Konferenca e shtypit e plotë e Liderit të LSI

Konferenca e shtypit e plotë e Liderit të LSI

Konferenca e shtypit e plotë e Liderit të LSI z.Ilir Meta

Unë dua të shpreh besimin tim të plotë vullnetin e LSI-së për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme dhe një qeverisje shumë përfaqësuese e cila do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët gjatë këtyre 4 viteve të fitojnë betejat e rëndësishme që kemi përpara që kanë të bëjnë me standardet europiane që duhet të arrijmë në të gjitha fushat por në fund të fundit dhe një jetë më të mirë për shqiptarët sidomos një sukses në luftën kundër varfërisë që është një nga problemet më të mëdha për çdo shqiptar anembanë vendit.

Z. Meta si i komentoni akuzat më të fundit të z.Rama dhe a mund të flasim këtu për një përçarje të LSI-së kam parasysh këtu dhe deklaratën e z.Rama për një marrëveshje politike me pjesën tjetër të LSI-së sikurse e quajti ai vetë?

Nuk e di për çfarë kundërshtarësh të mi bëhet fjalë në këtë rast. Pasi unë i kam konsideruar dhe i konsideroj të gjithë si bashkëpunëtorë. LSI-ja të gjitha vendimet që ka marrë në të gjitha rastet i ka marrë në mënyrë tepër transparente në mënyrën më të hapur dhe në mënyrën më demokratike. Fakti që z. Rama ka shpallur një LSI nuk më çudit sepse ky mentalitet i tij bizantin ka qenë në themel të fatkeqësisë që e ka kapluar që çon në ato shpërthime që nuk mund të komentohen nga asnjë politikan përfshirë dhe mua por për të cilat duhet të pyesni ndonjë psikiatër.

Z. Meta kur flisni për një qeverisje të qëndrueshme do të thotë që ju i keni të garantuara katër votat e siguruara në këto zgjedhje?

Kur flas për një qeverisje të qëndrueshme kam parasysh një qeverisje dhe një koalicion që funksionon në radhë të parë në bazë të një programi të përbashkët politik dhe qeverisës dhe së dyti kam parasysh që kjo mazhorancë do të konfirmohet shumë herë dhe më e fuqishme sesa rezultati i zgjedhjeve problematike të 28 Qershorit si rezultat i vetë kodit problematik dhe diskriminues që për fat të keq u ideua dhe u ndërtua nga vetë Kryetari në dëtyrë të PS-së z.Rama. Njëkohësisht që ky funksionim dhe ky afirmim i këtij koalicioni nuk do të jetë çudi të përsëritet me shumë sukses dhe në 2013.

Z.Meta kur flisni për përgatitjen e një programi mes LSI-së dhe PD-së a keni ju disa prioritete në të cilat dhe ju mund të kontribuoni më mirë?
 
Prioritetet e programit të cilat z.Haxhinasto nuk është lodhur asnjëherë për t’jua bërë të ditura juve por dhe gjithë përfaqësuesit e tjerë të LSI-së nuk do të thotë që ne besojmë apo kushtëzojmë se këto mund të realizohen vetëm duke pasur LSI-ja ato ministri përkatëse që përkojnë me prioritet. Qeveria ka një program Qeveria ka prioritete pavarësisht nga ministritë dikasteret dhe nga agjensitë ekzekutive dhe për ne më e rëndësishme është që të avancohen ato prioritete që ne kemi bërë të qarta dhe që kanë një karakter të rëndësishëm dhe të theksuar social. Pastaj sa i përket çështjes së pozicioneve ne jemi të hapur dhe nuk kushtëzojmë me emra ministrish apo institucionesh.

A mund të na thoni z.Meta që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë ju do jeni përkrah z.Berisha?

Nuk mund t’ju them dot asgjë sepse çdo gjë mbetet e hapur deri në konkludimin final. Për mua nuk ka rëndësi aspak se ku do të jem unë. Për Ilir Metën ka rëndësi suksesi i kësaj mazhorance të re që është një risi në jetën politike shqiptare që është produkt i një maturie në rritje të klasës politike në vend që është një përgjigje e përgjegjshme për rezultatin e zgjedhjeve të dalë nga ai kod elektoral ndërsa për çështje të tjera unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben realizimit të prioriteteve të LSI-së në axhendën e mazhorancës së ardhshme.

