Konference per shtyp e Kryesise se LSI Tirane

Konference per shtyp e Kryesise se LSI Tirane

” Konference per shtyp e Kryesise se LSI Tirane Kryetar – Ilir Dashi Sekretare e Pergjithshme – Monika Kryemadhi

Ilir Dashi
LSI e Tiranes mbyll keto dite fazen e propozimeve te kandidaturave per zgjedhjet vendore qe po afrojne.

Karakteristike e ketij procesi ishte zhvillimi me nje seriozitet dhe korrektesi te admirueshme i   mbledhjeve te te gjitha organizatave dhe KD te njesive vendore te qytetit te Tiranes per te perzgjedhur si kandidatura te mundshme njerez shume te mire figura te spikatura qytetare.

Keshtu mbi 5000 anetare te LSI-se se Tiranes arriten te nxjerrin rreth 500 njerez per t'u seleksionuar me pas si kandidatura per te gjitha nivelet e perfaqesimit te pushtetit vendor.

Vihet re nje interesim dhe deshire nga nje numur i madh qytetaresh per te hyre ne kete gare zgjedhore nen siglen e LSI-se si nga radhet e anetaresise ashtu dhe nga jashte saj nga shoqeria civile.

Ketu e ka aresyen edhe objektivi yne per dyfishim te votave te LSI-se ne kryeqytet ne krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ky objektiv sa ambicioz aq dhe real bazohet edhe ne aresye te tjera si rritja ne vazhdimesi e forces sone politike mbeshtetja gjithnje e me e madhe nga opinioni i gjere publik qytetar dhe mundesia reale per te mbrojtur kete here votat tona me ane te perfaqesuesve tane ligjore ne komisionet zgjedhore.

Monika Kryemadhi

Do ta finalizojme kete proces me konventen e LSI-se se Tiranes me date 26 nentor. Perveç bilancit te punes se bere deri tani aty do te startoje puna e metejshme e shtabeve elektorale ne rang qyteti dhe mini-bashkie. Ky mobilizim dhe gatishmeri verehet ne te gjithe anetaresine tone sëbashku me kandidatet e perzgjedhur.

Per aresye se ne disa njesi vendore te Tiranes nga anetaresia jone kane dale me shume se 2-3 kandidatura siç parashikonte udhezimi i kryesise se LSI-se jemi te detyruar dhe po punojme qe ne keto njesi te zhvillojme zgjedhjen e kandidaturave sipas parimit "nje antar nje vote". Ne tashme kemi pervoje te mire ne kete drejtim dhe prandaj kemi bindjen se kete proçes do te kryejme me sukses te plote ne ditet qe vijojne.

0x323030362d31312d3136 15:41)”