Konferenca per shtyp e N/Kryetares se LSI

Konferenca per shtyp e N/Kryetares se LSI

Konferenca per shtyp e N/Kryetares se LSI znj.Filloreta Kodra Nenkryetarja Kodra: Ne mbështesim thënien e Bashkimit Europian që uzurpimi i institucioneve nuk është shprehje e sistemit demokratik.  Në këtë rast i takon mazhorancës të refelektoje për mënyrën sesi po vepron për uzurpimin e institucioneve në mënyrë që të krijohen kushtet për dialog me opozitën

 

 

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon me forcë deklaratën e rrezikshme të Zv.kryeministrit për te hyre në zgjedhjet vendore me Kodin e Vjetër Zgjedhor.

Ky qëndrim i qeverisë shqiptare dëshmon edhe një herë hipokrizinë e maxhorancës dhe minon përfundimisht mundësinë e funksionimit të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore .

Me këtë veprim qeveria uzurpon edhe të vetmin institucion ku është prezent opozita parlamentin duke shkelur hapur vendimet e tij dhe mundësinë e vetme të bashkëpunimit institucional.

Me këtë deklaratë të papërgjegjëshme maxhoranca aktuale:

Hedh poshtë propozimet e OSBE-ODIHR për ndryshimin e Kodit zgjedhor si e vetmja baza ligjore për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Bie ndesh me thirrjen e Presidentit të Republikës për domosdoshmërinë e hartimit të një Kodi Zgjedhor me konsensusin e të gjitha palëve

Nxjerr në pah mëndësinë autoritare të maxhorancës dhe vendosmërinë e saj për të përjashtuar përfundimisht opozitën si një element i domosdoshëm i demokracisë .

Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur t’I qëndrojë konseguentë deklaratës së përbashkët të partive opozitare se pa plotesimin e kushteve të përcaktuara në këtë dekaratë si:

 

realizimi i reformës zgjedhore në përputhje me standardet e kërkuara nga OSBE-ODIHRheqja e regjistrit të përkohshëm dhe garantimi i të drejtes se çdo votuesi për të votar vetëm një herë

 

kthimi i antarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të vjedhur në mes të natës jashtë institucionit të Parlamentit

 

Balancimi i KKRT KRTSH të pushtuara nga maxhoranca  si e vetmja mënyrë për të garantuar paanësinë e medias.

 

Vetem plotësimi i këtyre kushteve do t’i presë rrugën uzurpimit të institucioneve dhe instalimit të sistemit të partisë shtet duke krijuar mundësinë për dialog me opoziten. 

 

Znj. Kodra sipas Kryeministrit Berisha OSBE-ODIHR nuk ka bëre asnjë vërejtje për Kodin Zgjedhor përsa i përket zgjedhjeve të pushtetit vendor. Dhe sipas tij me këtë kod mund të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndërshme?

 

Kodi Zgjedhor është një dhe i tëri. Opozita e ka shprehur qëndrimin e saj kështu që ne nuk kemi ç’të themi më tepër nga ai qëndrim i përbashkët i opozitës për këtë çështje.  

 

 

Përfaqësuesi i BE-së ka deklaruar se BE-ja është shokuar nga pamjet në Parlament dhe i ka bërë thirja politikës shqiptare që të gjendet konsensusi i përbashkët për Reformën zgjedhore. Dhe sipas tij uzurpimi i institucioneve nuk është një sistem demokratik për një shtet demokratik. Komenti juaj?

 

 

Ne mbështesim thënien e Bashkimit Europian që uzurpimi i institucioneve nuk është shprehje e sistemit demokratik.  Në këtë rast i takon mazhorancës të refelektoje për mënyrën sesi po vepron për uzurpimin e institucioneve në mënyrë që të krijohen kushtet për dialog me opozitën.
  0x323030362d30382d3037 13:26)