Konferenca e sotme për shtyp e Kryetarit të LSI-së

Konferenca e sotme për shtyp e Kryetarit të LSI-së

Konferenca e sotme për shtyp e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta Deklarata e plotë

 

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dënojmë taksën e re arbitrare të vendosur nga qeveria Berisha mbi recetat e rimbursueshme prej 1 mijë lekësh. Kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin e sigurimeve shëndetësore dhe të filozofisë së tij. Pas shkurtimit të listës së rimbursueshme të barnave kjo është një tjetër goditje sociale e qytetarëve shqiptarë nga qeveria e Berishës në sistemin e shëndetësisë.

Me masa të tilla arbitrare dhe anti- sociale qeveria nuk mund të zgjidh problemet serioze financiare të sistemit shëndetësosor dhe sidomos të sigurimeve shëndetësore.

 

 

Pyetje

 

z.Meta ka mbi dy javë që kryetari i PS ka paraqitur platformën e bashkëpunimit. A mendoni se është e vonuar mbledhja e tryezës për diskutimin e saj?

 

Nuk mendoj se nuk ka ndonjë vonesë pëkundrazi mendoj se është një proces diskutimi dhe një proces reflektimi. E rëndësishme nuk është që të nxitohet në këtë drejtim pasi dihet se problemet kanë qenë mjaft serioze në të kaluarën por e rëndësishme është të reflektohet seriozisht nga të gjitha palët duke u arritur ndonjë marrëveshje e cila do të garantojë besueshmërinë e këtij bashkëpunimi dhe do t’i jap një siguri të plotë të këtij procesi.

 

Cili është roli që kërkon të luajë LSI-ja?

 

Roli i LSI-së ka qenë dhe mbetet jetik për të ndërtuar

një opozitë të besueshme me integritet një opozitë ku dimensioni i sj reformues dhe konstruktiv të jetë në plan të parë.

 

Do vazhdoni të kërkoni zgedhje të parakohëshme në 2007 apo i takon LSI-së presidenti?

 

E kemi bërë të qartë që në 4 Korrik se procesi i Megadushkut kërkon që sa më shpejt të ç’rrënjoset dhe sa më shpejtë vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të përgjithshme që do të vendosin legjitimitetin e plotë të parlamentit dhe gjithë institucioneve të tjera.

 

 

 

z.Meta po diskutohet shumë për anëtarin e KQZ ndërkohë PSD shprehet se i takon asaj. Ju keni vendosur një emër konkret?

 

Ekzistojnë procedura kushtetuese dhe ligjore. Ne do të respektojmë ato.

 

Duke pasur parasysh se prej LSI-së është ngritur një grup pune rreth platformës të paraqitur nga PS. Çfarë do të kërkonte LSI- të ndryshojë diçka?      

 

Mendoj se propozimet tona konsistojnë në një përmbajtje më të shëndetshme dhe më cilësore të reflektimeve politike dhe të angazhimeve politike për të ardhmen. Së dyti në bërjen e një dokumenti të plotë dhe të qartë i cili fikson angazhimet dhe përgjegjësitë e forcave të opozitës në këtë proces bashkëpunimi në të ardhmen.

 

 

A do të ktheheni në komisione pas marrëveshjes së sotme nga Këshilli i Rregullores në Parlament?

 

LSI-ja ka punuar që ditën e parë të shfaqjes së krizës së votimit të fshehtë në Parlament. Që votimi i fshehtë në Parlament të rivendoset sa më shpejt dhe së dyti që të ndërtohet konsensus për zhbllokimin e situatës në Parlament. Është e rëndësishme që mazhoranca të hedhë hapin e parë dhe LSI-ja pa asnjë diskutim ka vullnetin të kontribojë që në Parlament të diskutohen problemet e rëndësishme të vendit dhe që kanë shqiptarët.

  0x323030362d30342d3130 11:34)