Konferenca e plote per shtyp e Kryetarit te LSI-se

Konferenca e plote per shtyp e Kryetarit te LSI-se

” Konferenca e plote per shtyp e Kryetarit te LSI-se z.Ilir Meta Meta: LSI gjithnjë ka pasur si preokupim kryesor dhe vazhdon ende ta ketë çështjen e  standarteve dhe jo çështjen e kalendarit dhe të stinës. Edhe këto jo se nuk kanë ndonjë rëndësi për kushtet e Shqipërisë por çështja e standarteve është vendimtare

Deklarate

LSI shpreh shqetësimin e saj në rritje për thellimin e krizës zgjedhore pas shpalljes së dekretit nga ana e Presidentit për zhvillimet e zgjedhjeve në 20 Janar dhe pas mungesës së koncensusit për të realizuar standartet më të domosdoshme dhe jetike që garantojnë integritetin dhe ndershmërinë e këtij procesi kaq të rëndësishëm zgjedhor. Lëvizja Socialiste për Integrim që në tetor të 2005 ishte e para forcë politike që inicoi një platformë për Reformën Zgjedhore dhe që u takua me Presidentin e Republikës ku i kërkoi që të nxiste partitë për të filluar Reformën Zgjedhore dhe njëkohësisht ishte ajo forcë politike që u takua me kryeministrin dhe drejtuesin e mazhorancës z.Sali Berisha me qëllim që Reforma zgjedhore të mos mbetej për minutën e fundit sikurse ka qenë një traditë negative edhe gjate gjithë kësaj periudhe të tranzicionit. Por të realizojë në kohë të gjitha standartet të kërkuar edhe nga rekomandimet e OSBE/ODIHR por njëkohësisht edhe duke vendosur për herë të parë standartet e pranuara për herë të parë nga të gjitha palët përpara zhvillimit të zgjedhjeve. Ne i  konsiderojmë zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor si shumë të rëndësishme pasi Shqipëria është në një stad të ri të marrëdhënieve të saj me BE-në pas nënshkrimit të MSA-së dhe jemi të ndërgjegjshëm që çdo deformim të këtij procesi zgjedhor do të penalizonte implementimin e kësaj marrëveshje kaq vendimtare për të ardhmen e vendit tonë në familjen europiane. LSI gjithmonë ka qenë e interesuar dhe ka vënë në rradhë të parë realizimin e standarteve më jetike dhe më të domosdoshme për garantimin e ndershmërisë së zgjedhjeve. Për ne nuk ka qenë asnjëherë primare çështja e kalendarit apo e stinës pavarësisht se edhe ajo ka rolin e saj në kushtet kur zhvillohen zgjedhjet dhe jemi vërtet të shqetësuar për këtë mungesë reflektimi të kryeministrit Berisha dhe të mazhorancës së tij që nga njëra anë bën sikur kërkojnë dialog dhe të mbrojnë Kushtetutën dhe nga ana tjetër në të gjitha drejtimet përpiqen të mos plotësojnë këto standarte që janë themelore dhe principiale për të garantuar ndershmërinë dhe barazinë e votës së qytetarëve shqiptare.
Pretendimi i z.Berisha për të qëndruar fort pas datës 20 Janar si një qëndrim në dukje parimor për mbrojtjen e Kushtetutës nuk është gjë tjetër përveçse një përpjekje për të mos realizuar ato kërkesa minimale që ka kërkuar opozita prej kohësh por edhe faktori ndërkombëtar të cilat kanë të bëjnë me kohën e duhur për verifikimin dhe saktësimin e listave të votuesve dhe njëkohësisht për të garantuar sigurinë e dokumentave të votimit pra për çështjen e çertifikatave. Në këto kushte ne gjykojmë se është e domosdoshme që dialogu të mos ngelet një thirrje demagogjike në distancë nga secila pale por që ai të zerë vend menjëherë dhe për këtë unë shpreh besimin tim dhe të LSI-së se edhe roli i Presidentit të Republikës do të ishte shumë i dobishëm dhe konstruktiv. Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje në datën 20 Janar apo në çdo date tjetër por në radhë të parë ka nevojë për zgjedhje të sukseshme dhe të pakontestueshme dhe që përshpejtojnë  rrugën e integrimit Europian të Shqipërisë dhe jo që të  provokojnë momente destabiliteti apo të një krize serioze institucionale në vend. Ndaj me këtë rast edhe njëherë tjetër në emër të LSI-së si një forcë që e ka pasur një  prioritet madhor avancimin e Reformës Zgjedhore si një standart të domosdoshëm të integrimit europian të vendit unë dua të shpreh përgjegjësinë dhe vendosmërinë tonë për të kërkuar një zgjedhje sa më të shpejtë dhe konstruktive në dobi të procesit zgjedhor dhe në dobi të stabilitetit të vendit.

