14 Feb Konferenca e shtypit e Kryetarit te LSI per Tiranen
” Konferenca e shtypit e Kryetarit te LSI per Tiranen z.Ilir Dashi Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës përfundoi fazën e ri-organizimit të anëtarësisë dhe strukturave të saj.
Si rezultat i këtij riorganizimi u strukturuan dhe konsoliduan një numër prej 480 organizatash ne baze qendrash votimi rreth 80 organizata mbi bazë Universitetesh dhe profesionesh.
Produkti i kësaj pune është anëtarësia në rritje e LSI se Tiranes e cila tani kap shifrën prej 5390 anëtarësh.
Në strukturat e LSI-së së Tiranës janë ngritur dhe 12 komisione të veçanta për fushat më të rëndësishme që shqetësojnë qytetarët e Tiranës përfaqësuar nga intelektualë të shqetësuar dhe ekspertë të këtyre fushave.
Kjo rritje e vrullshme e LSI-së së Tiranës na çon natyrshëm tani në një hap të ri të përzgjedhjes së kandidaturave më të spikatura të LSI-së për të gjitha nivelet e përfaqësimit të pushtetit vendor për Tiranën si për kryetarët e bashkive dhe mini-bashkive ashtu dhe qindra anëtarëve të këshillave bashkiake.
Dhe kjo faze riorganizimi do të përmbyllet të premten ora 18:00 ku anëtaret e LSI-së së Tiranës do të mbushin sallën e Pallatit të Kongreseve ku do të kete nje harmonizim më së miri te spektaklit politik me atë festiv.
Z. Dashi më konkretisht si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve të LSI-së së Tiranës. Pra në ç’bazë kriteresh do bëhet?
Sapo kemi filluar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe e gjithë kjo fazë deri në Qershor do të jetë faza e seleksionimit. Do perfaqesohemi me figurat më të mira dhe më të spikatura të LSI-së që do përfaqësojnë nivele të ndryshme të saj. Pra gjithçka do të bëhet totalisht nga përzgjedhja e anëtarësise në saj të të gjitha takimeve që do të organizojmë me Komitetet Zonale dhe me organizatat e Tiranës.
0x323030362d30342d3236 11:37)”