16 Feb Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim
” Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama
Nga kjo pikëpamje për Lëvizjen Socialiste për Integrim dialogu politik ka qenë dhe mbetet mjeti i pazëvendësueshëm që reflekton sjelljen evropiane edhe të faktorëve apo aktorëve politikë në vend. Duke qenë se Kuvendi do të vihet përballë këtij realiteti ne shpresojmë dhe besojmë që reforma zgjedhore jo vetëm të realizohet në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it por ç’është më e rëndësishmja dhe për këtë Lëvizja Socialiste për Integrim do të investohet maksimalisht të garantojë gjithëpërfshirjen dhe transparencën e procesit.
Gjithëpërfshirja është e rëndësishme sepse një reformë që të jetë e suksesshme nuk mund të jetë monopol i dy apo tre partive. Kjo vjen edhe në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë që sugjerojnë apo që na kanë rekomanduar prej kohësh përfshirjen në tryezën e punës së reformës të aktorëve influent politik në vend të faktorëve të rëndësishëm të votuar prej qytetarëve shqiptarë por edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile pasi në vend ka disa organizma të tillë që punojnë me zgjedhjet që merren me zgjedhjet dhe që kanë përvojën për të ofruar kontribute të vyera në të mirë të reformës zgjedhore.
Nga ana tjetër transparenca është e domosdoshme sepse zgjedhjet në fund të fundit janë momenti kur qytetari ushtron pushtetin e vet për të zgjedhur dhe për të mandatuar ata që do ta përfaqësojnë. Kësisoj nuk mund të jetë jashtë këtij procesi dhe procesi nuk mund të jetë i mbyllur për publikun dhe për qytetarët. Lëvizja Socialiste për Integrim si gjithnjë do të vazhdojë të jetë kontributorë pozitive dhe konstruktive në këtë proces duke këmbëngulur me argumente dhe me gjithë logjikën që buron prej të drejtës së çdo qytetari për të qenë i njohur me këtë proces për të garantuar që reforma zgjedhore të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës gjithashtu. Serioziteti i punës në këtë moment të rëndësishëm është padyshim edhe dëshmia apo prova e sjelljes evropiane të faktorëve politik dhe e reflektimit gjithashtu të përgjegjshëm në raport me atë çfarë ka qenë sjellja e derisotme që për fat të keq është bërë pengesë jo vetëm për të realizuar reformën zgjedhore por edhe për të përshpejtuar ritmin e procesit të integrimit evropian të vendit. Natyrisht që reforma zgjedhore mbetet kryesfida. Pjesë e angazhimit është edhe i gjithë procesi i votimit të ligjeve që kanë nevojë për shumicë të cilësuar parlamentare dhe për të shkuar pastaj tek tërësia e reformave që natyrisht kanë nevojë për kontribute pozitive për pjesëmarrje dhe jo për kushte bllokuese apo kushte që krijojnë insinuata provokuese dhe që nuk i ndihmojnë procesit.
Z. Rama a do të ketë propozime nga LSI për sa i përket sistemit zgjedhor pasi kohët e fundit nga partitë e vogla për ndryshimin e sistemit?
Ne kemi një qëndrim të njohur në lidhje me sistemin pa qenë peng apo të kushtëzuar vetëm tek sistemi. Reforma zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR-it janë shumë më tepër se sa kaq. Natyrisht që duke e konsideruar sistemin si një komponent të rëndësishëm të reformës ne synojmë të mbërrijmë tek një sistem që përkthen realisht çdo votë të qytetarëve shqiptarë në mandate përfaqësimi sepse sistemi aktual krijon deformime në këtë raport ose diskriminon faktorë të rëndësishëm politik në vend.
Më lejoni t’ju bëj të ditur një fakt që të gjithë e dinë por duke e sjellë në vëmendjen e opinionin vetëm sa bëj të prekshëm se cili është deformimi i sistemit aktual. Një deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim është bërë i tillë për shkak të rreth 20 mijë votave të marra ndërkohë që në Kuvend ka deputetë që bëhen të tillë me 4-5 apo 6-7 mijë vota. Kjo mospërputhje natyrisht që cenon barazinë e çdo votë për të pasur të drejtën që të ketë aksesin e vet në mandatin e përfaqësimit.
Ne synojmë dhe për këtë gjë kemi projektin konceptin tonë draftin tonë të shkojmë tek një sistem që e lexon më mirë votën e qytetarëve e shqiptarë dhe që çdo votë të jetë vlerë përfaqësimi në mandatet e përfaqësimit në Kuvend. Ndoshta një sistem proporcional kombëtar do të ishte zgjidhja më e mirë por në pamundësi të kësaj edhe sistemi aktual me një korrektim kombëtar mund të ishte një zgjidhje shumë më e mirë nga ajo që është. Gjithsesi pavarësisht sistemit ne jemi të bindur që roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim si faktor i rëndësishëm dhe përcaktues në krijimin e mazhorancave qeverisë nuk është aq i lidhur me sistemin sa është rol që vjen prej faktorizimit politik që qytetarët shqiptarë me votën e tyre i bëjnë Lëvizjes Socialiste për Integrim.
0x323031312d31312d3136 L.Ramaweb.jpg 16:51)”