Pyetje-Pergjigje:

Z. Meta fakti që ju po bëni fushatë në të gjithë vendin do të thotë që jeni gati për të marrë pjesë në zgjedhje nderkohe që ju nuk jeni rregjistruar në KQZ. A përbën kjo një kontraditë për LSI-në?

Nuk ka asnjë kontraditë midis qëndrimeve tona përsa i takon datës 20 janar dhe mos plotësimin e standarteve të kërkuara prej kohësh nga ana jonë dhe mosrregjistrimit në KQZ dhe njëkohësisht vazhdimit të aktivitetit tonë publik në takimet me elektoratin tonë apo me prezantimin e kandidatëve të LSI-së për qeverisjen vendore. Nuk ka asnjë kontraditë sepse ne nuk synojmë që të mos marrim pjesë në zgjedhje por ne synojmë që të marrim pjesë në zgjedhje dhe që ato të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe është e mundur atëherë kur këto standarte minimale që ne kemi kërkuar do të plotësohen. Së dyti sido që të jetë zgjedhjet do të bëhen nuk do të bëhen ndoshta në 20 Janar por në një datë tjetër. Ne në çdo rast edhe si forcë e re politike por edhe si forcë aktive si forcë energjike që komunikimin dhe lidhjen jo vetëm me anëtarët dhe simpatizantët e saj por me elektoratin dhe qytetarët shqiptarë e ka në plan të parë. Ne do të kemi kohën e duhur për të vazhduar këtë komunikim transparent me të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të komunikojnë me ne.

Z.Meta duke pasur parasysh angazhimin tuaj në këtë fushatë LSI a  është pjesë e qellimit te Partisë Socialiste për të kërkuar me cdo kusht shtyrjen e zgjedhjeve?

Më duhet të nënvizoj se LSI gjithnjë ka pasur si preokupim kryesor dhe vazhdon ende ta ketë çështjen e  standarteve dhe jo çështjen e kalendarit dhe të stinës. Edhe këto jo se nuk kanë ndonjë rëndësi për kushtet e Shqipërisë por çështja e standarteve është v
endimtare. Nuk ka të bëjë kjo që LSI mban këtë qëndrim se këtë qëndrim mban edhe PS-ja nuk ka lidhje me këtë gjë. Ne kemi një marrëveshje me Partinë Socialiste dhe kjo marrëveshje është realizuar atëherë kur PS-ja ka pranuar të angazhohet për një Reformë zgjedhore që garanton shqiptarët që të votojnë në mënyrë të lirë dhe të ndershme. E kemi nënshkruar këtë bashkëpunim kur PS-ja është distancuar nga Mega-Dushku dhe fenomene të tjera që deformojnë procesin zgjedhor. Pra qëndrimi ynë sot nuk ka të bëjë se ky është edhe qëndrimi i partive të tjera por në rast se qëndrimi ynë është ky është sepse nuk janë realizuar ato standarte minimale jetike për integritetin e këtyre zgjedhjeve. Njëkohësisht LSI është mjaft koherente në qëndrimet e saj sepse ne e kemi denoncuar çështjen e çertifikatave jo thjesht tani kur erdhi z. Berisha në pushtet por edhe kur ka qenë PS-ja para zgjedhjeve të 3 Korrikut. Pra duhet dhënë fund njëherë e mirë mundësia e manipulimit dhe e përmbysjes së  rezultateve të vullnetit të shqiptarëve nëpërmjet manipulimit të çertifikatave sepse kanë rëndësi afatet kushtetuese por mos të harrojmë se më i rëndësishëm se vetë afatet është përmbajtja e Kushtetutës së Shqipërisë kur thotë që vota e shqiptarëve është e barabartë dhe e lirë.

Z. Meta nuk do të ishte më mirë që të shkohet në Parlament në vend sesa të bëhet ky dialog me mazhorancën në distancë për të miratuar Reformën Zgjedhore?

Mendoj se në Parlament do të hyhet me procedura votimi por këtu nuk kemi të bëjme me procedura votimi por kemi të  bëjmë me një koncensus i cili duhet të garantohet më pare sepse këto çështje janë në rradhë të parë një tregues për vullnet politik për konsensus dhe per te garantuar rregulla të barabarta të lojës demokratike për të gjitha palët. Kështu që në rast se do të shkohej në parlament opozita do të vihet para një fakti të kryer ku mazhoranca mund të votonte ato gjëra që mund t’i interesonin dhe nuk mund të votonte shumë çështje të tjera që i intereson procesit zgjedhor.

