Konferenca e shtypit e Kryetarit të LSI-së

Konferenca e shtypit e Kryetarit të LSI-së

Konferenca e shtypit e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta Meta: Dua t’ju siguroj juve dhe të gjithë shqiptarët se fokusi kryesor i LSI-së mbetet opozita ndaj qeverisë së Berishës si një qeveri e paaftë për të hapur fronte pune për shqiptarët dhe e aftë për të hapur fronte lufte me të gjithë institucionet në këtë vend. Së dyti mbetet përgjegjësia jonë për të kontribuar në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive për integrimin evropian të vendit
——
Meta: LSI-ja ka një marrëveshje madhore me të gjithë ata shqiptarë të cilët besojnë tek dinjiteti i votës së tyre që u cënua në mënyrë makabre në 3 Korrik nga Mega-dushku. Së dyti beson plotësisht në fuqinë e saj organizative- elektorale dhe do të bëjë aleancën e saj me qytetarët shqiptarë dhe me ato grupe shoqërore dhe individë me integritet
 
 
———————————–
 
Dua të shpreh shqetësimin e LSI-së për faktin që edhe pse pranvera ka ardhur investimet publike në vend nuk po duken asgjëkundi. Tashmë për të gjithë është e qartë se në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit kjo Qeveri po tregohet tëresisht e paafte duke mos disbursuar në kohë jo vetëm fondet publike në zbatim të ligjit të buxhetit të shtetit por njëkohësisht edhe duke provokuar skandale me institucionet financiare me të cilat prej kohësh është rënë dakort për investime shumë të rëndësishme publike që do të ndihmojnë në ndryshimin e infrastrukturës dhe imazhit të vendit tonë. Në veçanti e kam fjalën për bllokimin politik që Z.Berisha i ka bërë që prej ardhjes së tij në
pushtet njërës prej rrugëve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit asaj Levan-Tepelen. Duke pasur kontakte ditën e fundit me vetë banorët e këtyre zonave unë i kërkoj z.Berisha që të mos pengojë më të mos bllokojë më dhe të mos mbajë peng më këtë investim prej 60 milion euro.
Njëkohësisht ne jemi të shqetësuar edhe për trumbetimet e pa vlera që i janë bërë fillimit apo vazhdimit të disa punimeve në disa akse shumë të rëndësishme dhe vitale për zhvillimin e vendit siç është rruga e re Lushnje-Fier ku nuk janë nisur punimet serioze. Si dhe bllokimi i punimeve në rrugën që lidh Rinasin me Vorën dhe shumë akse të rëndësishme mjaft të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ne jemi të shqetësuar që jo vetëm qeveria po tregon paaftësine e saj për të vënë në lëvizje dhe gjallëruar ekonominë e vendit por njëkohësisht po bllokon dhe inisiativat konstruktive të opozitës të cilat ndihmojnë në këtë drejtim. Këtu e kam fjalën për bllokimin absurd që i është bërë në Parlament prej disa muajsh projekt-ligjit të paraqitur nga LSI-ja për nxitjen e investimeve private në sektorin elektro-energjitik. Ky është një projekt-ligj i bërë me ekspertët më të mirë të vendit që e njohin fushën e energjisë në bazë të një përvoje të shkëlqyer në dekadat e fundit. Pra bllokimi i këtij projekt-ligji tregon mungesën e vullnetit politik për të pranuar inisiativa pozitive ndërtuese të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e një problemi kaq madhor siç është energjia elektrike.  Në këtë drejtim ne theksojmë se kjo qeveri duke mos nxitur ndërtimin e veprave publike të parashikuar në buxhetin e shtetit duke bllokuar shumë projekte me institucione ndërkombëtare për arsye politike apo diletantizmi nuk po bën asgjë tjetër përveçse po asfikson ekonominë e vendit dhe ekonominë e çdo familjeje shqiptare.
Ndaj duke denoncuar këtë klimë i kërkojmë qeverisë që të zhbllokojë situatën që të zhbllokojë projektet me institucionet ndërkombëtare dhe të marrin në konsiderat ato inisiative konstruktive të bërë nga LSI-ja.
Ndërsa përsa i takon fillimit dhe rifillimit të rrugës Durrës-Morinë të gjithë e dinë që kjo është një telenovelë e bezdisur dhe pa asnjë lloj rezultati konkret që nga qeveria e mëparshme ashtu dhe nga qeveria aktuale. Turizmi nuk zhvillohet me retorikë as marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk përmirësohen me fjali patetike por me vepra konkrete. Dhe përsa i takon turizmit dhe meqenëse mund të themi që sezoni tashmë ka filluar jo vetëm që veprat që do i shërbenin turizmit këtë vit nuk janë planifikuar për të përfunduar siç është rruga Velipojës apo rruga e Bregut por nuk duket asnjë inisiativë serioze për të përfunduar. I vetmi sihariq për turistët është se nuk do të ketë mundësi të shikojnë brigjet e Shqipërisë pa mjete lundruese. Pra kjo periudhë është shumë e dëmshme për ekonominë e vendit dhe është shumë e dëmshme për stabilitetin ekonomik dhe për mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.
 
