Konferenca e plotë e zbardhur e Kryetarit të LSI

Konferenca e plotë e zbardhur e Kryetarit të LSI

Konferenca e plotë e zbardhur e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta të PDS-së z.Paskal Milo dhe të PAD z.Neritan Ceka Siç jeni në dijeni me vendimin Nr.8 dt.20.10.2005 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për zbatimin e legjislacionit në përgatitjen dhe zhvillimin e procesit zgjedhor  të datës 3 korrik 2005. Në objektin e hetimit të këtij Komisioni parashikohej shprehimisht se ky Komision do të hetonte zbatimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe akteve të dala në zbatim të tij në lidhje me procesin e numerimit të votave për partitë politike dhe koalicionet nga Grupet e Numërimit të Votave si dhe pasqyrimin e tabelave të rezultateve të grupeve të numërimit në procesverbalin përfundimtar të hartuar nga Komisonet Zonale Zgjedhore. LSIPDS dhe AD nëpërmjet  anëtarëve të tyre në këtë Komision që në fillim të punës janë shprehur qartë dhe prerë që ky Komision do të realizonte detyrën e ngarkuar nga Kuvendi i Shqipëris vetëm nëpërmjet hapjes së kutive të votimit për tu treguar shqiptarëve se si u numërua dhe u llogarit vota e tyre e 3 korrikut.PD dhe PS shfaqën hapur mungesën e vullnetit politik për t’i shkuar deri në fund hetimit të kësaj çështje pasi ato penguan qëllimisht zbardhjen e së vërtetës e vërtetë që ndodhet në kutite e votimit. Nga krahasimi i rezultateve të tabelave të plotësuara nga Grupet e Numërimit të Votave me tabelën përfundimtare të plotësuar nga KZZ rezultojnë se ka mospërputhje të rezultatit dhe diferenca të theksuara. PRPSDPDR dhe PAA satelite të dy partive PS dhe PD në mënyrë haptazi të kundraligjshme në tabelat përfundimtare të plotësuara nga KZZ kanë një rezultat shumë herë më të madh se sa në të vërtetë për shkak se komisioneret militantë të dy partive PS dhe PD kanë falsifikuar hapur këto tabela duke u shtuar këtyre partive një numër të konsiderueshëm votash të cilat vetëm për 31 zona elektorale shkon në 15 mijë vota më tepër dhe në realitet këto falsifikime të rezultateve konstatohen në 89 zona zgjedhore. Këtë fakt të vërtetuar tashmë me prova të pakundërshtueshme e pohoi  para këij Komisioni Kryetari i KQZ z.Ilirian Celibashi i cili pranoi se tabelat e rezultateve për partitë politike të plotësuara nga KZZ janë të falsifikuara dhe rezultatet që ato pasqyrojnë janë jo të vërteta dhe fictive gjë që pasqyrohet edhe në Buletinin e Zgjedhjeve të botuar nga KQZ. Kjo deklaratë e bërë nga Kryetari i KQZ para Komisonit Hetimor e bëri të domosdoshme hapjen e kutive të votimit dhe numërimin e votave të tyre.
Në mbledhjen e djeshme të këtij Komsioni n/kryetari i tij Z.Bujar Nishani dhe përfaqsuesi i PR në këtë Komision kundërshtuan në mënyrë kategorike detyrimin dhe kërkesën tonë për hapjen e kutive të votimit dhe kërcenuan në mënyre të hapur arrogante anëtarët e këtij Komisioni dhe administratën e tij duke shprehur në këtë mënyre vullnetin politik të PD që kutite e votimit të mos hapen duke penguar në këtë mënyrë zbardhjen e krimit elektoral të 3 korrikut. Kjo tregon edhe njëherë se PD vazhdon në rrugën e saj të pregatitjes së manipulimit të madh të zgjedhjeve të tipit të 26 majit për zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor duke u dhënë garanci komisionereve të tyre të ecin në rrugën e manipulimit. Të ndodhur para kësaj situate kur afati i punës së këtij Komisioni përfundon sot partite tona i drejtohen opinionin të gjerë si dhe Kuvendit të Shqipërisë që të shtyjë afatin e punës së këtij Komsioni me qëllim hapjen e kutive të votimit. Dorëheqjen e anetarëve të  KQZ duke qënë se ata me vendim përfundimtar shpallen rezulat të falsifikuar në proporcional.
 
 
Pyetje
 
Fakti se ju gjendeni sot të tri partitë së bashku mos do të thotë edhe bashkëpunim ndërparlamentar i juaji?
 