Konkretisht Z. Meta çfarë kërkoni për listat dhe çertifikatat?

Mendoj se kjo gjë është shumë e qartë kërkohet koha e  duhur në mënyrë që të bëhet verifikimi dhe saktësimi i listave sepse ju e dini sepse KQZ-ja ka marrë një vendim që i interpreton kushtet e këtyre zgjedhjeve si zgjedhje të parakohëshme gjë që jo vetëm është jashtëligjshme por është edhe larg realitetit dhe së vërtetës sepse nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të parakohshme lokale. Së dyti përsa i takon çështjeve të certifikatave ne kemi kërkuar garanci sikurse i kërkojnë edhe ndërkombëtarët duke pasur garanci në dokumenta të indetifikimit të qytetarëve shqiptarë.

Pra Z. Meta ju po thoni se kjo është çështje vullneti por nëse ulen për dialog të dyja palët çfarë duhet të tolerojë secila palë?

Unë mendoj se këtu nuk shtrohet çështja se duhet të lëshojnë të dyja palët sepse nuk kemi të bëjme me një problem politik të dy palëve me njëra-tjetrën. Por kemi të bëjmë me qëndrimin e gjithë aktoreve politike ndaj një procesi zgjedhor. Ndaj procesi zgjedhor ka disa standarte dhe këto standarte nuk është se po i vendosim ne por këto standarte i kane kërkuar vetë institucionet ndërkombëtare. Dhe nuk është problemi në këtë rast se dikush duhet të lëshojë tek listat dhe dikush tjetër tek certifikatat sepse të dyja janë standarte që kanë të bëjnë me vetë procesin zgjedhor. Nuk është se ne po i kërkojmë sot këto standarte apo po i kërkojmë pasi Presidenti ka shpallur dekretin për zgjedhjet po këto i kemi kërkuar muaj më parë sepse ishim ishim të bindur se situata do të precipitonte deri në këtë fazë.

Z.Meta n.q.s. mazhoranca do të jetë e gatshme që të miratojë dhe të pranojë të gjitha kërkesat e opozitës përveç datës së zgjedhjeve cili do të jetë qëndrimi i opozitës?

Kjo do të thotë që mazhoranca nuk është e gatshme të plotësojë kërkesën e opozitës sepse vetë koha që është në dispozicion është e pamjaftueshme për të zgjidhur këto probleme dhe në rast se mazhoranca e kishte këtë vullnet unë e shpreha edhe më pare mazhoranca me kohë mund t’i kishte prodhuar çertifikatat ku të dëshironte në çdo vend të Bashkimit Europian. Ne këtë kërkesë e kemi bërë para 2 muajsh dhe nuk e kemi bërë sot apo një ditë mbasi Pesidenti i Republikës shpalli datën 20 Janar si datën e zgjedhjeve. Pretendimi i tyre të cilët nuk e kanë njohur Kushtetutën që ka Shqipëria në fuqi të cilët kanë bërë fushatë që shqiptarët ta bojkotojnë këtë kushtetutë nuk është për të mbrojtur Kushtetutën por është një preteks për të mos garantuar ato standarte minimale jetike që kanë të bëjnë me garantimin e votës së lirë të ndershme dhe të barabartë të shqiptarëve në këto zgjedhje.

Para disa muajsh ju jeni takuar me Z.Berisha për çështjen e zgjedhjeve. A do të ketë një takim tjetër në këto ditë?

Unë jam takuar me ndërgjegje të plotë me z.Berisha në Janar të këtij viti dhe jam takuar mbasi ka dështuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Reformën zgjedhore sikurse ranë të gjitha partitë dakort tek tryeza që organizoi Presidenti i Republikës. Unë kam kërkuar takim me z.Berisha kam kërkuar takim edhe me z.Rama dhe jam takuar me z. Berisha sepse ai është drejtuesi i mazhorancës dhe dihet që pa vullnetin e mazhorancës dhe pa vullnetin e opozitës nuk mund të bëhet reforma zgjedhore sepse ajo duhet të shkojë në parlament dhe duhet të miratohet atje. Ju mund t’i referoheni kronikave të atij takimi dhe prononcimeve tonë të përbashkëta. Berisha nuk është shprehur thjesht për këto që po kërkojmë ne sot ai ka ofruar dhe ka premtuar shumë më tepër. Ai premtoi atëherë se në zgjedhjet vendore shqiptarët do të kishin të drejtën dhe mundësinë që të votonin me ka
rta identiteti që është stadi më i lartë i sigurisë së dokumentave të votimit dhe të identifikimit. Sot ne nuk po kërkojmë këtë gjë jo se nuk duam që shqiptarët ta kenë këtë mundësi që ata të votojnë me karta identiteti por sepse jemi realistë dhe dimë që koha që ka mbetur në dispozicion është e pamundur për të realizuar një zgjidhje të tillë ndërsa ato që ne kemi kërkuar kanë qenë dhe janë tërësisht të mundshme që të zgjidhen brenda pak ditësh ose brenda fare pak javësh.  