Pyetje
 
Z.Meta Partia Socialiste ka deklaruar se do të kërkojë të drejtën e vetos për të gjitha partitë e opozitës. Ju si do të procedoni për të pasur njerëzit tuaj në komisione?
 
Ne kemi qënë dhe jemi kundër të drejtës së vetos nga çdo forcë politike. Në këtë drejtim ne do të bëjmë përpjeket tona që të zbatohen të gjitha vërejtjet e raportit OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit dhe do kërkojmë të zhvillohet transparencë e plotë për të gjithë proceset e votimit dhe të zgjedhjeve në vend.
 
Z.Meta a vazhdoni negociatat për bashkëpunim me PS dhe me partitë e tjera të majta?
 
Nuk besoj se kjo çështje meriton vëmendje të madhe nga ana jonë pasi kemi të bëjmë me nje marrëveshje të paravendosur prej kohësh dhe totalisht të paragjykuar nga të tjerët.
Në këtë drejtim mua më mbetet të theksoj se ne nuk do të bëhemi pjesë e krizës së opozitës tjetër e mungesës së saj të reformimit të mungesës së konceptit të bashkëpunimit dhe të ndarjeve të përgjegjësive.
Dhe njëkohësisht nuk kemi ndërmend të bëhemi pjesë e pyllit të Dushkut i cili sigurisht po e atrofizon atë pjesë të opozitës që është përgjegjëse për këtë process. Por për fat të keq ka dëmtuar rëndë legjitimitetin e institucioneve në
vend.
Në këtë drejtim unë dua t’ju siguroj juve dhe të gjithë shqiptarët se fokusi kryesor i LSI-së mbetet opozita ndaj qeverisë së Berishës si një qeveri e paaftë për të hapur fronte pune për shqiptarët dhe e aftë për të hapur fronte lufte me të gjithë institucionet në këtë vend. Së dyti mbetet përgjegjësia jonë për të kontribuar në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive për integrimin evropian të vendit. Proçes që siç e vëreni po shtyhet nga muaji në muaj ku besoj se nuk ka të bëjë vetem me arsye teknike. Dhe së treti padyshim që mbetet sfida e zgjedhjeve vendore ku LSI-ja do të hyjë për të fituar dhe tashmë do të zhbllokojë precesin e përzgjedhjes së kandidatëve në të gjithë vendin. LSI-në nuk mund ta mbaj peng askush dhe aq më tepër ata që janë peng të së kaluarës së tyre aspak të lavdishme dhe tepër të dyshimtë.
 
 
Z.Meta përfundimisht LSI-ja do te dalë e vetme në zgjedhjet lokale?
 
Mendoj se LSI-ja ka një marrëveshje madhore me të gjithë ata shqiptarë të cilët besojnë tek dinjiteti i votës së tyre që u cënua në mënyrë makabre në 3 Korrik nga Mega-dushku. Së dyti beson plotësisht në fuqinë e saj organizative- elektorale dhe do të bëjë aleancën e saj me qytetarët shqiptarë dhe me ato grupe shoqërore dhe individë me integritet. Ne hyjmë tani në procesin e përzgjedhjes së 470 kandidatëve të LSI-së për të gjitha bashkitë dhe komunat në vend dhe të 6 mijë kandidatëve për këshilltarë në të gjitha nivelet e komunave të bashkive dhe të qarqeve.
  0x323030362d30342d3235 12:49)