Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI-së

Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI-së

Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta mbajtur sot në drekë Meta: Jemi të bindur se veprimi i mbrëmshëm zhvillohet në një moment ku nëpërmjet tërheqjes së vëmendjes së opinionit publik te shkatërrimi i një vepre publike synohet nga ana e mazhorancës tij për të shmangur vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe ndërkombëtar për disa çështje të tjera më kyçe dhe më të rëndësishme për demokracinë dhe perspektivën për integrimin europian të vendit
 
Meta: Kemi besim se në aleancë të hapur me shumicën e shqiptarëve do e ndalim ravanshistin Berisha dhe do të mbrojmë demokracinë dhe procesin e integrimit europian të vendit
 
——————
Në emër të Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim ne dënojmë sot aktin e dhunshëm të kryeministrit Berisha në  mbrëmjen e djeshme duke nisur shkatërrimin e një vepre publike të ndërtuar me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë.
Ne vlerësojmë se shkatërrimi i djeshëm i inicuar nga z. Berisha është treguesi më evident dhe më i freskët i karakterit gjithnjë dhe më totalitar dhe arbitrar të gjithë qeverisjes së tij. Ne jemi sot këtu për të dënuar këtë përshkallëzim të dhunës kundër institucioneve kundër veprave publike kundër pavarësisë dhe autononomisë së pushtetit vendor atje ku ai drejtohet nga opozita e sotme kundër sistemit të së drejtës kundër gjykatave të cilat janë të vetmet që duhet të thonë fjalën e fundit në një shtet të së drejtës. Ne jemi të bindur se veprimi i mbrëmshëm zhvillohet në një moment ku nëpërmjet tërheqjes së vëmendjes së opinionit publik te shkatërrimi i një vepre publike synohet nga ana e mazhorancës tij për të shmangur vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe ndërkombëtar për disa çështje të tjera më kyçe dhe më të rëndësishme për demokracinë dhe perspektivën për integrimin europian të vendit. 
-Dhe në rradhë të parë nëpërmjet këtij veprimi të turpshëm dhe shkatërrimtar z. Berisha synon të shmangë përgjegjësinë e tij nga bllokimi që i ka bërë së bashku me mazhorancën që komandon procesit të Reformës Zgjedhore nga përpjekjet e tij për të mos përmirësuar tashmë ato elementë të kritikuara publikisht nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe nga Bashkimi Europian që kanë cënuar deri tani standartin e zgjedhjeve në vend dhe për të ricikluar atë frymë të manipulimeve siç ndodhi edhe 10 vjet më parë në zgjedhjet e 26 majit të 1996.
Nëpërmjet këtij veprimi shkatërrues z.Berisha synon të shmangë vëmendjen e opinionit publik brenda dhe jashtë vendit nga revanshi i tij ndaj institucioneve të pavarura. Ku në veçanti është përpjekja e njëanshme për të hequr Prokurorin e Përgjithshëm nëpërmjet akuzave dhe inskenimeve politike.
Nëpërmjet këtij veprimi z. Berisha dëshiron të heqë vëmendjen nga përpjekjet e tij për të marrë në kontroll të plotë mediat e lira dhe të pavarura në Shqipëri pasi ai e ka të pamundur të bashkëjetojë me lirinë dhe pavarësinë e këtyre mediave liri e pavarësi e zhvilluar pas vitit 1997 kur z. Berisha u largua nga pushteti.
Janë të gjithë këto elementë për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në vend të cilët janë të rrezikuar nga filozofia e pandryshuar e qeverisjes së Z.Berisha të cilat në fakt përbëjnë edhe angazhimin kryesor të tij për të vendosur një kontroll totalitar dhe arbitrar në gjithë jetën politike institucionale shoqërore e ekonomike të gjithë vendit. Me këtë rast duke shprehur bindjen se me veprime të tilla Z.Berisha po konfirmon edhe njëherë se ai nuk ka ndryshuar aspak ne jemi mëse të bindur se e gjithë kjo politikë dhe filozofi e tij do të dështojë në mënyrën më të qartë dhe më evidente sepse Shqipëria ka ndryshuar shumë nga 97-ta.
Ndaj ne kemi besim se zëri i opozitës e cila kërkon të mbrojë dhe zhvillojë më tej demokracinë në këtë vend dhe shtetin e së drejtës do t’i bashkohet edhe zëri i gjithë qytetarëve shiptarë të cilët nuk mund të tolerojnë Berishën që të riciklojë krizën e viteve 96-97 dhe të largojë edhe një dekadë tjetër Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Ne kemi besim se me aleancë të hapur me shumicën e shqiptarëve do e ndalim ravanshistin Berisha dhe do të mbrojmë demokracinë dhe procesin e integrimit europian të vendit.
  0x323030362d30372d3036 13:23)