16 Feb Konferenca për shtyp e kryetarit të LSI-së
Posted at 03:37h
in Archived Articles
” Konferenca për shtyp e kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta
Jam sot këtu për t’iu përgjigjur një kërkese prej shumë prej jush lidhur me të ashtuquajturin hetim për video-përgjimin apo video-skandalin . Së bashku me dy avokatët e mi për këtë çështje z. Petrit Serjani dhe z. Gëzim Veleshnja. Jam këtu në një ambient pa sigla partish pasi jam thjesht si qytetari Ilir Meta dhe në respekt të medias dhe të opinionit publik. Ndaj do të doja t’i jepja fjalën në radhë të parë avokatit z. Petrit Serjani për të bërë një komunikim me ju në emër të grupit të avokatëve që po merren me këtë çështje dhe më pas unë jam i hapur për çdo pyetje që ju do të keni interes.
Avokati. Petrit Serjani:
“Ne si grup avokatësh kemi kërkuar nga një studio ligjore e standardeve ndërkombëtare për të bërë ekspertimin e videos që është shfaqur në televizionin Top Channel. Nga ekspertimi i videos e cila shërbeu si material për ekspertim audio-viziv rezultojnë konkluzionet si më poshtë:
Në sekuencat filmike ku shfaqen duke biseduar dy persona (të njohur si Dritan Prifti dhe Ilir Meta) konstatojmë montime televizive në zë dhe figurë.
Në sekuencat filmike të videos ka përsëritje disa herë të bisedave të ndryshme.
Për shkak të ndërhyrjeve dhe manipulimit të bërë në zë dhe figurë të videos nuk qartësohet konteksti i bisedës për shkak të prerjeve të pjesëve të saj në shumë pjesë.
Midis transkriptimit të bërë të videos dhe përmbajtjes së titrave të paraqitura në transmetim ka mospërputhje të shumta dhe esenciale që deformojnë përmbajtjen e bisedës.
Këto janë konkluzionet që kanë dhënë ekspertët në lidhje me videon e transmetuar në Top Channel në emisionet “Fiks Fare” dhe “Top Story”.
Ilir Meta:
Pra ekspertiza e bërë tregon më së qarti konfirmimin e deklarimeve të mia që ditën e parë të bërjes publike të kësaj video se ajo ishte një montim televiziv i porositur nga Edi Rama pas një diskutimi i cili i dha garanci opinionit publik edhe pasi u përgënjeshtrua një pjesë e videos ditën tjetër nga emisioni “Fiks Fare” në emisionin “Top Story” se video nuk kishte montim por ishte e vërtetë. Ekspertiza e cila është e standardeve ndërkombëtare e cila është ligjore e certifikuar është e konfirmuar dhe në hapat e mëtejshëm do të bëhet publike dhe do të investohet në të gjithë këtë proces transparence tregoi shumë thjeshtë dhe shumë qartë se video e paraqitur ishte një masakër nga pikëpamje profesionale televizive. Duke bërë manipulime skandaloze për sa i takon zërit. Duke pasur një mospërputhje të jashtëzakonshme midis dëgjimit dhe titrave të paraqitura duke pasur fshirje të shumta të bisedës të cilat kanë qenë tërësisht të qëllimshme. Në fund të fundit thjesht për të prodhuar një efekt emocionale ndaj teleshikuesit.
Sikurse ju e dini që në momentin e parë unë kam deklaruar se jam i hapur për t’u hetuar nga Prokuroria dhe nga organet e zbatimit të ligjit. I kam dërguar një letër Kryetares së Parlamentit menjëherë duke dorëzuar në mënyrë vullnetare imunitetin tim si deputet. Po kështu kam dhënë dorëheqjen nga të dyja funksionet e mia qeveritare duke qenë se jam i bindur se pavarësisht nga bindjet e mia të plota për këtë manipulim televiziv të paralajmëruar prej kohësh përsëri për t’iu dhënë njerëzve më shumë besim tek verifikimi i këtyre akuzave ishte e rëndësishme edhe për t’u çliruar nga çdolloj petku qeveritar.
Unë do iu informoj se në mënyrë vullnetare kam kërkuar dhe jam paraqitur gati dy javë më parë në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me atë që unë di rreth këtij përgjimi rreth të ashtuquajturës bisedë dhe rreth akuzave të bëra në publik ndaj personit tim. Ka kaluar gati një muaj që nga koha kur kjo video është bërë publike dhe është bërë pjesë e një lufte tërësisht të pamoralshme politike dhe mendoj se procesi i hetimit ka ecur me hapin e breshkës. Sepse unë mendoj që janë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet jo vetëm njerëzore por edhe teknologjike për të konfirmuar saktësinë dhe vërtetësinë e çdo gjëje dhe të gjitha akuzave të bazuara mbi këtë palo video. Njëkohësisht janë edhe presona të tjerë të cilët janë përmendur dhe janë edhe çështje konkrete të cilat duhet t’i japin një përgjigje të qartë opinionit publik por edhe cilitdo që ka shkelur ligjin.
