Konferenca e Sekretarit te Pergjithshem te LSI

Konferenca e Sekretarit te Pergjithshem te LSI

Konferenca e Sekretarit te Pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Jam këtu t’ju informoj për zhvillimet më të fundit në mbledhjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila lidhet kështu në çelje të sezonit të ri politik pas pushimeve të verës për të analizuar dhe diskutuar për ceshtje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rolin veprimtarinë politike dhe organizative të LSI-së dhe gjithë për integrim dhe gjithë performancën e saj në qeverisjen e vendit. Natyrisht një ceshtje e rëndësishme në të cilën u ndal kryesia është ajo që ka të bëjë me zgjedhjet që ne po zhvillojmë në LSI  e Tiranës siç ua kam bërë të ditur edhe më parë në26 shator do të  bëhen zgjedhjet sipas parimit nj anëtarë një votë për kryetarin nënkryetarin dhes sekretarin e përgjithshëm të Tiranës zgjedhje që do të mbahen me qendra votimi në të 11 njësitë e Tiranës pas së cilës do të dalë kështu edhe ekipi që do të drejtojë LSI-në e kryeqytetin. Përfundimisht për jetë garë jo vetëm për nga mënyra sesi zhvillohet por edhe për nga vlerat dhe risitë që djalle do të kandidojnë për kryetarë prof. Edmond Panariti dhe prof. Shezai Rrokaj dy emra të spikatur me kontribute në fushën akademike intelektuale dhe natyrisht me integritet të njohur dhe me vlera të spikatura që i bëjnë nderë garës së LSI dhe padyshim dhe gjithë atyre që i mbështetin dhe që do i zgjedhin me votën e tyre.

Natyrisht do të ketë në garë 3 nënkryetarë një nënkryetarë që zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga struktura e LSI-së në Tiranë janë 4 emra kandidatësh që konkurrojnë për njërin nga vendet e kryetarit dhe konkretisht është dr. Enver Roshi Viron Bezhani Sajimir Ivziku dhe Dritan Ylli.

Ka një kandidaturë për nënkryetarë të propozuara nga Lëvizja e Gruas për Integrim dhe konkurrojnë për një vend nënkryetari dhe këtu konkurron Nora Malaj dhe Blerina Kazaferi dhe një nënkryetar tjetër që vjen nga radhët e LRI-së për tu zgjedhur midis dy kandidatëve Endrit Brahimllari dhe Malvina Palushi.

Ndërkaq do të ketë një kandidat për Sekretarë të Përgjithshëm të Tiranës. Do të ketë dy kandidatë për sekretarë të përgjithshëm të Tiranës në të cilën konkurrojnë Besjan Pesha dhe Monika Kryemadhi.

Ky është vetëm fillimi apo më saktë kurorëzimi i hapit të parë të procesit të reformimit dhe strukturimit organizativ të LSI-në Tiranë që do të shtrihet pastaj në të gjithë vendin dhe që bën të mundur që LSI të jetë realisht e angazhuar dhe e gatshme për të përballuar sfidën politike dhe elektorale të radhës atë që ka të bëjë me zgjedhjet për qeverisjen vendore. Duke qenë se kjo është mbledhja e parë që bëhet pas pushimeve dhe është në fillim të një sezoni politik pas një viti në qeverisje  e vendit është e natyrshme dhe me shumë përgjegjësi ne bëmë edhe një analizë që të performacës së qeverisjes së LSI të rolit të të gjithë të mandatuarve të saj në të gjitha nivelet e qeverisjes e lidhur kjo edhe me një fazë vlerësimi rivlerësimi të kontributeve që jep gjithsecili në këtë funksion pra në funksion të rritjes së cilësisë së qeverisjes së mirë nga njëra ana dhe nga ana tjetër të angazhimit dhe performancës seriozitetit korrektesës dhe transparencës së çdo përfaqësuesi  të LSI në qeverisjen e vendit.