Z. Meta a keni pasur ju paraprakisht ndonjë takim me z. Berisha gjatë kësaj kohe? 

Kemi pasur dhe jemi në komunikim me z. Berisha. Natyrisht dhe shtypi ka pasur dhe krijimtarinë e vet në këtë aspekt përsa i takon takimeve nëpër jahte helikoptera në Dhërmi apo Pogradec takime të tilla nuk ka pasur por komunikim ka pasur dhe ende ka dhe ajo që është më e rëndësishmja është se dhe unë besoj se do të konkludojmë në kohën e duhur për ato përgjegjësi që na takojnë të marrim përsipër për stabilitetin e vendit integrimin e vendit dhe njëkohësisht për të izoluar këtë frymë integruese faktor destruktiv destabilizues që shfaqen në politikën tonë që për hir të karrierës së tyre individuale mbajnë peng forcat e tyre duke synuar për fat të keq të bëhen pengesë për të ardhmen dhe integrimin e vendit. Kjo ndodh për fat të keq sepse nuk kanë pasur program elektoral PS-ja në zgjedhjet e 28 qershorit ndaj ne i ftojmë ata të bëjnë një program dhe të ulemi dhe të bashkëpunojmë për të ardhmen e vendit sepse vendi ka nevojë për një Qeveri që punon për të garantuar standarde europiane. Por njekohësisht vendi ka nevojë edhe për një opozitë e cila është angazhuar që të kontribuojë të ndihmojë në alternativat për integrimin europian të vendit.
Une jam i bindur që alternativa te tilla nuk është se mungojnë në Partinë Socialiste por natyrisht që zhvillimet e deformuara atje kanë krijuar një situatë e cila natyrisht nuk i bën mirë as asaj force politike sipas mendimit tim por nuk i bënë mirë as karrierës së askujt.

Zoti Meta keni pasur kontake me zotin Blushi Malaj  dhe me deputetë të tjerë të cilët duket se do të jenë aktiv në parlametin e ardhshëm?

Nuk kam patur komunikime me përfaqësues të Partisë Socialiste se nuk kam dashur që të hyj në çështje të brendshme të Partisë Socialiste pasi nuk është detyra ime. Unë uroj që ata ti zgjidhin gjërat në mënyrën më demokratike dhe sikurse ka pasur traditë në të kaluarën.

Zoti Meta a keni ju një koment për pesë anëtarët e LSI të cil
ët kanë dalë kundër koaliconit të LSI me Partinë Demokratike?
 
Unë në fakt kam qenë me pushime të gjata por telefoni im ka qenë gjithmonë i hapur dhe selia e LSI ka qenë gjithmonë e hapur dhe natyrisht që përmes mediave dhe përmes deklarimeve të zotit Rama kemi mësuar për iniciativat brenda LSI-së. Nuk e di se kush është penguar nga anëtarët e LSI që të shprehë mendimet e veta në mënyrë të hapur civile dhe demokratike. Që nga Kryesia Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI e deri te Konventa ku dhe ju vetë si gazetarë ishit pjesëmarrës. LSI është partia më e hapur dhe më demokratike në Shqipëri. LSI dhe Kryetari i saj nuk kanë frikë nga debati dhe nga komentet. Unë i kam dëgjuar që të gjithë me qetësi dhe do vazhdoj që ti dëgjoj sepse kjo është detyra ime. Jam sjell me fisnikëri me të gjithë dhe do vazhdoj që të sillem dhe në të ardhmen sepse ky është karakteri im edhe njerëzor. Unë sot kam nisur dhe procesin e diskutimeve me kolegë dhe me anëtarë të kryesisë dhe do ta vazhdoj dhe në ditët që vijnë për të konkluduar atë vendim unanim që mori Konventa kombëtare e LSI vetëm me dy vota mospajtuse se as kundër tamam nuk ishin. Kushdo që ka një mendim më të mirë është i mirëpritur që të vijë në mënyrë individuale apo dhe në grup. Jo vetëm kaq po unë jam aq transparent se do ju ftoja dhe ju në rast se ata e kanë të domosdoshme që të ketë dhe media në një takim me kryetarin e LSI. Po unë me shpalljen e LSI që bën zoti Rama jam mësuar se ka shpallur LSI-në e atij Sanxhakut në Lushnjë ka shpallur dhe disa LSI të tjera nëpër Shqipëri. Mirëpo ato nuk e ndihmuan as që të arrinte ato qëllimet e tij dhe nuk e ndihmojnë dot sepse diversioni nuk është diçka e re në Shqipëri në politikën shqiptare nuk jep efekte afatgjata dhe aq më tepër diversantët. Politika bëhet e hapur bëhet në mënyrë transparente bëhet në mënyrë të ndershme. Kështu që të jeni të sigurt që kushdo që ka patur një mendim ndryshe e ka shprehur dhe do ta shprehë në LSI. Kush e ndjen që është pjesë e LSI-së vjen te LSI kërkon dhe mbledhjen e forumeve të LSI-së por ju thashë që diversioni nuk është një politikë që unë ja vlen të merrem. Është një politikë e vjetër që nga koha e Partisë së Punës biles edhe më e vjetër se aq. Ndërsa për punën e diversantëve mendoj që ka ikur koha e këtyre gjërave sepse jemi në një shoqëri të hapur dhe njerëzit që merren me politikë duhet të kenë argumenta duhet të kenë integritetin e duhur që të avancojnë idetë dhe projektet politike në rast se i kanë të tilla. Në rast se janë gjëra të tjera ato mua nuk më takojnë. Thashë që jam sjellë në një mënyrë fisnike dhe kështu do të sillem gjithmonë se ky është karakteri im. Ashtu sikurse karakteri i LSI është i një partie të hapur demokratike dhe luajale me anëtarët dhe simpatizantët e saj dhe me gjithë të tjerët në rradhë të parë me interesat e vendit.

0x323030392d30392d3031