15 Feb Konferenca për shtyp e liderit të LSI
Konferenca për shtyp e liderit të LSI z.Ilir Meta në orën 16.00 të ditës së sotme
Meta: Absolutisht është një situatë tepër pozitive tepër optimiste. Duhet të mbrojmë standardet e deritanishme të procesit zgjedhor të cilat e theksoj pavarësisht nga incidentet e lokalizuara dhe të rastësishme nuk e dëmtojnë thelbin e procesit
—
Në emër të LSI dua të vlerësoj ecurinë e deritanishme të procesit të votimit i cili përgjithësisht po ecën normalisht. Sipas informacioneve që ne kemi parregullsitë e deritanishme nuk përbëjnë një pengesë thelbësore të zhvillimit normal të procesit zgjedhor. Njëkohësisht dua të vlerësoj se angazhimi dhe funksionimi i Netëorkut të LSI në të gjithë vendin në mbrojtje të votës së lirë regjistron çdo parregullsi po kështu mund t’ju them se këto parregullsi nuk e cënojnë aspak funksionimin e vazhdueshëm në mënyrë normale dhe optimiste të procesit zgjedhor. Në mënyrë të veçantë dua të përshëndes të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët përmes pjesëmarrjes së lartë në votimet e ditës së sotme po tregojnë në mënyrë të qartë se janë të ndërgjegjësuar më shumë se asnjëherë tjetër për rolin e tyre në demokraci dhe për të ardhmen e vendit tonë të përbashkët. Doja t’i inkurajoja që të gjithë që të vazhdojmë me këtë ritëm të lartë pasi në këtë mënyrë do të realizojnë një pjesëmarrje historike por jam i bindur edhe në një përcaktim historik për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Pjesëmarrja e lartë në votime do t’i japë një mandat shumë të fortë qeverisjes së ardhshme e cila në këtë mënyrë do të bëjë reformat e thella që kërkon vendi dhe integrimi evropian i Shqipërisë.
z. Meta meqenëse folët për një qeverisje më cilësore parashikoni se opozita do të ketë një rezultat të mirë në këto zgjedhje?
Unë jam shumë optimist dhe pres vetëm telefonata fitoreje dhe urimesh por na duhet të presim dhe të respektojmë ligjin pra procesin e numërimit. Absolutisht është një situatë tepër pozitive tepër optimiste. Duhet të mbrojmë standardet e deritanishme të procesit zgjedhor të cilat e theksoj pavarësisht nga incidentet e lokalizuara dhe të rastësishme nuk e dëmtojnë thelbin e procesit. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm si asnjëherë tjetër për rëndësinë e votës së tyre. Kjo është lumturia ime më e madhe dhe pastaj vjen një Qeveri që e çon Shqipërinë në Europë në mënyrë të sigurt.
0x323030392d30362d3238 FUSHATA 20:18)