Konferenca e shtypit e mbajtur sot nga Kryetari i LSI

Konferenca e shtypit e mbajtur sot nga Kryetari i LSI

Konferenca e shtypit e mbajtur sot nga Kryetari i LSI z.Ilir Meta Meta : Berisha ka degraduar edhe më keq në sjelljen e tij politike ndaj kundërshtarëve të tij politik. Ai nuk ka aspak më shumë në mentalitetin e tij sesa kultura e të sjellurit me shantazh ndaj kundërshtarëve sikur të ishte një toger i Gestapos 60 vjet më pare

———————–
 
Edhe shtatë ditë na ndajnë nga 18 Shkurti dita që do të shënoje fitoren e madhe të koalicionit të majtë dhe rikthimin e vendit në normalitet.

Fitorja e të majtës tashmë është e sigurtë. Garancinë e saj na e jep bashkimi ynë dhe qëllimi i përbashkët për të sfiduar këtë qeveri të mbrapshtë e cila punon në kundërshtim me interesat e shumicës së shqiptarëve.

Por mbi të gjitha fitorja është e sigurtë sepse atë e shohim çdo ditë në entuziazmin e njerëzve që na mbështesin në të katër anët e vendit dhe që shohin tek e majta shpresën për ndryshim.

Këmbanat po bien për Berishën dhe humbjen e tij të 18 shkurtit. Berisha dhe qeverisja e PD e dështuar i ka ofruar shqiptarëve shumë demagogji dhe aspak punë. Kjo do të mbahet mend nga shqiptarët jo si qeveria e shërbimeve por si qeveria e mashtrimeve.

Fushata e Berishës është plot me premtime e mashtrime edhe më të mëdha se ato të 3 Korrikut sepse Berisha mendon se shqiptarët do te gënjehen përsëri se do ta besojnë atë dhe taborrin e tij megjithëse i la pa punë i la në errësirë i bëri më të varfër.   

Fushata e Berishes është e paprinciptë mohuese dhe përbalt gjithshka të mirë të bërë nga kundërshtarët e tij.

Berisha dhe fushata e tij nuk ka asnje moral. Ai kërkon të na hyjë të gjithëve në shtëpi në zyrë në jetën tonë private sepse mënyra e vetme që di për të qeverisur është të sundojë me presion me frikë e me metoda mafioze.

Si një inkuizitor i mesjetës kërkon të djegë si heretik çdo njeri që e akuzon atë si shkaktar të errësirës dhe që lufton me errësirën dhe keqqeverisjen e tij.

Unë jam i bindur se do t'i japim fund errësirës së tij më 18 Shkurt dhe do ti japim përsëri një leksion të madh demokracie që nuk e ka mësuar akoma në 16 vite:

Se nuk mund të tallet e të luajë me jetën e fatet e shqiptarëve se shqiptarët do ta ndëshkojnë si asnjëhere tjetër me votën e tyre.

Ndaj me këtë rast i ftoj edhe njëher anëtarët dhe simpatizantët jo vetëm të LSI-së por të gjithë opozitës së bashkuar se kjo është java e fundit për të realizuar atë synim i cili jo vetëm do të sanksionoje fitoren e sigurtë të opozitës në këto zgjedhje por edhe do të hape dritën jeshile të rikthimit në normalitet të vendit.

 

z.Meta cili është komenti juaj në lidhje me publikimin e disa fotove të kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Rama përbën ky rast një precedent në cënimin e kësaj fushate zgjedhore?

 

Sulmi i fundit dhe i paprecedent në jetën politike shqiptare ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të Partisë Socialiste tregon më së miri para të gjithë opinionit publik se Z.Berisha ka degraduar edhe më keq në sjelljen e tij politike ndaj kundërshtarëve të tij politik. Ai nuk ka aspak më shumë në mentalitetin e tij sesa kultura e të sjellurit me shantazh ndaj kundërshtarëve sikur të ishte një toger i Gestapos 60 vjet më pare dhe besoj se reagimi i hapur dhe transparent i z. Rama tregon që ai është një lider i cili ka një mentalitet perendimor dhe të hapur dhe që nuk ka asnje frikë nga e kaluara e tij.

 

Z. Meta publikimi i këtyre fotove mund të përkthehen në vota në favor apo disfavor të Ramës në atë pjesë të elektoratit që është i pavendosur?

 

Absolutisht që ky lloj montazhi dhe shantazhi politik nuk do të sjell atë ndikim që ka shpresuar z.Berisha për të realizuar vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Sepse unë jam i bindur se të gjithë shqiptarët janë më shumë se një ditë më parë të ndërgjegjshëm se çfare rreziku i kanoset lirisë së tyre me një kryeministër të tillë i cili nuk ka asnjë mentalitet më të avancuar sesa mentaliteti i një togeri të Gestapos 60 vjet më parë.  0x323030372d30322d3132 AKTIVITETE 13:2)