Neritan Ceka:
 
Prej kohësh ne jemi pjesëtarë të një aksioni politik i cili ka si synim që ti qëndrojë besnik Kushtetutës të ndërtojë institucione të qëndrueshme si dhe të kundërshtojë polarizimin e skajshëm i cili ka këtë rezultat: 50 mijë vota janë falsifikuar nga dy partitë e mëdha me qëllim që të deformojnë tërë imazhin e politikës shqiptare edhe në parlament. Mendoni se sa vota janë falsifikuar në kutitë e votimit. Këtu duhet të kuptoni se përse Partia Demokratike
Veçanërisht po mundohet që të mos hapen kutitë e votimit. E përsëris edhe njëherë që synimi jonë është që të jemi besnik ndaj Kushtetutës të jemi anëtarë të një aksioni veprimi politik i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Çështjet e formave nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe besoj se prezenca jonë është kuptimplotë. Përsa u takon synimit të partive tona unë them se jemi përpara një politike të ndryshme nga ajo përpara 3 korrikut. Pra është një politikë që synon daljen nga klientelizmin pavarësisht rezultateve të deformuara. Kjo u shpreh jo vetëm në një aksion të përbashkët që ishte shumë rezultativ për kthimin e ligjit për financimin e partive politike por ne do ta çojmë këtë bashkëpunim deri në fund edhe përsa i përket pjesëmarrjes në komision me të drejta të barabarta në komisionin për reformën elektorale. Do të ketë edhe veprime të tjera që kalojnë edhe tre partitë tona. Keni parë se një bashkëpunim i tillë ndodh edhe me partitë përcaktuese edhe në pjesën e krahut të djathtë. Shpresoj që të jetë kuptuar se nuk bëhet fjalë për lëvizje kundër dikujt por është një lëvizje “për diçka”. Kjo është ajo çka na bashkon me LSI dhe PDS në këtë veprim të përbashkët politik.
 
 
Pyetje
 
I kërkoni Kuvendit që të shtyjë afatin e punës së këtij komisioni në fakt do të ketë një tendencë për të bashkëpunuar me grupet parlamentare brenda opozitës për të arritur një gjë të tillë ?
 
Ilir Meta:
 
