Konferenca e sotme per shtyp e mbajtur nga zv.Kryetari i LSI

Konferenca e sotme per shtyp e mbajtur nga zv.Kryetari i LSI

Konferenca e sotme per shtyp e mbajtur nga zv.Kryetari i LSI prof.Pellumb Xhufi LSI dënon ashpër politikat e ndjekura nga qeveria Berisha të cilat kanë në thelb pushtimin e institucioneve dhe instalimin e regjimit parti-shtet. Kjo gjë u pa dhe u rikonformua edhe njëherë nga kontakti i kryeministrit Berisha me përfaqësuesit e medias. Ne duam të kujtojmë që qëndrime të tilla si ato të shprehura dje janë një reminishencë e politikave që Z. Berisha dhe mazhoranca e tij ka shprehur në të kaluarën posaçërisht në vitet 92-97.

 

Rikonfirmojmë edhe njëherë vendosmërinë e LSI-së së bashku me opozitën e bashkuar për t’ju kundërvënë këtij sulmi të ashpër kundër institucioneve dhe kundër pushtimit të shtetit nga ana e mazhorancës duke përdorur çdo mjet demokratik. Ne kemi nënvizuar dhe konfirmojmë se nga impasi politik në të cilën e ka futur vendin kryeministri Berisha dhe mazhoranca që ai drejton mund të dilet vetëm me krijimin e premisave për zgjedhjen e tri çështjeve kryesore.

 

Së pari kthimi i anëtarit të vjedhur të KQZ-së në mënyrë të jashtëligjshme dhe të pabesë nga kjo mazhorancë dhe për këtë nuk ka negocim dhe nuk ka zgjidhje tjetër.

 

Së dyti ne insistojmë që mazhoranca të amendojë të kthejë ligjin për mediat elektronike i cili ka sanksionuar uzurpimin e televizioneve private dhe të televizioneve publike nga qeveria e z.Berisha. Ne insistojmë të themi që këto institucione të pavarura KKRT dhe KD i RTSH-së duhen të ngrihen në bazë të një ligji që të sanksionojë parimin e konsensusit dhe sidomos parimin e balancimit.

 

Së treti në si opozitë e bashkuar kërkojmë por edhe si LSI si pjesë e rëndësishme e kësaj opozite të hiqet dorë nga rregjistri i përkohshëm i zgjedhësve dhe qeveria të vihet në punë për përpilimin e një rregjistri të përhershëm. Gjithashtu ajo duhet të pajisë me kartat e identitetit gjithë zgjedhësit sepse është një rekomandim që qeverisë Berisha i është kërkuar nga institucionet relevante ndërkombëtare i është kërkuar nga opinioni publik dhe i është kërkuar nga opozita.  

 

Këto janë edhe premisat të cilat do të krijonte mundësi për kalimin e një impasi politik dhe që nga ana e tyre mund të krijonin kushtet për një bashkëpunim luajal midis mazhorancës dhe opozitës për të hartuar ligje për të çuar përpara reforma në interes të vendit në kuadër të integrimit të tij në BE dhe NATO. Duke mos qenë me ligje për të goditur politikisht opozitën dhe institucionet e së drejtës.

 

Z. Xhufi dje ka pasur një thirrje nga BE-ja për gjetjen e konsensusit ndërmjet pozitës dhe opozitës dhe se bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje politike. Cili është reagimi juaj?

 

Qeveria e Z. Berisha ka përgjegjësi të posaçme krejt speciale për impasin politik që është krijuar. Është ajo fajtorja sepse ka kaluar ndërkohë ligje lirivrasëse siç qe ligji për mediat siç janë tentativat për pushtimin e KQZ-së siç janë tentativat për të goditur gjithë sistemin demokratik të gjitha institucionet duke filluar nga Presidenti i Republikës tek Prokuroria e Përgjithëshme tek KLD-ja etj. Z. Berisha po tregon një reminishencë dhe një kulturë politike shumë shqetësuese sepse shteti është një sistem mekanizmash që punojnë me njëri-tjetrin. Ai tenton ti pushtojë këto mekanizma dhe në rastin kur nuk e arrin këtë tenton t’I shkatërrojë. Ai po zbaton një politikë shumë të rrezikshme duke goditur institucionet dhe ne jo më kot e përmendim ’97-ën jo për shantazh apo presion po për t’u treguar shqiptarëve se shteti u shkri si kripa në ujë sepse godiste institucionet. Në këtë mënyrë mendoj se qeveria duhet të bëjë disa hapa mbrapa në mënyrë që të krijohen kushtet për një dialog me opozitën.
  0x323030362d30382d3034 13:26)