13 Feb Konferenca e plote e sotme e Kryetarit te LSI-se
Konferenca e plote e sotme e Kryetarit te LSI-se z.Ilir Meta mbajtur pas mbledhjes se Kryesise se LSI Mbledhja e sotme e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim bëri një vlerësim të gjithë organizimit të LSI-së edhe në bazë të strukturave të saj sipas njësive vendore.
Njëkohësisht Kryesia e LSI-së diskutoi edhe për mënyrën e re të organizimit në drejtim të afirmimit të politikave të LSI-së sipas prioriteteve dhe fushave të caktuara. Në këtë drejtim shumë shpejt do fillojë edhe funksionimi në bazë të një sistemi prej 12 zëdhënësash politikë sipas 12 fushave dhe prioriteteve më kryesore që ka programi i LSI-së.
Në këtë kontekst kjo mbledhje e kryesisë bëri një ndarje definitive të të gjithë drejtuesve kryesorë dhe anëtarëve të Kryesisë së LSI-së në ndjekjen e jetës organizative dhe politike të të gjithë degëve të LSI-së në të gjithë vendin lidhur kjo edhe me përgjegjësinë që do të kenë të gjithë drejtuesit e deleguar edhe për zgjedhjet vendore.
Po kështu Kryesia e LSI diskutoi lidhur me qëndrimet që ka mbajtur LSI në Parlament për çështjet më të rëndësishme që janë debatuar kohët e fundit ku vlerësoj qëndrimin e deputetëve të LSI-së lidhur me çështjen e legalizimeve. Ne shprehim kënaqësi për ndryshimin e ligjit të mëparshëm i cili nuk u zbatua për asnjë moment dhe që ishte kundër interesave të shumicës së komunitetit të interesuarve për këtë ligj. Duke qenë tërsisht të bindur që në fillim dhe afirmues të konceptit legalizim dhe më pas urbanizim si e vetmja zgjedhje e mundshme dhe sociale njëkohësisht shprehim keqardhjen se qeveria “Berisha” procedoi me shumë shpejtësi në Kuvend dhe nuk pati kurajon për të dialoguar përpara miratimit të këtij ligji me grupet e interesit.
Njëkohësisht Kryesia e LSI-së lidhur me inisiativat e fundit të qeverisë për ndryshimin e KKRT-së shprehu bindjen se ka nevojë për reformë edhe në këto institucione të cilat duhet të garantojnë pavarësinë e medias dhe mendimin e lire por në këtë drejtim ne jemi kundër çdo inisiative të njëanshme nga ana e qeverisë e cila synon zvëndësimin e bordeve aktuale me borde qeveritare. Ne jemi për reformë por për një reformë e cila vërtet do të garantojë pavarsinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe një reformë që do të jetë produkt i një dialogu dhe një konsensusi me grupet e interesit.
Kryesia e LSI-së shprehu shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit në Parlament duke patur në konsideratë incidentet e krijuara që nga mënyra e votimit të mocionit që u paraqit në Kuvend. Pra që nuk u pranua mënyra e fshehtë e votimit dhe njëkohësisht të gjitha anomalitë që shoqëruan më tej Parlamentin dhe që kanë sjellë një tensionim të panevojshëm dhe absurd të jetës parlamentare. Në këtë drejtim Kreyesia e LSI-së duke mbështetur qëndrimet e grupit parlamentar kërkon nga mazhoranca të reflektojë të mos bëhet më shkaktare për bllokimin dhe tensionimin e mëtejshëm të punimeve të parlamentit pasi ne kemi gjithë vullnetin e duhur për mbarëvatjen e punimeve të Parlamentit dhe për të nxitur gjithë ato reforma që kërkon procesi i Stabilizim –Asocimit i cili ende nuk është i përfunduar.
Në këtë drejtim ne duam të shprehim shqetësimin tonë që ka të bëjë me ata se kjo mynyrë votimi në Parlament e cila në thelb nuk është as e ndershme dhe as e fsheht nuk është gjë tjetër veç pasqyrim i vet ilegjitimitetit që gëzon ky Parlament për shkak të megadushkut dhe zgjedhjeve të 3 Korrikut. Edhe ato skena dhe situata shumë të tensionuara në Parlament nuk janë gjë tjetër veç produkt i një polarizimi artificial që solli ky Parlament dhe Megadushku i inicuar nga dy partit kryesore. Pra ndodh ajo që është në kundërshtim me vullnetin e elektoratit shqiptar i cili kërkoj në 3 korrik një përfaqësim më të ekulibruar dhe më demokratik në Parlamentin e vendit.
Z.Meta a keni një koment të shkurtër për shmangien e kopetencave të Presidentit për mënyrën se si procedohet dhe miratohen kandidaturat për ambasador ?
