Konferenca e shtypit e Kryetarit te LSI

Konferenca e shtypit e Kryetarit te LSI

Konferenca e shtypit e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta Meta : Unë do ta ftoja z. Berisha që të mos mungonte në tryezën e Presidentit të Republikës atje ku janë të gjithë drejtuesit e forcave politike të mazhorancës dhe të opozitës
 
Meta : Standartet e 3 Korrikut janë standartet para Erës së Stabilizim- Asocimit
 
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të shpreh angazhimin tonë për të vazhduar dhe për të bashkëpunuar në radhë të parë me Presidentin e Republikës si deri më tani si një institucion mbi palët dhe interesat e tyre me të  gjithë forcat politike të opozitës por edhe me forcat e tjera të mazhorancës në mënyrë që ajo punë dhe ato përpjekje që janë bërë deri sot në mëngjes në Presidencë për të arritur marrëveshjen dhe zgjidhjen e krizës të konkludohen sa më shpejtë. Ne kemi qenë dhe jemi të vendosur për të mbështetur atë frymë konstruktive që Presidenti i Republikës ka përfaqësuar në vijimësi dhe me intensitet në veçanti gjatë këtyre ditëve të fundit dhe besojmë se në rast se askush nuk do të mungojë në këtë tryezë dhe do të japë sinqerisht kontributet e tij gjithësecili prej drejtuesve të forcave politike parlamentare atëhere vendi nuk ka asnjë arsye që të sorollatet më tej në këtë krizë të pakuptimtë.
 
Z.Meta cili është komenti juaj rreth takimit të sotëm ndërmjet Nanos dhe Berishës?
 
Nuk kam asnjë koment për axhendën e politikanëve të tjerë. Por unë do ta ftoja z. Berisha që të mos mungonte në tryezën e Presidentit të Republikës atje ku janë të gjithë drejtuesit e forcave politike të mazhorancës dhe të opozitës. E kemi pritur z.Berisha deri në orën 8 të mëngjesit në Presidencë. Në rast se ndjen realisht përgjegjësi për këtë krizë të zgjedhjeve dhe në rast se kërkon sinqerisht të kontribuojë për zgjidhjen e shpejtë të saj të mos merret me problemet e opozitës por të garantojë standarte të zgjedhjeve të ndershme dhe të lira që presin të gjithë.
 
Cili do të jetë qëndrimi juaj tani?
 
Opozita ka një qëndrim të qartë edhe LSI ka qëndrimin e saj që mbështetet në rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për këto çështje. Ne  kërkojmë garanci në mënyrë që certifikatat të jenë dokumenta të sigurt të cilët garantojnë barazinë e votës së gjithë shqiptarëve dhe evitojnë çdo manipulim të mundshëm. Në fund të fundit është një përgjegjësi e mazhorancës për të ofruar më shumë garanci për opozitën. Ndërsa lidhur me standartet e zgjedhjeve të 3 Korrikut unë dua edhe njëherë tjetër të theksoj se qëndrimi i LSI-së ka qenë koherent për çështjen e certifikatave edhe përpara 3 Korrikut kur në pushtet ka qënë e majta e asaj kohe. LSI i ka dënuar që në atë kohë përpara zgjedhjeve të 3 Korrikut certifikatat si një dokument të pasigurtë për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe si një nga mjetet kryesore që janë përdorur për të manipuluar rezultatin në shumë zona të ndryshme që në atë kohë. Pra qëndrimin e LSI-së për certifikatat nuk e ka pasur pas zgjedhjeve të 3 Korrikut por e ka pasur që para këyre zgjedhjeve. Dhe me standartet e zgjedhjeve të 3 Korrikut Shqipëria jo vetëm që nuk mund të bëjë hapa para por vendi rrezikon destabilitetin sepse zgjedhjet në këtë mënyrë do kontestoheshin seriozisht. E vetmja arsye që z.Berisha i ka pranuar zgjedhjet e 3 Korrikut është arsyeja që ai i fitoi ato. Kjo është e vetmja arsye nuk është se ai vlerësoi standartet e zgjedhjve të 3 Korrikut mjafton t'ju ktheheni atyre kronikave gjatë atyre zgjedhjeve se çfarë vlerësimesh dhe konsideratash kishte ai për to.
 
Z. Meta do jepni konsensusin tuja për futjen në këto zgjedhje me certifikatat e 3 korrikut?
 
Më duket se isha shumë i qartë se standartet e 3 Korrikut janë standartet para Erës së Stabilizim- Asocimit. Mos të harrojmë që Shqipëria kë firmosur MSA-në dhe ka detyrime ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj marrëveshjeve të reja.   Duhet të kemi parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR për çështjen e certifikatave për çështjen e listave dhe për çështjen e Dushkut për zgjedhjet e 3 Korrikut.
 
Z. Meta si do jetë qëndrimi juaj nëse deputetët socialistë pro Nanos do votonin pro variantit të përkrahur nga mazhoranca?
 
Nuk më duket se z. Nano ka bërë të ditur ndonjë situatë të tillë por është qëndrimi i tij dhe ka mendimet e tij për këtë çështje dhe është e drejta e tij ti shprehë atje ku e gjykon ai më të arsyeshme. Mendoj se qëndrimet e opozitës kanë qënë dhe do të jenë një qëndrim i përbashkët dhe një qëndrim konstruktiv dhe bashkëpunues edhe me forcat e mazhorancës që duan zgjedhje. Ftoj edhe njëherë z. Berisha të vijë në tryezën e Presidentit të Republikës që ta gjejmë zgjidhjen së bashku. Padyshim qëndrimi ynë është shumë bashkëpunues me Presidentin e Republikës dhe me çdo institucion tjetër në vend.
  0x323030372d30312d3132 16:0)