Konferenca e shtypit e mbajtur nga Kryetari i LSI-se

Konferenca e shtypit e mbajtur nga Kryetari i LSI-se

” Konferenca e shtypit e mbajtur nga Kryetari i LSI-se z.Ilir Meta Meta: Pa dyshim qe perkeqesimi i renditjes se Shqipërisë 5 vende më poshtë eshte nje tregues i cili rrezon te gjithe retorikën demagogjike të Kryeministrit Berisha lidhur me sukseset dhe ndryshimet ekonomike në vend gjatë vitit të fundit dhe njëkohësisht tregon qartë se situata e Shqipërisë në këtë drejtim është përkeqësuar në krahasim me vendet e rajonit dhe vendet që kanë karakteristika të ngjashme

————
Lëvizja Socialiste për Integrim është e shqetësuar për konkluzionet e raportit më të fundit të Bankës Boterore lidhur me përkeqësimin e klimës së biznesit në Shqipëri në krahasim me një vit më parë.
Bazuar në këtë Raport Shqipëria në vitin 2006 rezulton me një klimë të përkeqësuar përsa i takon mundësive për të hapur dhe zhvilluar një biznes duke zbritur 5 vende më poshtë në klasifikimin ndërkombëtar pra nga vendi i 115 një vit më parë në vendin e 120 në raportin më të fundit.
Me këtë rast Lëvizja Socialiste për Integrim dënon demagogjine e z. Berisha për gjoja përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Kjo tregon qartë se vendi është thelluar ne drejtim te keqqeverisjes edhe përsa i takon aspektit ekonomik dhe social.
Njëkohësisht është rritur hendeku i krijuar ndërmjet premtimeve elektorale te PD ne drejtim te aspiratave ekonomike dhe sociale te qytetareve shqiptare dhe pamundësisë reale të përmbushjes së tyre. Çka është më e rëndësishmja kjo tregon regres në reformat e thellimit të liberalizimit të tregjeve te ekonomisë shqiptare regres ky me impakt direkt në përkëqësimin e situatës makroekonomike të vendit si dhe veçanërisht në vështirësitë barrierat dhe krijimin e një situate aspak terheqese për bizneset dhe investimet e huaja në vend duke cënuar kështu në të njëjtën kohë dhe garancinë e suksesit në përmbushjen e angazhimeve që Shqipëria ka në kuadër të MSA-sa.
Pa dyshim qe perkeqesimi i renditjes se Shqipërisë 5 vende më poshtë eshte nje tregues i cili rrezon te gjithe retorikën demagogjike të Kryeministrit Berisha lidhur me sukseset dhe ndryshimet ekonomike në vend gjatë vitit të fundit dhe njëkohësisht tregon qartë se situata e Shqipërisë në këtë drejtim është përkeqësuar në krahasim me vendet e rajonit dhe vendet që kanë karakteristika të ngjashme në kuadër të OECD-së.
Kjo tregon qartë se edhe strategjia e lancuar se fundi “Shqiperia 1 Euro” është vetëm një skup ne retoriken politike dhe si një c’orientim strategjik  i zhvillimit ekonomik të vendit.  
Nisur nga këto konkluzione të raportit më të fundit të Bankës Botërore LSI shpreh angazhimin për të bërë një opozitë edhe më të vendosur edhe më të kualifikuar ndaj qeverisë së z.Berisha në aspektin ekonomik dhe social.

Z. Meta a do kërkojë opozita interpelance me kryeministrin lidhur me këtë problem
Pa asnjë diskutim. Do i përgjigjigjemi këtyre treguesve të institucioneve më të besueshme ndërkombëtare me një opozitë më të vendosur më aktive dhe më profesionale ndaj kësaj qeverie të dështuar edhe në planin ekonomik.

Z. Meta cili është komenti juaj në lidhje me vendimin më të fundit të Drejtorisë së Aviacionit Civil për pezullimin e kompanisë “Albatros”. Mendoni se ky është një presion i qeverisë për Presidentin e Republikës.

Ne jemi të shqetësuar nga pretendimet e kësaj kompanie se masat e marra ndaj saj nuk kanë qëllim zbatimin e ligjit dhe të rregullave nga ana e kompanisë por janë presione politike ndaj Presidentit Alfred Moisiu. Në rast se kjo do të konfirmohet dhe verifikohet në vazhdim sigurisht do të jetë mjaft e rëndë dhe njëkohësisht do të jetë shumë e turpshme pra që të ushtrohet represion me ligjin në kundërshtim me gjithçka që duhet të përmbushë qeveria për të garantuar bizneset private që të konkurojnë në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Kjo gjë do të konfirmonte edhe njëherë tjetër atë shqetësim që ne kemi ngritur se konkurenca e lirë është një demagogji e z.Berisha dhe qëllimi i tij është akumulimi i pushteteve që nuk i takojnë duke shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme gjithë instrumentat e shtetit dhe ato të administratës.

0x323030362d30392d3038 13:38)”