Për këtë shkak kryesia pasi diskutoi me shumë seriozitet shumë përgjegjshmëri miratoi propozimet për ndryshim në përfaqësimin e LSI në kabinetin e qeveris së Kryeministrit Berisha dhe konkretishtm e unanimitet kryesia e LSI-së i propozon kryeministrit që z. Meta aktualisht zv. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm të emërohet zv. kryeministër dhe ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. z. Dritan Prifti të lirohet nga detyra e ministrin të ekonomisë etj dhe në vend të emërohet ministër i punëve të jashtme  z. Edmond Haxhinasto. ndryshimet për të cilat vendosi kryesia  e LSI-së vijën natyrshëm pas një analize të nivelit të përfaqësimit të performancës dhe të fokusuara në mënyrë më të drejtpërdrejtë me synimin që rritjen e rrolit dhe të zgjerimit të dimensioneve të angazhimeve qeverisëse të LSI-së ne qeverinë  e vendit e parë kjo e  lidhur ngushte dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me rritjen ekonomike dhe me  realizimin e programeve të qeverisjes në këtë fushë shumë të rëndësishme. Është kjo lëvizje dhe në funksion të rritjes së rolit politik të LSI-së. Është në funksion të kombinimit më mirë të kontributeve të angazhimeve dhe të përmirësimit të asaj çfarë është bërë deri sot dhe veçanërisht duke theksuar dhe ato çfarë janë dhe prioritetet e programit tonë elektoral dhe politikës që është në fakt programi i qeverisë së sotme pra me prioritet e qeverisjes që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mënyrë të veçantë me rritjen e punësimit. Natyrisht një arsye tjetër që e bën të domosdoshme këtë lëvizje lidhet edhe me angazhimet dhe me rritje e rolit më të drejtë për drejtë të z. Meta në politikën e brendshme dhe për një prani më aktive më influence dhe më produktive të tij në krye të LSI-së si kryetar i LSI e parë e kjo e lidhur ngushtë me sfidën e zgjedhjeve të ardhshme elektorale pra me zgjedhjet e qeverisjes vendore. Në tërësinë e këtyre argumenteve dhe në logjikën e ndërhyrjeve për të përmirësuar punën në proukopimin për të rritur angazhimin dhe përgjegjshmërinë e njerëzve tanë në qeverisjes këto ndryshime vinë si një proces i natyrshëm si një proces organik dhe që janë pjesë e reformimit tërësor dhe e ridimensionimit gjithashtu të angazhimit të LSI në të gjitha nivelet e përfaqësimit të saj. Në këtë sens realist të vlerësimit të asaj çfarë është bërë dhe të ndërhyrjeve për të përmirësuar më tej punët në të gjithë spektroret dhe in
stitucionet ku drejtojnë të mandatuar anëtarë apo simpatizantë të LSI do të vazhdojnë më tej do ta thellojnë më tej sepse shqetësimi dhe prokupimi ynë i vetëm është qeverisja e mirë në shërbim të qytetarëve qeverisja me korrektesë në përputhje me ligjet e  vendit respektimi rigoroz i ligjeve garantimi i transparencës maksimale dhe padyshim autoriteti dhe gjithçka të bëjë me integritetin e përfaqësuesve në qeverisje të vijë si produkt i punë si rezultateve të tyre dhe natyrisht i kontributeve që ata japin për qeverisjen e vendit por edhe për forcimin  e rritjes së rolit të LSI.

 

Z. Rama a ka qenë i pranishëm z. Prifti dhe a është vënë në dijeni për këto lëvizje të fundit dhe si është pritur prej tij?

 

Z. Prifti nuk ishte i pranishëm  në mbledhje për shkak të një detyrimi personal familja natyrisht që më të është komunikuar është biseduar në proces madje për të respektuar domosdoshmërish praninë e tij në mbledhje ne këtë mbledhje e shtymë sepse ishte planifikuar të zhvillohej disa ditë më parë. Por natyrisht që z. Prifti ishte në detyrën e ministrit të ekonomisë si përfaqësues i LSI për shkak të LSI dhe të gjitha vendimet që merren nga forumet e LSI janë vendime jo vetëm legjitime por janë dhe vendime që respektohen dhe zbatohen nga të gjithë anëtarët e LSI.

Me të ka komunikuar kryetari i LSI dhe gjithë kjo lëvizje vjen pas unanimitetit të qëndrimit të kryesisë së LSI.

 

-A ka pasur ndikim në lëvizjen e z. Prifti akuzat që kanë ardhur nga PS?

Unë thash argumentet se mbi ç’bazë u arsyetua dhe mbi ç’bazë logjikoi kryesia e LSI në propozimin e ndryshimeve. Thash gjithçka vjen dhe fokusohet në të mirë të rritjes së rolit dhe përfaqësimit të LSI në qeverisjen e vendit dhe që detyrimisht është kushtëzuar nga ajo se çfarë ne pretendojmë apo synojmë të arrijmë në kuadër të përmbushjes së programit të qeverisjes dhe jo nga ajo çfarë ka ndodhur apo çfarë është bërë në të shkuarën. Kështu që analiza pastaj për episode të tjera nuk është ceshtje shumë e rëndësishme prioritare është dhe kjo është e rëndësishme që LSI si një organizëm i gjallë si një parti e përgjegjshme dhe forumet drejtuese të saj duke jetuar në koherencë të plotë me zhvillimet e vendit dhe me ato çfarë janë prioritete bën dhe realizon ndryshime përmirësuese në funksion të përmbushjes së objektivave të saj politike dhe qeverisës.