A do të ketë protesta në Janar në rast të dështimit përfundimtar të Reformës zgjedhore?

Mendoj se jemi ende në momentin ku duhet të punojmë të gjithë për një zgjidhje konstruktive. Mendojmë se jemi në momentin ku duhet të përqendrojmë të gjitha energjitë tona për të vendosur një dialog real. Jam i bindur që jo vetëm unë por edhe opozita të gjithë jemi të gatshëm të takohemi me z. Berisha dhe me gjithë përfaqësuesit e mazhorancës aktuale në rast se ata kanë vullnetin për të zgjidhur çështjen e këtyre standarteve jetike për zgjedhjet. Në tryezën e bisedimeve nuk mund të ulet me kushte që vetëm data 20 Janar nuk negociohet sepse nqs vihet ky kusht sot kur kanë ngelur gati 30 ditë kjo do të thotë që standartet nuk realizohen. I vetmi kusht për t’u ulur në tavolinë është të zgjidhim këto standarte jetike nqs ato zgjidhen brenda 20 Janarit dakort nqs këto nuk zgjidhen brenda 20 janarit nuk ka rëndësi se eshte 27 Janari apo është një datë tjetër në Shkurt apo në Mars. E rëndësishme dhe e domosdoshme është të plotësohen këto standarte. Për çështjen e protestave qëndrimi ynë është shumë konstruktiv sepse po të ishte qëndrimi siç pretendon z.Berisha që të dëmtojmë imazhin e Shqipërisë që të fusim vendin në një moment jo stabiliteti absolutisht që ne do të kishim hyrë në këtë lloj procesi duke bërë kontestimet ashtu sikurse po i bëjmë dhe në çdo rast mund të zgjidhnim një moment për të dëmtuar procesin zgjedhor 20 janar një ditë para 20 Janarit apo një ditë pas tij. Pra absolutisht nuk ka qenë dhe nuk është ky qëllimi ynë. Ne duam që vendi të hyjë në zgjedhje normale të hyjë në zgjedhje të cilat garantojnë integritetin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe stabilitetin e vendit pas këtij procesi dhe ne këtë drejtim unë dua t’iu siguroj se Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë të gjitha përpjekjet e saj dhe jo vetëm kaq por edhe dua të rikonfirmoj edhe një herë tjetër se për ne roli i Presidentit të Republikës nuk është i ezauruar për çështjen e zgjedhjeve por ai mund të lujajë një rol tjetër të rëndësishëm në afrimin e palëve dhe në vendosjen e një dialogu produktiv. Do të ishte shumë mirë që kjo krizë e cila tashmë është hapur të limitohet sa më shpejt në kohë dhe në pasojat e saj që të vendoset dialogu dhe normaliteti dhe do të ishte shumë mirë që këtë krizë ta zgjidhim të gjithë bashkë si shqiptarë në mënyrë që të mos kemi një moment tjetër kur do të ndërhyjnë faktorë të tjerë. Gje që do të konfirmonte papjekurinë e klasës së sotme politike për të vendosur rregulla loje të barabarta dhe të ndershme në zgjedhjet dhe në politikën e këtij vendi.

Ju keni përvojën e kryeministrit besoni se çertifikatat speciale që ju kërkoni dhe koha e hartimit të zgjedhjeve janë të mundura brenda 20 janarit?

Unë personalisht nuk e besoj se këto janë të mundura brenda këtyre 30 ditëve që të realizohen. Mos harroni që brenda 30 ditëve duhet realizuar edhe fushata elektorale e partive pra janë disa çështje dhe elementë të zgjedhjeve dhe fushatës së bashku por ka qenë plotësisht e mundshme që kjo gjë të realizohej përpara 20 Janarit dhe ne propozimet tona konkrete edhe për prokurimin e drejtpërdrejtë edhe për prodhimin e çertifikatave e kemi bërë që para 2 mujash dhe nuk do duhej më shumë se 10 ditë që kjo çështje të zgjidhej nëse do të kishtë pasur vullnet. Së dyti e theksoj edhe një herë tjetër që është e domosdoshme që ne të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme si një moment për forcimin e stabilitetit në vend dhe ecurinë e integrimit europian të vendit. Nuk mund të mbrohet kushtetuta duke dëmtuar stabilitetin e vendit dhe integrimin e tij europian.   

0x323030362d31322d3137″