Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama.

Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama.

” Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama.

Në vazhdën e një procesi numërimi që zgjat në mënyrë të lodhshme më lejoni t’ju bëj të ditur që edhe LSI jo vetëm është e angazhuar dhe po kontribuon maksimalisht që ky proces të shkojë në përputhje me standardet që çojnë tek një rezultat korrekt transparent të drejtë e të ndershëm ashtu siç kanë votuar qytetarët shqiptarë. Më lejoni që fillimisht duke e vlerësuar procesin e zgjedhjeve të 8 majit si një shenjë të qartë të pjekurisë së të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe të vendosmërisë së tyre për të ecur në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe për të kontribuar kështu që Shqipëria të hedhë një hap më tej në rrugën e integrimit evropian të falënderoj dhe të shpreh dakordësinë me raportin paraprak apo e qëndrimin e bërë të njohur nga Kryetari i misionit vëzhgues të ODIHR-it.

Ndërkaq më lejoni t’ju bëj të njohura disa nga rezultatet paraprake të shpallura  të tilla pasi ato janë vlerësuar nga KZAZ-të përkatëse për LSI-në në disa njësi. Së pari më lejoni t’ju them që në 66 Njësi Vendore të cilat janë kryesisht komuna për të cilat ne kemi rezultatin e shpallur nga KZAZ-të LSI ka marrë 19300 vota nga 11600 të tilla të marra në zgjedhjet e vitit 2009. Ne kemi të konfirmuar tashmë fitoren në dy bashki në Bashkinë e Lezhës dhe në Bashkinë e Çorovodës. Ndërkaq më lejoni t’ju bëj të ditur gjithashtu që vetëm në Rrethin e Tropojës ku kemi rezultatet përfundimtare të shpallura nga KZAZ LSI ka marrë 1016 vota nga 191 vota të marra në vitin 2009 apo krahasuar me vitin 2007 ku janë marrë 579 vota. Meqenëse po flasim për Rrethin e Tropojës më lejoni t’ju bëj të njohur që në të gjithë Njësitë Vendore në këtë rreth rritja e votave pro LSI-së është me disa fish. Për shembull në Bashkinë e Bajram Currit nga 89 vota të marra në vitin 2009 në zgjedhjet e 8 majit për LSI-në kanë votuar 287 vetë ose për Komunën Bujan nga 18 vota të marra në vitin 2009 kanë votuar për LSI 159 votues.

Në Komunën Llugaj nga 21 vota në 2009-ën janë 119 vota në zgjedhjet e 8 majit. I njëjti trend rritjeje është pothuajse në të gjitha rrethet e vendit në të gjitha Njësitë Vendore ku janë zhvilluar zgjedhjet. Në të njëjtin nivel të rritjes është edhe vota për LSI-në në Rrethin e Hasit mjafton t’ju them që në Bashkinë Krumë nga 85 vota në vitin 2009 janë dhënë për LSI-në 263 vota. Në Komunën Golaj nga 21 vota janë 211 vota për LSI-në në Komunën Fajza nga 38 vota në 2009 janë 115 vota në zgjedhjet e 8 majit. Rritje të tillë ka edhe në Rrethin e Kukësit. Në Bashkinë Kukës nga 360 vota të marra në vitin 2009 janë 410 votat për LSI-në në zgjedhjet e 8 majit. Në Komunën Bicaj nga 19 vota në 2009 janë 300 vota të datës 8 maj. Edhe kështu me radhë edhe në një mori qendrash të tjera votimi por për të cilat nuk ka një rezultat përfundimtar në rang komune. Rritje të konsiderueshme ka LSI edhe në rrethin e Shkodrës.
Me lejoni t’ju them që edhe në Komunën Rrethina nga 154 vota të marra në vitin 2009 janë marrë 810 vota në zgjedhjet e 8 majit apo në Bashkinë e Vaut të Dejës nga 35 vota  janë marrë në zgjedhjet e 8 majit 320 vota. Ndërkaq më lejoni t’ju bëj të ditur që të tilla rezultate ka në një mori Njësi Vendore për shembull në Bashkinë Ura Vajgurore nga 242 vota të marra në vitin 2009 janë 311 vota të marra në zgjedhjet e 8 majit për LSI-në. Për Bashkinë Kuçovë nga 571 vota të fituara në 2009-ën janë 1116 vota në zgjedhjet e 8 majit ose nga 817 në 2007 janë 1116 në 8 maj. Po kështu në Bashkinë Poliçan kemi nga 596 vota në 8009 në 1100 vota në 8 maj. në Bashkinë Burrel kemi nga 447 vota në 2009 në 586 vota më 8 maj. në Bashkinë Klos nga 212 vota në 2009 kemi 333 vota më 8 maj dhe i njëjti rezultat me tendencë rritjeje është edhe në Njësitë e tjera Vendore të Rrethit të Matit. Të tilla rezultate ka edhe në një sërë komunash të Rrethit të Durrës apo të Qarkut të Durrësit. Në Komunën Katund i Ri nga 178 vota të vitit 2009 më 8 maj janë 430 vota në Bashkinë Sukth nga 213 vota në 2009-ën janë 258 vota më 8 maj. Në Bashkinë Fushë Krujë të Rrethit të Krujës nga 846 vota të marra në vitin 2009 janë 911 vota. Nuk po jua jap të gjitha sepse do të kemi rast të komunikojmë por po referohem vetëm në disa prej rezultateve më domethënëse.

