16 Feb Konferenca për shtyp e kryetarit të LSI-së
” Konferenca për shtyp e kryetarit të LSI-së Ilir Meta
Një standard i cili është në vijim të atij standardi të mrekullueshëm që vendosën qytetarët e Shqipërisë dhe të Tiranës në datën 8 maj me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në zgjedhje por njëkohësisht edhe me një sjellje demokratike dhe paqësore si qytetarë të vërtetë europianë. Natyrisht që edhe unë si shumë të tjerë do të dëshironim që kjo çështje të kishte përfunduar që dje pasi është e vërtetë që ky proces ka zgjatur përtej të gjitha parashikimeve por unë jam i bindur që për rrethanat në të cilat u zhvilluan zgjedhjet por në mënyrë të veçantë në rrethanat ku kemi një diference jashtëzakonisht të ngushtë midis kandidatëve transparenca e plotë transparenca maksimale e pandodhur më parë është e mirëpritur dhe është e domosdoshme jo vetëm për të mbyllur njëherë e mirë kapitullin e kontestime të cilido që nuk i do t’i pëlqente rezultatit përfundimtar por të vendosur këtë rekord të ri të transparencës së procesit zgjedhor.
Është e vërtetë që po humbasim shumë kohë por absolutisht është po kaq e vërtetë që po fitojmë një standard të ri të transparencës së zgjedhjeve. Dhe në fund të fundit edhe pse qytetarët janë paksa të lodhur nga kjo tejzgjatje e këtij procesi në fund të fundit qytetarët dhe politikanët kanë marrë një leksion të jashtëzakonshëm nga zgjedhjet e 8 majit dhe sidomos nga zgjedhjet në kryeqytet ku si asnjëherë tjetër më parë rëndësia e një vote të vetme është bërë e jashtëzakonshme dhe përcaktuese duke i dhënë peshën reale çdo vote dhe duke e bërë këtë që të përjetohet në këtë mënyrë nga çdo qytetarë. Ku roli i tij pjesëmarrja e tij në votime e drejta e tij për të vendosur është më e prekshme se asnjëherë tjetër në historinë e këtyre dekadave në vendin tonë.
Z. Meta ju besoni që Kolegji Zgjedhor dhe KQZ do të jenë të aftë të japim një mendim të drejtë dhe të pa varur apo mendoni që duhet të ndërhyjë Komisioni i Venecias për ti dhënë zgjidhje këtij problemi?
Nuk e besoj se Komisioni i Venecias ka mundësinë që të luaj një rol në këtë proces tërësisht kushtetues dhe në këtë proces tërësisht në respekt të kodit zgjedhor ose ndryshe të njohur si kodi PS-PD. Natyrisht Komisioni i Venecias ka qenë dhe mbetet një institucion tepër i dobishëm dhe natyrisht që sugjerimet e tij do të ishin të mirëpritur përsa i takon së ardhmes dhe sidomos përsa i takon ndryshimeve që duhet të pësojë kodi zgjedhor përmes një reforme që duhet të nis menjëherë pas certifikimit zyrtar të rezultateve të 8 majit. Por kjo është një kompetencë e plotë e gjykatave shqiptare dhe ë rastin konkret të kësaj gjykata supreme për zgjedhjet sikurse është Kolegji Zgjedhor. Mendoj se të gjitha ata të cilët kanë paragjykuar vendimet e Kolegjit Zgjedhor dje kanë dështuar në mënyrë të veçantë dhe unë besoj se vendimi i djeshëm i cili në thelb është një kontuinitet edhe i vendimit të mëparshëm të një trupe tjetër të Kolegjit Zgjedhor që në themel të tyre kanë respektin ndaj edhe një vote të vetme kudo që të ndodhet ajo në kutitë ku kanë votuar qytetarët e Tiranës. Absolutisht që vendimi i djeshëm i ka hapur rrugën një transparence maksimale të palodhur më parë. Unë mendoj se më mirë të humbasim edhe më pak kohë në këtë përces të gjatë por akoma më mirë që vendoset një standard i pandodhur më parë i transparencës zgjedhore. Kjo vetëm e rrit besimin te vota e lirë e çdo qytetari shqiptar pavarësisht se cili do të jetë fituesi në fund dhe kjo veçse e forcon demokracinë por është edhe një eksperiencë që do të ndihmojë edhe në përsosjen e legjislacionit në zgjedhjet e ardhshme.
Z. Meta a mendoni që pas zgjedhjeve të 8 majit ka ardhur koha që të bëhen ndryshime në Qeveri duke pasur parasysh dhe vendet vakante në dy poste ministrore?
Mendoj se këto janë çështje të tjera besoj se rezultati i 8 majit është një rezultat që në thelbin e tij ka fitoren e votës së lirë të çdo qytetari të Shqipërisë. Përsa i takon qeverisjes jam i bindur se rezultati i 8 majit do të lexohet në mënyrën e duhur për të përmirësuar akoma më tej qeverisjen e vendit dhe do të dëshiroja që të nxiste një kapitull të ri i bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor pa paragjykime në mënyrë që të gjithë të realizojnë programet e tyre në dobi të çdo komuniteti anembanë Shqipërisë.
0x323031312d30362d3134 Menu Majtas 14:19)”