Konferenca e shtypit e Liderit të LSI

Konferenca e shtypit e Liderit të LSI

” Konferenca e shtypit e Liderit të LSI z.Ilir Meta dhënë sot për mediat Meta: Shpreh solidaritetin tim dhe të LSI-së me të gjithë të dëmtuarit dhe njëkohësisht inkurajojmë Qeverinë dhe pushtetin vendor si dhe njësitë e emergjencës për të kompensuar sa më shpejt këto dëme dhe për të rivendosur normalitetin kudo
Meta: Socialistët kanë kontribuar për evropianizimin e Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë pavarësisht se ku ata ndodhen. Ndërsa kjo e sotmja është një shfaqje e turpshme në kuadër të një degradimi fatkeq që ka kaptuar Kryetarin në detyrë të PS
—   
Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për lëndimet në njerëz dhe dëmet materiale të pësuara dje si rezultat e një tërmeti në mënyrë të veçantë në Qarkun e Dibrës. Me këtë rast dua të shpreh solidaritetin tim dhe të LSI-së me të gjithë të dëmtuarit dhe njëkohësisht të inkurajojmë Qeverinë dhe pushtetin vendor si dhe njësitë e emergjencës për të kompensuar sa më shpejt këto dëme dhe për të rivendosur normalitetin kudo.
Me këta rast do kërkojmë nga Qeveria për marrjen e të gjitha masave efikase në mënyrë që këto dëme të kompensohen sa më shpejtë.
Z.Meta a keni ndonjë koment për fillimin e legjislaturës së re parlamentare dhe si e konsideroni ju bojkotin e Partisë Socialiste?
Sot nis një legjislaturë e re dhe unë jam i  bindur se në fund të kësaj legjislature Shqipëria do të jetë shumë më ndryshe nga çfarë është sot. Shqiptarët do të ndihen shumë më mirë dhe njëkohësisht atyre që iniciojnë iniciativa të tilla tepër të vjetra për politikën shqiptare që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ku jetojmë të jeni të sigurt që do t’ju vijë turp pas pak kohësh për këtë veprim të pajustifikuar që bëjnë thjesht për probleme të brendshme statutore.
Z.Meta a do të jetë kjo një pengesë për ecurinë e parlamentit të ri dhe për liberalizimin e vizave për shqiptarët?
Asgjë nuk do ta ndalë projektin e evropianizimit të Shqipërisë atë të liberalizimit të vizave dhe jam i bindur që kundër këtij projekti nuk është Partia Socialiste por është një lidership i cili ka vetëm probleme personale dhe interesa personale. Socialistët kanë kontribuar për evropianizimin e Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë pavarësisht se ku ata ndodhen. Ndërsa kjo e sotmja është një shfaqje e turpshme në kuadër të një degradimi fatkeq që ka kaptuar Kryetarin në detyrë.
0x323030392d30392d3037 ilir meta.jpg 14:27)”