 

-A ka ndikuar në lëvizje e zotit Prifti akuzat që kanë ardhur nga PS?

Vlerësimi për gjithçka unë thash është i argumentuar në të gjithë informacionin që disponon edhe kryesia e LSI gjithçka ka të bëjë me punën performancën angazhimet dhe me realizimet e çdo individi.

 

-Pra Prifti nuk ka përmbushur pritshmërinë tuaj?

Edhe një herë po ua them që ne synojmë të realizojmë shumë më tepër nga çfarë është bërë dhe fakti që kryetari i LSI merr përsipër përgjegjësinë e drejtimit të e ministrisë së ekonomisë lidhet me gjithë trendin e zhvillimeve në këtë sektor që burojnë nga programi i qeverisë në funksion të përmbushjes së disa detyrimeve prioritare që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe me rritjen e punësimit të sektorë që lidhen drejtpërdrejtë me ministrinë që po flasim.

 

-A e ka pranuar z. Prifti këtë?

Kjo nuk është ceshtje që më përket mua dhe nuk është ceshtje shumë e rëndësishme. Çështje rëndësishme është vlera e lëvizjes dhe synimi i lëvizjes.

 

A është z. Prifti pjesë e LSI-së?

 

Z. Prifti është anëtarë i LSI-së nënkryetar dhe deputet i LSI dhe anëtarë i LSI për shkak të gjithë angazhimit dhe kontributit të tij në LSI që prej themelimit e deri sot.

 

A keni kontaktuar paraprakisht me Kryeministrin për këto lëvizje dhe a keni konfirmim nga ana e tij?

 

Po ka komunikuar në rrugë institucilonale kryetari i partisë. z .Meta aktualisht zv .kryeministër dhe ministër i jashtëm me të gjitha atributet që ka kryetari i LSI-së për gjithçka që ka të bëjë me praninë e LSI-s]ë në qeverisjen e vendit dhe padyshim vendimi i kryesisë është një vendim që do ti shkojë madje në këto moment mund t’i ketë shkuar zyrtarisht edhe kryeministrit të vendit për ta formalizuar propozimin e LSI në veprime ligjore kushtetuese në të gjithë procedurën që ka të bëjë me ndryshimet në kabinetin qeveritar.

 

Në analizën që bëri kryesia çfarë doli që nuk ka përmbushur Prifti përveç arsyes madhore që z. Meta do të jetë i angazhuar në politikë?

E thashë edhe një herë nuk është e rëndësishme çfarë nuk është bërë e rëndësishme është që ne pretendojmë p0ër shkak të objektivave politike dhe qeverisëse pretendojë të përmbushë në një cilësi tjetër dimension dhe vlerë tjetër angazhime prioritare të qeverisjes së vendit dhe në këtë pikëpamje ky ndryshim synon të vendosë apo ta shndërrojë ministrinë e ekonomisë në promotorin e politikave zhvillimore të ekonomisë së vendit në instrumentin institucional të krijimit të hapësirave për të përmbushur objektivin e rëndësishëm që ne kemi marrë përsipër edhe në premtimet elektorale kur them ne kam parasysh e gjithë qeveria për punësimin dhe arritjen objektivave që kanë të bëjnë me punësimin dhe natyrisht për të garantuar më shumë transparencë seriozitet produktivitet në rolin e çdo përfaqësuesi politik të LSI në qeverisjes.

 

A besoni se z. Haxhinasto do të mbajë performancën e z. Meta si ministër i jashtëm?

z.Haxhinasto ka një përvojë të njohur dhe kontribute serioze në shërbimin diplomatik të vendit. Ai ka punuar edhe më parë në ministrinë e jashtme ka qenë ambasador në LSI për shkak të detyrave politike është marrë drejtpërsëdrejti edhe me ceshtje e politikës së jashtme me gjithcka ka të bëjë me programin e saj
shkon në atë detyrë nga detyra e zëvendësministrit dhe natyrisht që vlerësimi i gjithë kryesisë ishte që z.Haxhinasto për shkak të beckgrandit të tij integritetit dhe vlerave intelektual dhe të përvojës në nivele të larta të administratës së vendin apo në nivele të larta të shërbimit diplomatik do ta përmbushë më së miri detyrën e ministrit të jashtëm në funksion të ecurisë me të njëjtin ritëm dhe në të njëjtën rrugë nëpër të cilën ka kaluar ky dikaster që prej fillimit të punës në krye të tij të Metës si monistër i jashtë.

z. Rama a i ka përmbushur le të themi LSI objektivat e saj edhe për një vit tjetër qeverisje apo mund të kemi lëvizje të tjera diku para zgjedhjeve lokale?