Në Bashkinë Cërrik nga 487 vota në 2009 janë fituar më 8 maj 961 vota. I referohem vitit 2009 sepse në rastin e Cërrikut për shembull rezultati i 2009 është më i lartë se sa i vitit 2007. Ose në Bashkinë Belsh nga 219 vota janë 300 më 8 maj. Në komunën Bradashesh nga 140 vota janë 400 më 8 maj. Në Shirgjan nga 113 janë 168 vota apo në Shushicë nga 127 vota janë 360 vota më 8 maj. Po kështu edhe në një mori komunash të tjera.

Në Bashkinë Peqin nga 210 vota në vitin 2009 janë 468 vota më 8 maj. Të tilla rezultate në rritje ka edhe në Komunën Gjocaj në Pajovë apo në Komunën Qendër në Librazhd ku nga 69 vota të marra në vitin 2009 janë 266 vota më 8 maj. Ne presim të kemi arritje edhe më të mëdha në Qarkun e Fierit. Për shembull në Komunën Cakran nga 349 vota në vitin  2009 janë 686 vota më 8 maj apo në Komunën Dushk të Lushnjes dhe në Krutje ku rezultati është me mbi 2-fish apo edhe më shumë se kaq. Është edhe një rezultat spektakolar do ta quaja në Komunën Tërbuf ku kryetari i Komunës ka qenë i kandiduar nga LSI ai ka fituar edhe në këto zgjedhje si kryetar i kësaj komunë ndërkaq për Këshillin e Komunës nga 600 vota të marra në vitin 2009 ne kemi marrë më 8 maj 851 vota. Po kështu rezultat pozitiv kemi edhe në Komunën Qendër Mallakastër ku nga 213 vota marrë 326 vota në këto zgjedhje. Në Bashkinë Tepelenë gjithashtu nga 68 vota të marra në vitin 2009 janë 340 vota më 8 maj. Në Bashkinë Memaliaj nga 55 vota është 140 më 8 maj apo në Kom
unën Qendër Tepelenë nga 76 vota janë 150 vota më 8 maj.

Ndërkaq në një pjesë të madhe të Njësive Vendore të Rrethit të Korçës konkretisht në 10 komuna sepse nuk është mbyllur ende rezultati për disa prej tyre dhe për Bashkinë e Korçës LSI ka fituar në 10 Njësi Vendore 1872 vota më 8 maj krahasuar me 499 vota me zgjedhjet e vitit 2009. Më spektakolar këtu është rezultati që ne kemi në Komunën Pojan ku nga 144 janë 438 vota për LSI-në. Edhe në dy bashkitë ku kandidatët e LSI-së nuk kanë fituar në garën për Kryetar Bashkie në Ersekë dhe në Pogradec rezultati si subjekt është më i lartë krahasuar me vitin 2009. Në Bashkinë Ersekë është dyfish më i lartë dhe në Bashkinë Pogradec është gjithashtu mbi 2 herë më i lartë domethënë 626 në vitin 2009 janë 1276 vota më 8 maj. Natyrisht është për tu theksuar në të gjitha sa thashë që trendi i rritje së votës pro LSI-së krahasuar me zgjedhjet e viti 2009 është padyshim në rritje. Treguesit janë në rritje nga 50% deri në 230% dhe kjo na bën të shpresojmë për një rezultat padyshim shumë më të mirë nga ai qe kemi pasur në 2009 çka do të konfirmojë edhe një herë peshën reale politike dhe mbështetjen qytetare që vjen në rritje për LSI-në. Më lejoni t’ju them paraprakisht që të tillë tendencë në rritje dhe të tilla tregues ka edhe në të gjitha qendrat e votimit të numëruara në qytetin e Tiranës. Duke respektuar punën që bëjnë të gjitha komisionet në mënyrë të veçantë grupet e numërimit LSI iu drejtohet atyre që të vazhdojnë të punojnë me korrektesë dhe në zbatim të ligjit për të kurorëzuar në mënyrë dinjitoze dhe me sukses këtë proces që thashë është shumë i rëndësishëm për qytetarët e këtij vendi është shumë i rëndësishëm për cilësinë e angazhimit qytetar të të gjithë shqiptarëve si kontribut pozitiv për integrimin evropian të vendit.

Lëvizja Socialiste për Integrim në të gjitha nivelet ku është e pranishme në të gjitha qendrat e numërimit përmes përfaqësuesve të saj është kontribuuese pozitive serioze dhe shumë korrekte për të ndihmuar procesin dhe për ta kurorëzuar atë me sukses. Falem inderit për vëmendjen dhe në orët në vijim do t’ju japim rezultate të tjera të cilat do të konfirmojnë atë që ju thashë që ka të bëjë me rritjen  politike dhe qytetare për LSI-në.

0x323031312d30352d3130 AKTIVITETE Luan Rama.jpg 15:31)”