Ndaj jam sot këtu për të apeluar edhe njëherë tjetër për të përshpejtuar këtë proces hetimi këtë proces i cili është shumë i rëndësishëm edhe për kredibilitetin e institucionit të Prokurorisë. Unë nuk kam bërë dhe nuk bëj presione ndaj Prokurorisë për këtë çështje absolutisht kam qenë dhe jam i disponueshëm në çdo moment për të bashkëpunuar me të. Por absolutisht që askush nuk ka të drejtë të zvarrisë këtë proces dhe Prokuroria nuk duhet të lejojë askënd të flasë në emër të saj duke politizuar në mënyrë të qëllimshme këtë hetim i cili duhet të jetë veçse transparent dhe ligjor.
Z. Meta në lidhje me studion ligjore që bëri ekspertizën a do ta publikojë ajo dialogun e plotë dhe të pa montuar?
Në momentin e duhur çdo gjë do të bëhet publike. Ne nuk dolëm në këtë konferencë sot për të bërë publike këto konkluzione pasi natyrisht që është e rëndësishme që procesi i hetimit të ecë përpara dhe unë apeloj edhe një herë tjetër për të ecur më shpejt sepse jan
ë të gjitha mundësitë. Është e lehtë me teknologjitë e sotme të manipulosh video dhe audio sidomos por është akoma më e lehtë për ta çmontuar manipulimin sepse ekzistojnë teknologjitë më moderne. Ashtu sikurse ka akuza konkrete ka persona konkretë dhe shpejtësia e këtij procesi mendoj se është e rëndësishme jo për kredibilitetin e Ilir Metës unë jam shumë i qetë. Që në momentin që kam lënë dhe pozicionet e mia si zv. kryeministër dhe si ministër por mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për vetë kredibilitetin e Prokurorisë dhe për organet e zbatimit të ligjit në këtë vend.
ë të gjitha mundësitë. Është e lehtë me teknologjitë e sotme të manipulosh video dhe audio sidomos por është akoma më e lehtë për ta çmontuar manipulimin sepse ekzistojnë teknologjitë më moderne. Ashtu sikurse ka akuza konkrete ka persona konkretë dhe shpejtësia e këtij procesi mendoj se është e rëndësishme jo për kredibilitetin e Ilir Metës unë jam shumë i qetë. Që në momentin që kam lënë dhe pozicionet e mia si zv. kryeministër dhe si ministër por mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për vetë kredibilitetin e Prokurorisë dhe për organet e zbatimit të ligjit në këtë vend.
Z. Meta A mund të na thoni nëse video e dorëzuar në Prokurori nga z. Prifti është e plotë? Në bindjen tuaj për pafajësinë në këtë mes a do të ngrini padi për z. Prifti dhe z. Rama? Dhe e treta ju keni deklaruar më herët se ju keni deklaruar më herët se jeni paralajmëruar për publikimin e kësaj videoje në një formë kërcënimi por a jeni kërcënuar për një video tjetër që mund të publikohet?
Së pari unë mund t’iu them se ekzistenca e origjinalit do të ndihmojë shumë procesin për të konfirmuar më me lehtësi montimet televizive nga ana teknologjike. Por unë nuk mund të flas në emër të Prokurorisë. Mos ma kërkoni këtë gjë dhe unë nuk kam ndërmend që ta bëj. Së dyti lidhur me hapat e mëtejshëm ne po e respektojmë këtë proces të cilin e ka hapur Prokuroria në përfundim të këtij procesi ne do të marrim vendimit tona.
Së treti janë të lirë të botojnë të publikojnë gjithçka që dëshirojnë absolutisht. Unë e kam thënë dhe më parë se ekzistenca e kësaj videoje është përdorur si një shantazh për të realizuar një koalicion tjetër gjë që nuk ka ndodhur unë kam qenë dhe jam i qetë se asnjëherë në jetën time nuk kam shkelur ligjin dhe jam i bindur që ky do të jetë një proces spektakolar. Edhe po nuk patën kurajën të tjerët ta çojnë në gjyq këtë do ta çoj unë. Të gjithë të jenë të sigurt se ky është një proces që do të shkojë deri në fund.
0x323031312d30322d3038 Meta konference H.Tirana.jpg”