Konferenca për shtyp e zv.Kryetarit te LSI

Konferenca për shtyp e zv.Kryetarit te LSI

” Konferenca për shtyp e zv.Kryetarit te LSI Prof. Pëllumb Xhufi Lëvizja Socialiste për Integrim e ka konsideruar reformën në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor si një prioritet të lartë i cili ka të bëjë me të ardhmen e afërt dhe të largët të vendit ka të bëjë me fatet e tij ka të bëjë edhe me fytyrën që do të ketë shoqëria shqiptare në vitet që do të vijnë. Në këtë aspekt ne kemi insistuar dhe do të insistojmë vazhdimisht që kjo reformë të ketë një karakter transparent ku të përfshihen jo vetëm strukturat qeveritare por të përfshihen forcat politike të përfshihen në rradhë të parë shoqëria shqiptare dhe grupet e interesit.

Duke u bazuar në disa deklarata që janë bërë në kohët e fundit për këta elementë të kësaj reforme që po përgatit qeveria ne jemi këtu sot për të bërë disa komente dhe për të thënë mendimet tona. Në rradhë të parë është perceptimi jonë se reforma e konceptuar nga qeveria e mazhorancës aktuale nuk ka të bëjë me përmbajtjen se sa me formën. Synimi kryesor që ajo ka është vendosja e kontrollit politik mbi strukturat universitare. Ky na duket është qëllimi i propozimit të fundit që ka bërë Ministria e Arsimit sipas të cilës zgjedhja e dekanëve dhe e rektorëve të Universiteteve nuk do të bëhet më nga Këshillat e Fakulteteve apo nga senatet akademike por do të bëhen nga një bord i posaçëm i cili funksionon pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe që drejtohet nga ministry e që është kompozuar nga kjo ministri. Nga ana e saj qeveria dhe me këtë nënkuptoj kryeministrinë nëpërmjet këshilltarit për arsimin e shkencën në zyrën e kryeministrin ka shfaqur idenë e tij që mendojmë se janë edhe idetë e kryeministrit sipas të cilit zgjedhjen e rektorëve dhe e dekanëve do ta bëjë një bord që do të zgjidhet nga qeveria. Jam i bindur se me qeveri këshilltari i kryeministrit nënkupton pikërisht kryeministrin i cili do të zgjedhë të gjithë dekanët dhe rektorët e fakulteteve. Ne e konsiderojmë këtë thyerje të ligjit aktual mbi arsimin e lartë dhe këtë formë të zgjedhjes së organeve drejtuesve nëpër universitetet tona si një shkelje të hapur të autonomisë universitare e cila deri tani ka bërë hapa të druajtura gjithsesi ka bërë hapa të cilat duhen çmuar.

Ne e konceptojmë reformën në arsimin e lartë jo si një akt kirurgjikal pra të ndares të prerjes të çbërjes së gjithçkaje të mirë që është bërë. Reformën e kuptojmë ashtu si ajo duhet të jetë në të vërtetë si një akt i cili sjell vlera të reja dhe që zhduk e çbën difeketet e konstatuara. Në këtë kuptim kjo reformë nuk është aspak një reformë e vërtetë. Ajo ka si qëllim që të reduktojë autonominë univeristare dhe ajo çka është më e rënda ajo godet drejtëpërsëdrejti demokracinë nëpër universitetet tona. Gjë akoma më e rëndë sepse ne mendojmë se demokracia ka lindur pikërisht në auditoret e universiteteve.

Ne kemi shprehur tashmë kritika të forta edhe ndaj ideve të hedhura nga grupi i posaçëm i ngritur nga Kryeministri për reformën në Akademinë e Shkencave dhe në kërkimin shkencor në përgjithësi. Siç e dini projekti i qeverisë parashikon që të çbëjë tërësisht Akademinë e Shkencave. Dhe me Akademi të Shkencave nënkuptoj pikërisht insitutet shkencore të cilët mbulojnë aktivitetin shkencor deri tani në Shqipëri. Ideja për ti shkrirë këto institute dhe për ti bashkangjitur në fakultetet përkatëse është e barasvlefshme me një asgjësim total të shkencës Nuk është aspak një justifikim sipas LSI-së sjellja e përvojave të tjera në Europë. Sepse ne e dimë që Akademitë funksionojnë edhe sot e kësaj dite në shumë vende të Europës jo vetëm të rajonit tonë por edhe në vende europiane si Austria Suedia etj. Por edhe në ato vende ku Akademitë janë shkrirë dhe kërkimi shkencor i ka kaluar si atribut i Universiteteve dhe aty një gjë e tillë është bërë pas qindëra vjetëve aktiviteti të Akademive ku këto Akademi kanë zbatuar dhe kanë zgjidhur detyrat fondamentale të shkencës në vendet përkatëse. Në gjykimin tonë është një krim që pas vetëm 30-vjetësh veprimi të Akademisë së Shkencave qeveria e sotme parashikon ta asgjësojë. Kjo do të ishte një goditje e pallogaritshme për kërkimin shkencor por edhe për vetë jetën univeristare në Shqipëri.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë luftën e saj në këtë drejtim. Ne do të kërkojmë interpelancë me Ministrin e Arsimit dhe të Shkencës dhe do të kërkojmë të sensibilizojmë në vazhdimësi edhe opinionin publik për të parandaluar reformën në arsimin e lartë dhe në shkencë ashtu siç është konceptuar nga qeveria aktuale.

Pyetje: PS ka deklaruar se nuk do të heq dorë nga vetoja për komisionin e reformës zgjedhore. Ju si e konsideroni këtë deklaratë?

Pergjigje: N.q.s kjo është e vërtetë kjo do të ishte një provë tjetër që në disa parametra për fat të keq udhëheqja aktuale e Partisë Socialiste është katandisur edhe më keq se sa qeveria aktuale. Të vësh veton mbi disa çështje që kanë
të bëjnë me të ardhmen e vendit me të ardhmen e institucioneve të këtiij vendi në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe të komunitetit ndërkombëtar do të thotë që të kesh devijim të madh në rrugën e demokracisë.
0x323030362d30312d3331 13:50)”