14 Feb Konferenca e shtypit dhënë sot nga Kryetari i LSI-së
Konferenca e shtypit dhënë sot nga Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta së bashku me anëtarin e Kryesisë së LSI-së prof.Fatos Klosi për të denoncuar aktin barbar të goditjes së z.Klosi sot nga një ish-punonjës i SHISH të kohës së Gazidedes Deklarata e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta
——–
Meta: Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga Prokuroria që të zbardhë këtë veprim kriminal dhe të zbatohet ligji ndaj autorit të krimit
Jemi sot përpara jush me qëllim që të denoncojnë një akt të dhunshëm fizik një agresion të paramenduar dhe të parapërgatitur kundër Prof. Fatos Klosit një personalitet publik anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe ish-drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar për një periudhë të gjatë.
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga Prokuroria që të zbardhë këtë veprim kriminal dhe të zbatohet ligji ndaj autorit të krimit. Së dyti pavarësisht se ne do të kemi qetësinë dhe durimin derisa të zbardhet kjo çështje nga ana e organeve të drejtësisë nuk ka arsye që të presim kaq gjatë për të denoncuar klimën dhe vetë sfondin politik ku ndodh një akt i tillë kriminal i parapërgatitur që është vetë klima politike e rehabilitimit të ngjarjeve të '97-ës e rehabilitimit të periudhës së errët të njohur edhe si periudha e Gazidedes.
Z. Klosi ka patur kurajo që edhe ditët e fundit të denoncojë atë periudhë të shëmtuar madje edhe një nga krimet më të përfolura gjatë asaj kohe që ende ka mbetur i pazbardhur deri në ditët e sotme. Kjo klimë revanshiste që nxit Z.Berisha kjo përpjekje e tij për të rehabilituar njerëz me përgjegjësi të madhe për ngjarjet e '97-ës për dhunën e ushtruar në atë kohë nga SHIK-u ndaj opozitës ndaj mediave ndaj personaliteteve politike ndaj zgjedhjeve të lira pra është kjo klimë është ky frymëzim i cili në fund të fundit për ne tregon edhe përgjegjësit e vërtetë të kësaj situate por edhe të kësaj ngjarje. Me këtë rast unë dua t'ju siguroj të gjithëve se asnjë nuk do të na ndalojë të gjithë ne edhe si forcë politike por edhe si opozitë për të mos lejuar rehabilitimin e asaj periudhe të shëmtuar të vendit tonë dhe njëkohësisht ne do të jemi të vendosur për të luftuar çdo përpjekje që nëpërmjet akteve të dhunshme t'i mbyllet goja jo vetëm opozitës por çdo qytetari dhe çdo njeriu që do të denoncojë një krim të ndodhur në këtë vend apo autoritarizmin e sotëm të Z.Berisha. Ne do ta ndjekim këtë çështje dhe në institucionet ndërkombëtare dhe kërkojmë nga Berisha që të distancohet nga një veprim i tillë kriminal jo thjesht me fjalë por në radhë të parë duke ndërprerë menjëherë përpjekjen e tij 15 mujore në krye të qeverisë për të rehabilituar periudhën më të errët të cilën ka kaluar populli shqiptar që nga viti 1990 dhe njëkohësisht për t'u distancuar nga njerëz si Bashkim Gazidede e të tjerë si ai të cilët gjithnjë e më shumë Berisha po ja servir opinionit publik si njerëz të cilët nuk kanë përgjegjësi për krime që i mbajnë mend të gjithë shqiptarët.
Deklarata e anëtarit të Kryesisë së LSI prof. Fatos Klosi
Z. Klosi çfarë ka ndodhur konkretisht me ju mëngjesin e sotëm?
Edhe për mua është një ngjarje e përgatitur meqenëse personi që e bëri atë veprim e pashë që po më priste kur unë zbrisja për të shkuar në punë kështu që kishte informacion. Sapo unë zbrita nga shkallët e shtëpisë dmth po më priste ke dera e pallatit pa e zgjatur tha: "ç'ke ti me mua" dhe filloi të gjuante me grushta dhe me një të shtyrë më përplasi në beton. Isha fare i papërgatitur se prisja fare dhe nuk e di për sa kohë kam qenë i pandërgjegjshëm më ndihmuan komshijtë. Them që ishte e përgatitur dhe nuk ka të bëjë me ish-detyrën time si drejtues i SHIK-ut. Unë kam 4 vjet që jam larguar nga ajo detyrë dhe nuk kam pasur absolutisht asnjë lloj incidenti. Unë kurrë nuk kam mbajtur roje me vete kur isha në shërbim qarkulloja vetëm i bindur që unë nuk kam probleme me njeri. Jam i sigurtë se ashtu e përgatitur siç ishte dhe pse tamam sot në mëngjes ka të bëjë me përgjigjet ndaj Gazidedes dhe me një emision të mbrëmshëm që ishte tek televizioni NTV në të cilin unë shpreha mendimet e mia për këtë që po ndodh që siç e tha edhe Kryetari i LSI z.Meta me këtë revanshizëm që kërkon të bëhet në jetën politike të vendit përdorimin e këtyre metodave. Jam fare i sigurtë që ka të bëjë me emisionin e mbrëmshëm mesa duket për ta unë mbrëmë e mbusha kupën. Më vjen vërtet shumë keq por le t'ia lemë organeve të Prokurorisë që ta sqarojnë motivin e vërtetë të saj ky është opinioni im. Personi që më sulmoi ka qenë oficer i shërbimit informativ në kohën e Gazidedes ka qenë edhe pak ditë mbasi erdha unë ka ikur nga shërbimi vetë as e kam njohur as e kam parë ndonjëherë. Ishte një djalë i fuqishëm i cili vetëm kaq më tha: çke ti me mua dhe filloi të më qëllojë.
E keni përmendur ndonjëherë emrin e këtij personi?
Asnjëherë unë jam interesuar sot se pastaj policia e kishte ndaluar. Pyeta pastaj punonjës të shërbimit ma sqaruan gjerë e gjatë se kush ishte dhe tani unë e di se kush është ai por deri në atë çast kurrë nuk e kam parë as nuk kam biseduar me të. Ai ka qenë oficer në shërbim është larguar me dëshirën e tij nga shërbimi në fillimin e viteve '98.
Keni pasur ndonjë konflikt me këtë person?
Absolutisht jo.
0x323030362d31302d3331