Konferenca për shtyp e Kryetarit të LSI-së

Konferenca për shtyp e Kryetarit të LSI-së

” Konferenca për shtyp e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta

Duke ju uruar edhe një herë juve si përfaqësues të medieve por edhe të gjithë kolegëve tuaj një Vit të Ri të mbarë e të suksesshëm po e filloj këtë komunikim të parë nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim për këtë vit që unë shpresoj se do të jetë i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët.

Për këtë vit që përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë dhe të themelimit të shtetit tonë. Për këtë vit ku kryefjala e angazhimit tonë si Lëvizje Socialiste për Integrim në radhë të parë do të jetë progresi i mëtejshëm i Shqipërisë drejt BE me qëllim marrjen e statusit të Vendit Kandidat të cilin Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë prej 2 vitesh.

Njëkohësisht ky do të jetë një vit kur Lëvizja Socialiste për Integrim do të ripërtërijë vetveten përmes një procesi zgjedhor të brendshëm që tashmë ka nisur që do të finalizohet në pranverën që po vjen.

Ky është një vit kur unë besoj se LSI do të rrisë dhe përmirësojë akoma më tej performancën e saj si një forcë politike qeverisëse me qëllim realizimin e objektivave të mazhorancës por njëkohësisht edhe realizimin e objektivave të LSI-së si një forcë qeverisëse sa më shumë të jetë e mundur.

Identifikimi i të gjitha problematikave dhe sfidave të zhvillimit të mëtejshëm të vendit sidomos zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për më tepër në kushte të reja të një situate krize ekonomike dhe financiare globale evropiane dhe rajonale që ende vazhdon është shumë i rëndësishëm për të përballuar me sukses sa më të madh jo vetëm kostot e reformave por edhe impaktet sociale të këtyre fenomeneve të reja ne jemi të bindur se procesi i qeverisjes është shumë e rëndësishme të jetë një proces sa më gjithëpërfshirës në raport me opinionin publik qytetarët dhe taksapaguesit me grupet e interesit.

 Ndaj dhe ne si LSI do të jemi tepër aktiv në drejtim të identifikimit jo vetëm të problematikave të ndryshme por edhe të bashkimit të energjive me të gjitha këto forca  të shoqërisë sonë me qëllim interesin e përbashkët të progresit të vendit dhe të shoqërisë tonë.

Natyrisht edhe një herë tjetër dua të theksoj se kryefjalë e angazhimit tonë do të vazhdojë të mbetet integrimi evropian bashkëpunimi me të gjithë faktorët dhe grupet e interesuara në këtë vend për të çuar para projektin e të gjithë shqiptarëve. Unë jam i sigurt se ky do të jetë një vit i mbarë. 100-vjetori i Pavarësisë dhe i shtetit i fton të gjithë për mbarësi.

A keni një koment një ditë përpara mbajtjes së pretencës nga Gjykata e Lartë? Dhe a është i gatshëm Ilir Meta të kthehet në qeverisje pas një vendimi të mundshëm të Gjykatës së Lartë?

Nuk jam i gatshëm të merrem me çështje tashmë ordinere që i takojnë vitit të kaluar. Jemi këtu për t’u marrë më çështje të mëdha dhe tepër serioze që i takojnë të ardhmes dhe ju siguroj se angazhimi dhe performanca e LSI-së në të gjitha nivelet e qeverisjes do të jetë vërtet tepër premtuese.

Është e vërtetë që gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së Tiranës janë shfaqur pasazhe nga një tjetër video e regjistruar nga z. Prifti?

Nuk ka ndonjë mbledhje kryesie të LSI-së që të jetë zhvilluar dhe jam i habitur me imagjinatën tuaj por ndoshta nuk kemi burime të sakta të informacionit dhe mbetemi të hapur për të bashkëpunuar me ju ngushtësisht për të ardhmen.

Ju thatë që do ketë zgjedhje të brendshme në LSI. A do të jetë Ilir Meta sërish kandidati potencial për të qenë në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim?

T’iu them që nuk do të jem do ta merrni si modesti të tepruar dhe ndonjëherë dhe modestia e tepruar gjykohet negativisht. Nuk ka sesi s’mund të jem për aq kohë sa në 8 maj LSI-ja arriti një rritje spektakolare në raport me zgjedhjet e vitit 2009 pra  mbi 40 mijë vota.

Por jam i bindur që do të ketë dhe kandidatura të tjera dhe të gjitha janë të mirëpritur që të zhvillojnë alternativat e tyre në të mirën e këtyre objektivave që sapo theksova më parë.

0x323031322d30312d3035 AKTIVITETE ANxjY20120105115413_05011218.jpg 19:7)”