Sikurse Profesor Ceka e bëri të qartë vetë shtyrja e punimeve të komisionit hetimor qëllimisht për një kohë të gjatë ka pasur si qëllim që të vihet komisioni para një fakti të kryer. Pikërisht në momentin më
të rëndëishëm atë të hetimit konrekt të krimit që ka ndodhur në zgjedhjet elektorale ky komision të pushojë së funksionuari me pretekstin e procedurave të kuvendit. Në këtë drejtim ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë për problemin e zgjedhjeve. Mendoj se ne kemi qënë të hapur për të bashkëpunuar edhe me PS edhe me PD dhe me të gjithë partitë e tjera që komisioni të realizojë qëllimin e tij. Dhe qëllimi i komisionit ka qenë që të evidentojë pikërisht falsifikimet dhe manipulimet e zgjedhjeve. Dhe në rast se komisioni këtë gjë e ariti me sukses falë vendosmërisë të anëtarëve tanë në këtë komision përsa i takon falsifikimit zyrtar në buletinin zyrtar të KQZ-së në 89 zona elektorale nga 100 gjithësej (kjo është e dukshme tërësisht evidente dhe u pranua nga kryetari i KQZ-së) pikërisht PD ofron pengesë për hapjen e kutive të votimit sepse i tmerron krimi që ndodhet në kutitë e votimit dhe pa frikë i quaj kutitë e krimit elektoral. Është një krim i cili u ka mohuar u ka përçudnuar votën qytetarëve shqiptarë dhe përfaqësimin e tyre në kuvendin aktual.
Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjitha partitë të cilat duan që ky komision të zbatojë ato qëllime që i takon vetes. Pra të evidentojë të gjitha shkeljet falsifikimet dhe manipulimet dhe mbi të gjitha në bazë të saj të çojë para përgjegjësisë penale të gjithë personat që kanë marrë pjesë në këtë krim të gjithë komisionerët e PD-së PS-së apo kushdo qoftë nga të gjitha nivelet. Ndaj ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në të këtë drejtim.
Duket qartë se PD dhe përfaqësuesit e saj janë pengesa kryesore për hapjen e kutive dhe për zbardhjen e këtij krimi. Në rast se ata do të insistojnë deri në fund atëherë të gjithë ne kemi të drejtë jo vetëm të dyshojmë por edhe të jemi të shqetësuar-se pavarësisht justifikimit që ata i bëjnë pjesëmarrjes së tyre në Megadushk dhe në proçesin e falsifikimit të zgjedhjeve pasi procesi u iniciua nga PS- kjo forcë politike me ardhjen në pushtet po synon të përdorë pushtetin dhe maxhorancën jo vetëm për të mbuluar një krim elektoral që ka ndodhur më 3 korrik por edhe për të përgatitur krime të tjera elektorale. Nuk e kemi shuar nga kujtesa jonë hapjen e kutisë së Pandorës në drejtim të manipulimit dhe tjetërsimit të zgjedhjeve që ishte 26 Maji i 1996. Ndaj Z. Berisha nëse dëshiron që të jetë koherent me deklarimin e tij në mbrëmjen e 3 korrikut që PD pavarsisht se fitoi në kushtet e zgjedhjeve të pandershme pra përsëri kishte si qëllim të saj kryesor që të realizojë zgjedhje të ndershme dhe të lira në Shqipëri. Dhe që të gjithë ne të gjithë shqiptarët të kenë garanci për këtë gjë ai nuk duhet duhet të urdhërojë bllokimin e hapjes së kutive të votimit.
Në konfigurimin tuaj parlamentar tashmë qëndrimet tuaja politike do jenë të bashkuar apo të ndryshme?
Ne kemi dalë para medias për një proçes që nuk ka rëndësi jo vetëm për tre forcat politike që ne përfaqësojmë por ka rëndësi për të gjithë vendin për legjitimitetin e institucioneve i cili është dhunuar dhe që ne nuk duam që të përsëritet më.
Përsa i takon bashkëpunimit tonë ne do të synojmë të bashkëpunojmë për çdo gjë që është në interes të zhvillimit dhe konsolidimit të demokracisë në vend. Çështja e zgjedhjeve është problemi kryesor çështja e respektimit të institucioneve është pa asnjë diskutim një nga synimet tona kryesore. Pavarësisht nga rotacioni i partive në pushtet ne jemi të interesuar që kollonat e këtij shteti të mos minohen por të forcohen dhe të kenë vazhdimësi. Dhe është pa asnjë diskutim një sfidë e madhe për ne dhe për gjithë shqiptarët që t’i japim fund polarizimit ekstrem polarizimit të sforcuar polarizimit të manipuluar sepse nuk është më real ky lloj polarizimi PS-PD që nxisin krerët dhe politikat ekstreme dhe konfliktuale të këtyre dy partive të vjetra. Sepse nga polarizimi ekstrem nuk fiton demokracia nuk fiton argumenti nuk fiton arësyeja nuk fiton rotacioni paqësor dhe demokratik. Nga polarizimi ekstrem Shqipëria mund të ketë ngjarje si ato të 97 të cilat në fund të fundit i paguan të gjithë shqiptarët- jo vetëm me pasurinë por edhe me jetën e tyre- do të ketë ngjarje si ato të 14 shtatorit do të ketë ngjarje të cilat godasin demokracinë dhe stabilitetin e vendit. Ndaj ne jemi të angazhuar për të bashkëpunuar midis forcave tona politike që t’i japim frymarrje demokracisë që ta çlirojmë demokracinë dhe shqiptarët nga mankthi i sherreve i kacafytjeve por edhe i pazareve të fëlliqura PS-PD.
Nga 100 zona 89 janë falsifikuar në mënyrë zyrtare dhe janë të botuara në buletinin zyrtar të KQZ. Nuk ka më fare rëndësi aspekti formal i organizimit tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që dua të theksoj është se ne kemi përshëndetur nënshkrimin e djeshëm paraprak të tekstit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me BE-në pavarsisht që e kemi theksuar që më 3 korrik se Shqipëria nuk ka arritur një nga standartet më domosdoshme dhe më elementare pra atë të zgjedhjeve të ndershme. Me këtë rast i kërkojmë edhe njëherë qeverisë aktuale që ta marrë seriozisht problemin e zgjedhjeve sepse ne nuk duam që të dëmtohet procesi i integrimit të vendit. Së dyti gjej rastin për të denoncuar përpjekjet tinzare të qeverisë së Z.Berisha që pikrisht dje kur u nënshkrua përfundimi i tekstit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asoocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian menjëherë pas një ngjare të rëndësishme por shumë shumë të vonuar- ndërmerr inisiativa që kanë si qëllim kontrollin e institucioneve të pavaruara siç është edhe problemi i mediave në vend. Pra mesazhe të tilla që jep Bashkimi Europian për të afruar Shqipërinë nuk duhet të shpërdorohen për të kaluar në revansh për përqëndrim pushtetesh të pavarura dhe demokratike dhe aq më keq për të mbyllur kutitë e krimit të 3 korrikut.
 
Deklarata e Milos
Ky bashkëpunim inst
itucional politik i tre partive parlamentare është një zhvillim i ri politik. Ai duhet konsideruar i tillë por gjithnjë në funksion të zhvillimit demokratik në Shqipëri dhe të mbrojtjes së të ardhmes demokratike europiane të Shqipërisë nga ekstremizimi politik