Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI)

Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI)

Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Petrit Vasili Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur përgatitjet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në çdo organizatë të LSI-së nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim në funksion të organizimit të strukturave tona për konkurimin në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor.
LSI ka një vendim politik të saj i cili është konkurimi në të gjithë bashkitë dhe komunat si dhe në çdo këshill Bashkie dhe komune.
LSI është në proçesin e ndërtimit të strukturave të cilat përshtaten për këtë objektiv të madh elektoral dhe mbi 6 mijë kandidatë të LSI-së do të konkurojnë për LSI-në në funksion të objektivave dhe fitores që ajo do të realizojë në zgjedhjet e pushtetit lokal për të konfirmuar forcën e saj për të konfirmuar atë vullnet të shqiptarëve që u deformua më 3 Korrik dhe për të qenë faktor përcaktues në ekuilibrat politik që do të krijohen mbas këtyre zgjedhjeve të pushtetit lokal.
Këto struktura janë në funksionim të plotë që nga Malësia e Madhe e deri në Sarandë dhe deri në komunat më të largëta të vendit. Ato do të jenë në bashkëpunim dhe në komunikim edhe me mediat lokale apo kombëtare për të komunikuar objektivat njerëzit e përzgjedhur momentin kur listat me këta kandidatë do të përfundojnë dhe për sjelljen e zërit të qytetarëve në këto media nga ana e strukturave tona të cilat faktikisht janë të vetmet që mund të përcjellin zërin e qytetarëve.
 
Pyetje: Kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar se partia që ai drejton është e vetmja parti që po i nënshtrohet për herë të parë parimit një anëtar një votë. Duke patur parasysh se LSI e ka aplikuar këtë parim kohë më parë cili është komenti juaj në lidhje me këtë deklaratë?
 
Dihet tashmë që e vetmja parti politike që ka lindur dhe është krijuar mbi bazën e parimit Një anëtar- Një votë është vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim. Dihet gjithashtu që LSI është e vetmja parti në Shqipëri që e ka aplikuar dhe zbatuar gjerësisht këtë parim demokratik në çdo strukturë të saj dhe çdo strukturë e saj është ndërtuar mbi këtë parim. Dihet gjithashtu publikisht që i vetmi kryetar partie në historinë e pluralizimit shqiptar i zgjedhur në bazë të parimit një anëtar-një votë është Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Njëkohësisht dihet që i gjithë ky proces ka qenë nën monitorimin por edhe në vlerësimin publik të atyre institucioneve ndërkombëtare që janë drejtëpërdrejtë të interesuara t’i monitorojnë proçese të tilla dhe në rastin konkret të Institutit Demokratik Amerikan. Ky i fundit e ka vlerësuar tërësisht pozitiv dhe shumë revucionalizues për politikën shqiptare këtë proçes.
Përsa i takon deklaratës politike të zotit Rama mund të them se qëkurse z.Rama u lejua të ishte kryetar i PSSH-së nga kongresmenët e stigmatizuar prej tij unë them që çdo javë lind nga një reformë e re e cila çuditërisht aplikohet për herë të parë në Shqipëri duke menduar që të gjithë reformat fillojnë për herë të parë kur thotë Edi Rama. Ka vërtetë një reformë të vërtetë të filluar nga kryetari i Partisë Socialiste një reformë e cila filloi dhe është në sytë e publikut. Ka qenë zëvëndësimi i trendafilit simbolik të Partisë Socialiste me ylberin. Dhe kjo reformë ashtu sikurse ylberi që qëndron vetëm pak kohë pasi hapet koha perëndoi dhe u shua. Kështu që mendoj se ky do të jetë edhe fati i këtyre reformave dhe aplikimeve për herë të parë ose i aplikimeve historike të Partisë Socialiste.
 
Cili është komenti juaj pas deklaratës së zotit Majko sipas të cilit LSI po e fut në krizë të majtën dhe se LSI duhet të bashkëpunojë pa kushte me PS?
E vërteta është se deklaratat e zotit Majko kanë një fat shumë të keq. Gjithmonë na zënë në befasi sepse përpara se të kemi mundësinë që ne të kthejmë përgjigje vetë drejtuesit e Partisë Socialiste e kanë kundërshtuar Majkon ndërkohë. Kështu që mendoj është një nga deklaratat e shumta të zotit Majko të cilat LSI nuk ka kohë për tu humbur duke i komentuar këto deklarata.
 
Doni të thoni se LSI do të dalë e vetme në zgjedhje?
 
Nuk ma ha mëndja se duhet të identifikohet çdo gjë që ka të bëjë me të majtën dhe Partinë Socialiste me zotin Majko sepse edhe Partia Socialiste nuk e shikon si të tillë zotin Majko. 0x323030362d30322d3032 14:30)