16 Feb Konferencë për Shtyp e kryetarit të LSI-së Ilir Meta
Posted at 03:50h
in Archived Articles
” Konferencë për Shtyp e kryetarit të LSI-së Ilir Meta
Me rastin e përfundimit të rezultateve paraprake pothuajse në të gjithë Shqipërinë do të dëshiroja në radhë të parë të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit tonë për atë manifestim të shkëlqyer me vullnetin e tyre të lirë që treguan më 8 maj duke u sjellë vërtet në mënyrë evropiane dhe duke treguar se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë perspektivën evropiane. Njëkohësisht dëshiroj në mënyrë të veçantë të falënderoj të gjithë ata që votuan për Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me rezultatet e deritanishme paraprake numri i votuesve apo i zemrave që rrahin për Lëvizjen Socialiste për Integrim është afër shifrës 120-mijë.
Një rezultat jashtëzakonisht impresionues rreth 40 e ca mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet e para 2 viteve. Një falënderim i veçantë i takon atyre qytetarëve të Tiranës që na votuan që na besuan dhe numri i zemrave që rrahin për LSI-në në Kryeqytet është më i lartë se asnjë herë tjetër. Rreth 21 mijë të tilla të konfirmuara deri mbrëmë pas përfundimit të numërimit të votave për partitë për Këshillin Bashkiak. Dhe do të jetë akoma më i lartë pas numërimit të votave për këshillat e Njësive Bashkiake në Kryeqytet. Dua të falënderoj të gjithë kandidatët tanë të gjithë komisionerët të gjithë numëruesit të gjithë vëzhguesit për të gjithë kontributin që ata dhanë në mënyrë që 8 maji të hyjë në historinë e re të Shqipërisë si një nga arritjet më të mëdha në demokracinë dhe në shprehjen e vullnetit të lirë të çdo qytetari shqiptar.
Një urim të veçantë për të gjithë kryetarëve fitues të cilët kandiduan nën siglën e LSI-së dhe të “Aleancës për Qytetarin”. Dhe në mënyrë të veçantë një urim të tillë 2 kryetarëve të sapo konfirmuar në Tiranë z. Elez Gjoza në Njësinë Bashkiake nr. 2 dhe z. Ilir Kokona në Njësinë Bashkiake nr. 3 dhe një urim i veçantë për të gjithë kandidatët për kryetar bashkish e komunash të “Aleancës për Qytetarin” që fituan por një urim edhe për ata që janë të “Aleancës për të Ardhmen” dhe fituan dhe që urojmë dhe shpresojmë që votën e tyre ta investojnë në të mirë të komunitetit.
Z. Meta ju u ndalët në përgjithësi në kryeqytet. si e shikoni garën midis liderit të opozitës z. Rama dhe kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” z. Basha?
Nuk është se u ndala vetëm unë për kryeqytetin. Të gjithë në përgjithësi janë ndalur ose janë fokusuar sepse në fund të fundit është Tirana. Dhe natyrisht që rezultati i LSI-së në Tiranë në Kryeqytet është jashtëzakonisht impresionues është rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë është një rezultat me rreth 2000 vota më shumë se sa në vitin 2007 kur LSI ishte në koalicion me Partinë Socialiste dhe është një rezultat rreth 8 mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet e fundit të vitit 2009. Dhe rezultati i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë tregon qartë se votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe zemrat që rrahin për LSI-në rrahin vetëm për të dhe nuk është përcaktuese se me kë bën koalicion. Përcaktuese është që LSI-ja të vazhdojë të kontribuojë për stabilitetin e vendi për integrimin e vendit për një politikë konstruktive dhe për të shtuar energjitë pozitive të cilat në fakt janë në rezonancë të plotë me energjitë pozitive që treguan të gjithë qytetarët shqiptarë më 8 maj përkundër parashikimeve ndjellakeqe të atyre që i takon natyrisht të tërheqin mbrapsht akuzat e tyre.
Z. Meta keni bërë ju një bilanc se cila është arsyeja që keni marrë më shumë vota në koalicion me z. Berisha se sa para 4 viteve me z. Rama?
Arsyeja është se LSI-ja është një forcë e së ardhmes është një forcë që jep shpresë është një forcë e cila mbështetet tek votuesit progresistë tek rinia ju e dini ne kemi një rini të mrekullueshme dhe të jashtëzakonshme. Dhe të gjitha këto arsye do ta bëjnë atë që mbas një analize jo euforike por realiste të këtij rezultati sepse natyrisht që ky rezultat është shumë i mirë në parin e tij por edhe ky rezultat është i ndryshëm. Kemi qyteti si Tirana si Elbasani Durrësi Shkodra Berati etj ku rezultati është jashtëzakonisht pozitiv por kemi edhe të tjerë ku pritej më shumë. Pra kjo analizë e imtë që do të zhvillohet dhe do të fillimin që nga fillimi i javës që vjen absolutisht na bën shumë të sigurt për të nisur me sukses përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2013.
Sipas gjykimit tuaj zgjedhjet i 8 majit i plotësuan standardet?
Zgjedhjet absolutisht që i plotësuan standardet dhe standardet e qytetarëve shqiptarë i shumë më të larta se standardet e disa politikanëve që ju i dini shumë mirë të cilët nuk dëshironin të kontribuonin për zgjedhje të ndershme të lira demokratike dhe me një klimë pozitive dhe mirëkuptuese.
Z. Meta ju keni humbur Elbasanin një nga qytetet më të mëdha të këtij vendi. Keni bërë një analizë pse ka ardhur kjo humbje?
Ne në Elbasan kemin arritur rezultatin më të mirë që kemi pasur ndonjëherë mbi 4 mijë vota në qytetin e Elbasanit edhe në Qarkun e Elbasanit. Për sa i takon rezultateve të tjera ne jemi të hapur për të bërë një analizë edhe si forcë politike por edhe një analizë si koalicion. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj të gjithë ata qytetarë shqiptarë që votuan këtë koalicion dhe ju e dini që diferenca është 140 mijë dhe në analizën që do të bëhet të jeni të sigurt ju që kjo diferencë do të dyfishohet në 2013-ën.
0x323031312d30352d3136 18:42)”