16 Feb Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim
” Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama
Procesi i fundit zgjedhor i cili dëshmoi në mënyrë të qenësishme vlerën e votës së qytetarit angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen për të ushtruar pushtetin përmes votës së lirë evidentoi sërish domosdoshmërinë e një reforme zgjedhore tërësore dhe që të jetë në funksion të rritjes dhe të konsolidimit edhe përsa i përket kësaj reforme zgjedhore të standardeve që kërkon Bashkimi Evropian dhe që vijnë në unison me të gjithë angazhimin dhe investimin e shoqërisë shqiptare për të mbërritur në ato standarde që do të bëjnë të mundur integrimin evropian të Shqipërisë.
Duke u solidarizuar me qëndrimin e ambasadorit të OSBE-së Lëvizja Socialiste për Integrim jo vetëm që është e gatshme por njëherësh i fton realisht palët të bëhen pjesë e këtij procesi. Në mënyrë të veçantë fton opozitën që të japë kontribut në institucionet e vendit për të realizuar këtë proces për ta realizuar reformën zgjedhore si kusht të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për ritme më të shpejta në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit. Lëvizja Socialiste për Integrim me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ndërmarrë iniciativa. Edhe një herë i thekson që është e gatshme të kontribuojë është e gatshme të japë të gjithë përvojën edhe ndihmesën e vet në mënyrë që ky proces të fillojë menjëherë.
Dy vitet që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme politike të 2013-ës nuk janë shumë por koha nuk duhet shpërdoruar siç ka ndodhur më parë. Prandaj nëse partitë politike në vend në mënyrë të veçantë nëse opozita është realisht e angazhuar për të qenë pjesë e këtij procesi është koha për kontribute pozitive është koha për kontribute reale dhe jo për fjalë dhe demagogji. OSBE-ja si partneri kryesor në këtë proces do të gjejë tek LSI-ja partner korrekt partner me kontribut real dhe luajal për të realizuar këtë proces për të realizuar këtë reformë në të mirë të interesave të qytetarëve shqiptarë.
Z. Rama dje Kryetari i LSI-së hodhi dje idenë e një reforme në institucionin e prokurorisë. Me çfarë ka të bëjë kjo reformë dhe e keni mbështetjen e Partisë Demokratike për këtë?
Duke folur për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore më lejoni t’ju theksoj që reforma zgjedhore është vetëm njëra prej reformave të rëndësishme që duhen përmbushur dhe e barasvlershme me këtë është padyshim edhe reforma në sistemin e drejtësisë. Nevoja dhe domosdoshmëria e reformimit të sistemit të drejtësisë pjesë e të cilit është edhe organi i prokurorisë nuk vjen nga interesa të çastit.
Më lejoni të theksoj që Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në qëndrimin e vet të shprehur për domosdoshmërinë e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë në institucionin e prokurorisë nuk ka thënë asgjë më pak përkundrazi ka thënë gjithçka që thotë edhe Bashkimi Evropian. Ka thënë gjithçka që kërkon në fakt i tërë procesi i integrimit evropian të Shqipërisë i cili është i lidhur pazgjidhshmërisht me reformimin e sistemit të drejtësisë. Jo më kot në sondazhe që organizohen apo që realizohen nga institucione të rëndësishme të njohura në këtë fushë por edhe në opinionin publik perceptimi për organet e drejtësisë është perceptim i tillë që na bën të kuptojmë dhe të lexojmë që elementë korruptiv shfaqjet e abuzivizmit me autoritetin ligjor të shpërdorimit të autoritetit ligjor gjen më shumë se në institucionet e tjera në organet e drejtësisë.
Reformimi i këtyre organeve pazgjidhshmërisht reformimi tërësor i organit të akuzës është një kusht në termin juridik konsiderohet si “nekuanom” i patjetërsueshëm i panegociueshëm një kusht që duhet plotësuar domosdoshmërisht nga klasa politike në vend në mënyrë të veçantë Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ta shohë me seriozitet dhe të angazhohet realisht në këtë proces të reformimit.
