Konferencë për shtyp dhënë nga Kryetari i LSI-së

Konferencë për shtyp dhënë nga Kryetari i LSI-së

” Konferencë për shtyp dhënë nga Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta sot paradite mbi shqetësimin e tre pengjeve shqiptarë para vrasjes së tyre… Lëvizja Socialiste për Integrim po ndjek me shqetësim zhvillimin e ngjarjeve pas marrjes peng së tre bashkëkombasve shqiptar nga talebanët në Afganistan.
Vëmë re me shqetësim se ka një mungesë  transparence nga ana e qeverisë për të sqaruar situatën dhe rrezikun që i kanoset atyre.
Vlerësojmë se qeveria shqiptare dhe gjithë strukturat e saj të specializuara duhet të shfrytëzojnë të gjitha kanalet e mundshme për të sqaruar situatën dhe për të ndërhyrë për lirimin e këtyre pengjeve.
Paqartësia që ekziston nëse ata janë apo jo qytetarë të Republikës së Shqipërisë nuk është argument që për shpëtimin e tyre të veprohet me ngathtësi. Qeveria e Shqipërisë duhet të bëjë përpjekje maksimale për të gjithë bashkëkombasit tanë pavarësisht nga shtetësia e tyre.

Pyetje: Duke qënë se sot në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua ankimimi i LSI-së për ndryshimin e rregullores së Kuvendit por duket se nuk ka ndonjë mbështetje nga deputetët e PS. Cili është argumenti juaj?

Pergjigje: LSI-ja ishte forca e parë politike e cila reagoi në mënyrë istitucionale duke bërë ankimimin në Gjykatë Kushtetuese për ndryshimin thellësisht jodemokratik që i bëri rregullores së Kuvendit maxhoranca e Partisë Demokratike. Edhe seanca e sotme në Gjykatën Kushtetuese shpresoj që të kontribuojë për të shfuqizuar vendimin e mazhorancës që sipas saj ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
Ankimimi i bërë nga LSI-ja mund të konsiderohet edhe si një ankimim i të gjithë opozitës.

Pyetje: Si e gjykoni deklaratën e Kryeministrit Berisha që nuk do ketë ndryshim të rregullores së Parlamentit ?

Pergjigje: Mendoj se qëndrimet kokëforta të cilat nuk ndihmojnë në zgjedhjen e kësaj krize që është krijuar në Parlamentin tonë nuk i shërbejnë as aktivitetit normal të Parlamentit dhe as shprehjes së mirë dhe demokratike të vullnetit të opozitës por për më tepër nuk ndihmojnë as qeverinë dhe mazhorancën për qeverisjen e tyre. Ndaj ne shpresojmë që Z.Berisha të respektojë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të bëjë përmirësimin që është kërkuar nga opozita. Të heqë dorë nga kthimi i Parlamentit në një institucion partiak të mazhorancës që drejton dhe në këtë mënyrë të vazhdojë rrugën e reformave dhe të dalë nga ky qorrsokak ku është futur.

0x323030362d30332d3133 11:22)”