Zv.Kryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi është shprehur lidhur më inisiativën e qeverisë për të bërë një ndryshim në ligjin për shërbimin e jashtëm i cili synon që agramenti të merret përpara se sa Presidenti të bëjë dekretimin. Gjë që nuk është normale pasi kërkon që institucionin e Presidencës ta kthejë në një firmosës të detyruar të gjithë akteve dhe vendimeve të mazhorancës e cila është në kundërshtim me logjikën dhe të dhënies të kësaj kopetence edhe në Kushtetutën e vendit. Kjo inisiativë është në kundërshtim edhe me vetë thelbin e ligjit për shërbimin e jashtëm që është miratuar pasi ambasadorët nuk janë përfaqësues të qeverisë por janë përfaqësues të shtetit. Prandaj sipas atij ligji parashikohet që inisiativa e qeverisë duhet të verifikohet së pari në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit ku kandidatët të ballafaquhen me të gjitha forcat politike parlamentare për të provuar aftësin dhe integritetin e tyre për të përfaqësuar shtetin dhe jo maxhorancën dhe duhet që kjo të konfirmohet edhe nga Presidenti i Republikës. Marrja e agrementit përpara sesa Presidenti të bëj dekretimin ose përpara se propozimit ti cohet Presidentit synon ta vërë Presidentin përpara një fakti të kryer. Pra në rastë të mosfirmosjes për shkak të mos bindjes të tij për një gandidaturë të caktuar e vendos në një situate konfliktuale me vendin i cilit i merret agrementi përpra se ambasadori të bëjë një dekretim. Pra është një mungesë e plotë e seriozitetit nga ana e qeverisë dhe për fatë të keqë është edhe një sulm banal ndaj Institucionit të Republikës.
Si do të reagonte LSI-ja në seancën e radhës së ditës së hënë ku socialistët kanë deklaruar se do kërkojnë rivotim. Ju do ti bashkoheshi kërkesës për rivotim?
Ju e dini qëndrimin tonë në Parlament ne nuk morrëm pjesë në votimin e mocionit për arsye se e konsideruam se ai nuk ishte një votim me përputhje me norm
at dmokratike të jetës parlamentare pra u bë një votim i ndryshmë nga votimi sipas të cilit u zgjodh Kryetarja e Parlamentit. Në këtë drejtim ne jemi të bindur se është e domosdoshme të zhbllokohet jeta parlamentare dhe të normalizohet që të kryhet rivotimi në mënyrë të fshehtë dhe në mënyrë të pakontestueshme. Kjo është e vetmja zgjedhje që mendojmë se duhet të ofrojë maxhoranca aktuale.
A do të kthehet opozita në Parlament për të zhbllokuar reformën zgjedhore dhe a e kin marrë një premtim nga PS për kërkesat tuaj ndaj kësaj partije në lidhje me komisionin e reformës zgjedhore ?
Takimet e zhvilluara kanë qënë si rezultat të zhvillimeve në Parlament për një çështje të caktuar pra ka pasur disa takime me karakter koordinues për qëndrimin që duhet të mbajtur në mbrojtje të demokracisë parlamentare dhe të procedurave demokratike. Në këtë drejtim mendoi se çdo diskutim tjetër ka qënë rastësor pasi nuk ka pasur asgjë të inicuar dhe të përgatitur më para. Aktualisht jemi në këtë moment përfundimi të kësaj situate në Parlament ku Kryesija e LSI-së vendosi që këtë koordinim të mbajë në nivelin e përfaqësuesëve të grupit parlamentar. Në lidhje me çështjet e tjera sigurisht ky koordinim nuk do të thotë se kemi të bëjmë me mjë bashkëpunim serioz apo afatgjatë pasi dihet se cilat duhet të jenë pikësëpari shtyllat e një bashkëpunimi të tillë. Ku e para far dihet që është reforma zgjedhore ku ju dhe të gjhithë e din që kemi drejtuar një ftyesë PS dhe ajo e ka refuzuar.
Nëse do të ketë një formulë nga maxhoranca për çështjen e reformës zgjedhore ju do të riktheheshit në Kuvend ?
Mendoj se nuk është e mjaftueshme që për reformën të kontribojë vetëm LSI-ja dhe maxhoranca aktuale. Mendoj se kjo duhet të jetë një formulë gjithëpërfshirse për të gjitha forcat politike jo vetëm të maxhorancës por edhe të opozitës dhe së dyti mndoj së është e rëndësishme që maxhoranca të reflektoj deh t’i hap rrugën një votimi të ndershëm dhe të fshehtë për mocionin kaqë të kontestuar.
0x323030362d30322d3236 11:19)