Praktika gjyqësore në mënyrë të veçantë vendimet përfundimtare të organeve të drejtësisë pra vendimet që finalizohen në gjykatat e apelit apo në Gjykatën e Lartë apo qoftë edhe vendimet të çuara edhe në Gjykatën Kushtetuese dëshmojnë dhe provojnë se organi i prokurorisë në shumë raste ka shkuar në ballafaqimin me palët në organet e drejtësisë me shumë shkelje procedurale me prova të pambështetura ligjërisht me veprime që bien ndesh me ligjin. Të kërkosh që këto organe dhe i tërë sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohet reformimit që jo thjesht të lidhet ky reformim me emra individësh por edhe në largimin e individëve të korruptuar të individëve që abuzojnë me detyrën të individëve që punojnë në organet e drejtësisë por që të ardhurat më të mëdha i kanë nga të tjera biznese apo që janë klientë të klaneve mafioze dhe të korruptuara do të thotë të marrësh përgjegjësitë që lidhen me interesat e vendit t’i shërbesh këtyre interesave.
Në thelbin e këtij investimi të këtij procesi reformimi padyshim që ne dhe këtu kam parasysh jo vetëm LSI-në por të gjitha forcat progresiste në vend që punojnë për interesat e integrimit të vendit jan
ë në unison në një qëndrim. Përfshi këtu edhe Partinë Demokratike sepse reformat e mëdha janë të lidhura pazgjidhshmërisht me interesat evropiane të vendit.
A bëhet fjalë këtu për një votëbesim të Znj. Rama në Parlament?
Me lejoni ta them edhe një herë në mënyrë të drejtpërdrejtë atë që sapo thashë. Brenda sistemit të drejtësisë në organet e gjyqësorit apo prokurorisë ka individë të njohur të identifikuar dhe të provuar që punojnë në kundërshtim me ligjin që dominohen nga interesa që nuk kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. Mjafton të çekoni qoftë edhe vetëm deklarimin e pasurive të përfaqësuesve apo punonjësve të këtij sistemi për të kuptuar dhe për të lexuar se cili është realisht burimi i të ardhurave që ata kanë.
Natyrisht kur flas për largim të këtyre nuk e kam çështjen të individualizuar tek emra personash konkretë por sistemi funksional sistemi i organizuar mbi bazën e parimeve të drejtësisë si në çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian do të bëjë të mundur që këta individë të dalin jashtë këtij sistemi dhe në rastin më korrekt të jenë objekt i shqyrtimit në këtë sistem. Shumë çështje që shkojnë në gjykatë çështje të ngritura dhe dosje të përgatitura nga prokurorë të paaftë rezultojnë të dështuara për shkak të vendimeve të gjykatave në të gjitha nivelet. Natyrisht që meriton një vëmendje meriton një analizë meriton të kapet thelbi i shkaqeve që çojnë në këtë abuzim me detyrën dhe në këtë shpërdorim të detyrës në funksion të përmirësimit të të gjithë treguesve që kanë të bëjnë me punën e organeve të drejtësisë në tërësi por padyshim dhe me ato që kanë të bëjnë me organin e akuzës në veçanti.
Ju i dini shumë sepse media është gjithmonë e vëmendshme që mjaft çështje të personave të kapur në flagrancë të dyshuar të akuzuar të arrestuar nga policia në flagrancë për shkak të mosfunksionimit korrekt të sistemit dalin dhe kthehen në të njëjtin mjedis ku kanë qenë para se të bëheshin objekt ndalimi për shkak të shkeljeve apo për shkak veprimtarisë së tyre në kundërshtim me ligjin. Apeli ynë është për reformim të tërë sistemit për kodifikim të sistemit me të gjithë parametrat e sistemeve të ngjashme të Bashkimit Evropian dhe kush ndjehet i rrezikuar nga ky reformim kjo nuk është çështje as e Ilir Metës as e LSI-së as e imja por është çështje e atij individi i cili nuk është në gjendje të përballojë kriteret që kërkon reformimi i sistemit të drejtësisë.
0x323031312d30372d3133 AKTIVITETE 20100723142213_23071035_ciMlq.jpg ”