Konferenca për shtyp Mbajtur nga Nenkryetari i LSI-së

Konferenca për shtyp Mbajtur nga Nenkryetari i LSI-së

Konferenca për shtyp Mbajtur nga Nenkryetari i LSI-së prof.Sabit Brokaj Lëvizja Socialiste për Integrim dëshiron të rikonfirmojë qëndrimin e saj konstruktiv për daljen nga kriza. LSI vlerëson se dalja nga kriza fillon me zbatimin e tre standarteve të përmendura dhe të bëra publike deri tani .  

LSI duke qenë në një bashkëpunim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar kërkon që ato të kërkojnë me vendosmëri zbatimin e standarteve për zgjedhje të lira dhe demokratike duke ju shmangur përvojës së deritanishme ku nëpërmjet kompromisesh dhe pazaresh ka patur shmangie të standarteve deri shkelje të ligjeve.

 
Në këtë kuadër LSI ka kërkuar që Bashkimi Europian (BE) të angazhohet për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike kërkesë kjo që ka qenë edhe përpara 3 Korrikut pasi siç kemi theksuar se ODIHR dhe OSBE nuk kanë qenë efektivë në realizimin e zgjedhjeve në standarte demokratike.  

Pyetjet:

1. Në shtypin e ditës sot aludohej se opozita ka dy qëndrime për datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore. Cila është e vërteta rreth kësaj?

Ne nuk dimë që të ketë qëndrim tjetër nga opozita lidhur me datën e zgjedhjeve dhe nuk presim që të ketë për arsye se opozita bashkarisht ka përcaktuar strategjinë e veprimit politik në vijim prej fillimit të bashkëpunimit e deri në zgjedhjet e parakohshme e më tej. Së dyti çdo zhvillim politik lëvizje politike në të cilën angazhohen anëtarët e opozitës pra të këtij grupi bashkëpunues janë të detyruar të informojnë të komunikojmë dhe natyrisht të këshillohen me anëtarët e tjerë të opozitës dhe së fundi asnjë anëtar i opozitës nuk mundet dhe nuk lejohet që të bëjë propozime ose të kërkojë zhvillime të cilat janë jashtë kuadrit ligjor. Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që në çdo qëndrim politik opozita të mbështetet te ligji dhe Kushtetuta e ka rregull absolut kriter bazë për bashkëpunim.

 
2. Sot z.Berisha është shprehu nga Shkodra me të njëjtin qëndrim që mbajti edhe LSI dje ku kërkohet mbajtja e zgjedhjeve vendore në përputhje me afatet e Kushtetutës dhe  të mos zgjatet mandati i krerëve aktualë vendorë nga 3 në 4 vjet. Si e vlerësoni këtë qëndrim të z.Berisha?

Ne na vjen mirë që z.Berisha në këtë rast ka folur në përputhje me ligjin. Megjithatë Berishës do t'i kujtoja që të gjitha shmangiet e deritanishme nga standartet për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe konkretisht vendimet mjaft të këqija dhe me pasoja të 28 Korrikut kanë në bazë qëndrimin tij politik. Ne kërkojmë që Berisha të zbatojë standartet veçanërisht 3 kërkesat e opozitës si dhe angazhimet që ka marrë publikisht së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhje të lira dhe korrekte kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme ndaj kryeministrit Berisha.
  0x323030362d30382d3330 13:32)