Natyrisht lëvizjet nuk janë asnjëherë të kufizuara në kohë dhe hapësirë ato zhvillohen sa herë që lind nevoja për të përmirësuar punë  për të ridimensionuar nevojat e angazhimit dhe për ta bërë angazhimin politik dhe qeverisës më të prekshëm tek qytetarët më dobiprurës për ta më transparentë dhe natyrisht nga kjo pikëpamje ne do të analizojmë më shumë seriozitet dhe me shuam përgjegjshmëri të gjithë njerëzit tanë në qeverisjen e vendit dhe do të ndërhyjmë atje ku do ta gjykojmë forumet e LSI se ndërhyrja është produktive është në sensin pozitiv dhe që mund të sjellë energji të reja kontribute të reja dhe padyshim ecja me atë ritëm që kërkojnë reformat e  mëdha të qeverisjes të evropianizimit në të cilat është përfshirë vendi. Për këto arsye madhore dhe për shkak të këtyre targeve prioritrare nuk ka asnjëherë funksione apo detyra të lidhura me një individ por ka gjithnjë angazhim institucional përgjegjësi politike qeverisje dhe natyrisht të gjithë katro të harmonizuara me njëra tjetër bëjnë të mundur që ne të jemi para qytetarëve shqiptarë që jo vetëm në përmbushej të misionit për qeverisje të mirë por sic thash edhe për të treguar që prioritet tona janë ato që kanë të bëjnë me horizontin evropian ku duam të mbërrijmë dhe jo me interesa të askujt tjetër dhe me gjithçka lidhet me emra individësh.

 

-Mendoni që lëvizjet në pjesën e LSI do të kenë atë ndikim edhë në lëvizje të mundshme nga kampi demokrat?

 

Ne kemi një marrëveshje bashkëqeverisje me PD dhe ndërhyjmë propozojmë dhe realizojmë ndryshime në ato dikastere institucione ku LSI është përgjegjësie natyrisht ne nuk jemi pjesë parciale jemi pjesë integrale shumë aktive produktive në qeverisje dhe gjykimet dhe vlerësimet për operacione të mëtejshme duke qenë se janë atribut kushtetues i Kryeministrit natyrisht që mbetën vetëm në vlerësimin e tij. Ne si pjesë e opinionit politik dhe publik natyrisht që mund të bëjmë sugjerime apo propozimet tona për gjithçka që lidhet me qëndrimin e Kryeministrit ndaj gjithë strukturës që është në drejtim dhe varësinë e tij.

 

A do të ndikonte në marrdhëniet mes PD dhe LSI-së një kalim i z. Prifti në grupin parlamentar tç PD-së?

Nuk preferoj të flas mbi hipoteza apo mbi skenare me sikur. Domethënë partneritet dhe marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë marrëdhënie institucionale që burojnë nga angazhime shumë më të mëdha se sa nga emri i çdo individi në njërën apo tjetrën parti.

Nga kjo pikëpamje partneriteti mes PD dhe LSI në qeverisjen e vendit  duke qenë se është partneritet për integrimin evropian është padyshim fokusuar tek ky objektiv prioritar dhe nuk ka të bëjë me asnjë individ apo me asnjë emër personal të askujt.

 

Toni juaj duket pakënaqësi ndaj z. Prifti….

Nëse ju doni të bëni analizën e tonit tim atëherë duhet ti referoheni një shkence siç është fonetika të analizoni artikulimin e çdo foneme dhe nga ana tjetër ngjyrimi emocional i një konference shtypi është ngjyrim i se4riozitet dhe i etikës që meriton jo vetëm auditori mediatik që ju përfaqësoni por edhe respekti profesional për profesion që ju realizoni. Pra toni im ka të bëjë me atë seriozitet dhe atë etike me të cilën komentohen vendime apo qëndrime të rëndësishme të një forumi politik siç është LSI të cilën unë përfaqësoj.

0x323031302d30392d3133 Luan Rama.jpg 21:59)