parlamentar pas largimit të deputetit të PDS?

Nuk kemi asnjë shqetësim pas transaksionit të rëndomtë që ka ndodhur në 24 orët e fundit pra të atij që ju e përmendët si trafik deputetësh. Eshtë një aferë e rëndomtë dhe tërësisht e natyrshme dhe dinjitoze për lidershipin aktual të Partisë Socialiste. Nuk bëhet qameti se do të ndërtohet edhe një pallat më shumë në Tiranë deri në Tetor të këtij viti.

Si e komentoni deklaratën e Z.Rama që PS është e vetmja parti që po zbaton parimin një anëtarë- një votë?

Këtë edhe mund tja thotë ky zotëria ndonjë personi që nuk e di se çfarë ka ndodhur këtu. Ju e dini shumë mirë që Z.Rama konkuroi me një anëtar- një votë në Kongresin e fundit të PS dhe ju e dini shumë mirë se si ja rrëzuan këtë parim dhe ai ja faturoi një anëtar- një votë platformës Ruçi duke ja faturuar edhe dështimin atij. Dhe për tërë natën si një makiavelist që e njini të gjithë që është e konvertoi nga një anëtar një votë në “një pallat- një votë” dhe ky është parimi që po zbaton Partia Socialiste sot por deri në Tetor besoj.

Z.Meta a keni ndonjë llogaritje bazë që sa mund të jetë e dëmtuar LSI-ja nga këto pasaktësi në zgjedhjet e kaluara?

Pas verifikimit të detajuar ne do ja paraqesim këtë gjithë gazetarëve analistëve njerëzve të përgjegjshëm në këtë vend për demokracinë për institucionet pra do ta bëjmë tërsisht të detajuar dhe do të kemi mundësi që t’ju paraqesim me video-projektor të gjithëve ju zonë për zonë dhe në total dhe pastaj mund të bëjmë një bilanc përfundimtar të efekteve që vijnë vetëm nga ky falsifikim zyrtar pa llogaritur as formulën e Dushkut dhe as atë që ç’ka ndodhet brenda në kutitë që nuk guxojnë që të hapin PD dhe PS. Po unë ju siguroj që në &cced
il;do rast LSI-së i janë rrëmbyer i janë vjedhur mbi 12 mandate dhe për të mos thënë 20 mandate sepse dihet se votat në propocional përfituesja do të ishte forca e tretë politike dhe ju e dini dhe nga sondazhet jo thjesht të bërë nga LSI-ja por nga NDI por edhe institucionet e tjera (nuk flas këtu për sondazhet e ndonje OJQ-je që i merr porositë nga bashkia). Pra në të gjitha LSI-ja ishte në çdo rast mbi 11 për qind ndërsa partitë e tjera të cilët paraqiten sot me grupin parlamentar ku shumicën e kanë anëtarë të partive të tjera nuk kalonin as 1 apo 2 % përveç LZHK-së kështu që ishte ishte e qartë që LSI-ja do të ishte forcë e cila do të kishte mandatet e shumtë nga propocionali. Ndaj u bë edhe Mega-Dushku nga PS-ja që të të dëmtohej LSI-ja dhe të përfitonin të tjerat.

Mbas këtyre pasaktësive sa e besueshme është KQZ-ja për zgjedhjet?

KQZ-ja nuk ka asnjë besueshmëri për ne. Absolutisht këto janë prova të cilat ne do t’i paraqesim në të gjithë institucionet ndërkombëtare gazetarëve me deshirën dhe besimin dhe me misionin për të informuar publikun do t’i bëni të qartë se si në Shqipëri vazhdojnë dhe funksionojnë institucione të rreme të cilat mbrojnë dhe falsifikojnë votën e qytetarëve shqiptarë. Sepse ky Parlament i Megadushkut ky trafik deputetësh dhe ky imoralitet flet për mungesën e legjitimitetit për mungesën e një stabiliteti mungesën e institucioneve serioze dhe të besueshme dhe retorika e Berishës që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në këtë Parlament është vetëm një përrallë sepse deri sa ne kemi rreth 30 qënie të trafikuara palamentare nuk mund të luftohet as trafiku i qënieve njerëzore dhe ndonjë lloj trafiku tjetër.
Kundër të gjithë ankimimeve pavarësisht nga provat që jepeshin nga diferencat e qarta që prodhoheshin nga LSI dhe LZHK tregon qartë se ky ishte një unitet i porositur nga PS dhe PD për të mos hapur kutinë e Pandorës pasi nuk kemi asnjë lloj besimi tek kjo lloj KQZ-je.

Ku do të gjeni ndonjë deputet tjetër për të mbajtur Grupin Parlamentar?

Merkaton e hapën ata ne nuk kemi ndërmend që të merremi me trafik deputetësh. Ne nuk i kushtojmë asnjë rëndësi as anës formale të të pasurit ose jo të Grupit Parlamentar në Parlamentin e Megadushkut. Ne kemi zërin tonë dhe të gjithë deputetët që ne kemi janë personalitete dhe nëse deri dje ju kam thënë që një deputet i LSI-së vlente sa 5 deputet të tjerë në Parlament sot po ju them se një deputet i LSI-së vlen sa 10 deputetë të PS.

Mendoni se Reforma Zgjedhore duhet të përfshijë edhe reformën në KQZ?

Reforma zgjedhore duhet të përfshijë çdo gjë cila jep siguri dhe besim se në Shqipëri nuk do të ketë më maskarada të tilla dhe nuk do të ketë më Parlament të Megadushkut.
0x323030362d30322d3033 14:30)”