Konferenca e shtypit sot e Kryetarit të LSI-së

Konferenca e shtypit sot e Kryetarit të LSI-së

” Konferenca e shtypit sot e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta Meta: Besoj se ju e shikoni sa e vështire është të shpresohet se diçka mund të ndryshojë për mirë në këtë vend ku kryeministri aktual lumturohet dhe qesh me batutat e tij përpara se ato t’ja komunikojë publikut. Është provuar që vendi nuk mund të qeveriset as me batuta dhe as me metoda policore ndërkohë që përgjegjësit e tij për qeverisjen e vendit sa vijnë dhe thellohen si rezultat të dështimit të plotë të gjithë premtimeve të tij elektorale
———–

Në emër të LSI-së dua të falenderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe të gjithë qytetarët e Tiranës që i’u bashkuan dje në sheshin “Skënderbej” manifestimit të shkëlqyer qytetar i cili duhet të meret seriozisht nga kryeministri aktual Z. Berisha ku ai duhet të kuptojë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë kushtetuese ligjore dhe politike. Në këtë moment delikat në të cilën ndodhet vendi procesi i integrimit
dhe në këtë krizë ku ndodhet Reforma Zgjedhore për shkak të arbitraritetit të tij në Kuvend ku po dhunohen procedurat me elementare dhe të domosdoshme demokratike ku po falsifikohet edhe votimi sikurse ndodhi parmbrëmë për aprovimin e paprecedent të rendit të ditës po provokohen institucionet kushtetuese çdo dite edhe më shumë. Këtu kam parasysh inisiativën më të fundit dhe më të rëndë për të futur kontrabantë në KLD anëtarë nga Partia Demokratike. Unë i kërkoj z.Berisha të marrë masa të menjëhershme për zhbllokimin e kësaj situate pasi çdo tensionim i mëtejshëm të situatës parlamentare dhe të situatës politike në vend nuk është në të mirë të vendit nuk është në të mirë të vazhdimësisë së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe kjo përbën edhe shqetësimin dhe preokupimin tonë kryesor.

Z.Meta Kryeministri Berisha e ka quajtur si të dështuar mitingun e djeshëm të opozitës. Cili është komenti juaj?

Ndoshta e ka quajtur të dështuar sepse ai nuk arrin të kuptojë dimensionin civil dhe qytetar të manifestimit të opozitës sepse ai nuk arrin të kuptojë sesi mund të ndalë opozita në një vend në mbrojtje të institucioneve. Pasi kujtimi që z.Berisha ka lënë për opozitën kur ai ishte në krye të saj ka qenë ai i manifestimeve që nisnin me llastiqe me gurë kundër institucioneve dhe përfundonin me armë kundër tyre. Sigurisht ne nuk jemi një opozitë për të përsëritur opozitën e vjetër dhe destruktive të Berishës por përkundrazi jemi për të bërë një opozitë të vitit 2006 në Shqipëri e cila ka këtë dimension qytetar dhe konstruktiv. Berisha nuk mund të bëjë më sikur nuk sheh dhe sikur nuk dëgjon sepse tashmë zërit të arsyeseshëm të opozitës i është bashkuar edhe zëri i shumicës së shqiptarëve. Pra në rast se kryeministri e quan të dështuar mitingun e opozitës që nuk u thyen xhama kam mendimin se ai duhet të kuptojë se është një meritë e kësaj opozite që po tregon se është në atë lartësi që duhet të jetë një opozitë në një vend demokratik dhe europian. Në rast se z. Berisha këtë civilizim këtë qytetari e merr për dobësi dhe vazhdon e rëshket edhe më tej në kursin e tij desktuktiv atëhere Berisha do të jetë përgjegjës për atë situatë që do e largonte atë nga qeverisja shumë përpara sesa viti 2007.

A e ka marr parasysh opozita koston që do të shpjerë vendin në zgjedhje të parakohëshme në rastë të bllokimit të Presidentit

Çdo ditë kostot në këtë vend rriten sepse ritet papërgjegjshmëria e Berishës. Besoj se ju e shikoni sa e vështire është të shpresohet se diçka mund të ndryshojë për mirë në këtë vend ku kryeministri aktual lumturohet dhe qesh me batutat e tij përpara se ato t’ja komunikojë publikut. Është provuar që vendi nuk mund të qeveriset as me batuta dhe as me metoda policore ndërkohë që përgjegjësit e tij për qeverisjen e vendit sa vijnë dhe thellohen si rezultat të dështimit të plotë të gjithë premtimeve të tij elektorale. Për këtë arsye jam i bindur se shtresa të ndryshme shoqërore që ishin dje në shesh dhanë një mesazh të qartë pakënaqësie dhe të reagimit ndaj thellimit të varfërisë në vend për shkak të qeverisjes së dështuar të zotit Berisha. Ne nuk dëshirojmë të ecim në rrugën e konfrontimit por përkundrazi kemi synuar gjithmon dialogun brenda institucioneve por është mazhoranca e z.Berisha e cila e provokon çdo ditë opozitën dhe kur flitet për opozitën këtu bëhet fjalë për gjithë atë standart të lirisë dhe të drejtave demokratike të shoqërisë sonë. Kështu që ai në rast se do të reflektojë atëherë janë të gjitha mundësitë që këto çështje prioritare si Reforma Zgjedhore ecuria normale e institucioneve kushtetuese dhe procesi i integrimit të vendit të ecin përpara pavarësisht nga diferencat pozitë-opozitë. Por në rast se Berisha ecën kokëfortë në këtë rrugë të gabuar që ka nisur atëherë opozita nuk mund t’i shmanget dot përgjegjësive të saj për të mos e lejuar këtë marrëzi politike që t’i shkojë deri në fund këtij projekti uzurpues dhe asfiksues për demokracinë dhe shtetin ligjor.  

0x323030362d30372d3133 12:58)”