Konferenca e plotë e dhënë sot nga Kryetari i LSI-së

Konferenca e plotë e dhënë sot nga Kryetari i LSI-së

Konferenca e plotë e dhënë sot nga Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta Dënojmë sot agresionin verbal të Kryeministrit Berisha kundër Institucionit të Prokurorit të Përgjithëshëm i cili është jo vetëm një sjellje e padenjë por njëkohësisht një mënyrë e rrezikshme e komunikimit politik në mënyrë anti-institucionale që mund të sjellë probleme shumë serioze për funksionimin dhe për kredibilitetin e institucioneve në këtë vend. Për më tepër që ky sulm i Z.Berisha vjen pas verifikimit në muajt dhe javët e fundit të një bashkëpunimi të sukseshëm midis Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë në luftën kundër disa bandave mjaft të rrezikshme në vend ku ky bashkëpunim ka rezultuar efikas dhe është përkrahur nga ne dhe nga opinioni i gjerë publik. Ndaj mendojmë se vazhdimi në këtë mënyrë i komunikimit të Kryeministrit me Prokurorin e Përgjithshëm jo vetëm që zhvleftëson ato suksese të aritura deri tani në luftën kundër krimit dhe trafiqeve por njëkohësisht rrezikon besueshmërinë e bashkëpunimit midis ekzekutivit Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë në të ardhmen në zbatimin e ligjit në këtë vend.

 

Z. Meta a mund të na jepni një koment konkret në lidhje me bashkëpunimin e PS-së dhe LSI meqenëse kohët e fundit keni shkëmbyer deklarata të ashpëra të ndërsjellta?

 

Ajo që kemi ne në dorë është të përgatitemi që të hyjmë të vetëm në zgjedhjet lokale. Nëse do të ketë një bashkëpunim ne e dëshirojmë këtë gjë dhe do të kontribojmë që ky bashkëpunim të jetë i sukseshëm dhe për të verifikuar që koalicioni i Berishës është në minorancë përsa i përket përkrahjes elektorale. Por çdo gjë ka të bëjë me vullnetin e palës tjetër dhe këtu kam parasysh PS-në për të qenë serioze dhe e besueshme në këtë proces bashkëpunimi. Në këtë drejtim nuk dua të ndalem më tej por mund të them që pas propozimeve të LSI-së për këtë platformë jemi treguar të gatshëm për të përcaktuar përfaqësuesit tanë që të negociojnë paraprakisht për elementët konkretizues të platformës. Pra për Reformën Zgjedhore për raportet dhe formulën e përfaqësimit në zgjedhjet vendore dhe për përmbajtjen politike të një dokumenti të tillë.

Por ne nuk do të nënshkruajmë dy marrëveshje pra një në parim dhe një konkrete. Sepse mendojmë që ka ikur koha e marrëveshjeve të pavlera në parim. Marrëveshje të tilla janë nënshkruar shumë në të kaluarën dhe ne nuk duam të bëhemi pjesë e një marrëveshjeve ku angazhimet dhe përgjegjësitë e secilës palë janë të paqarta.

 

Z.Meta nga PS dhe partitë e tjera ka një hezitim për nënshkrimin e marrëveshjes së detajuar që do të thotë për formulën e përfaqësimit në zgjedhjet lokale t’i bashkangjitet përveç platformës dhe harta me zonat e ndara. Pra a nuk ka një marrëveshje në parim për këtë çështje?

 

Mendoj që edhe kjo është një çështje parimore që ka të bëjë me qëndrimet e PS-së ndaj Mega-dushkut. Dhe në këtë drejtim ne kemi të drejtë të jemi skeptik për arsye që brenda një jave PS ka derguar 2 platforma. I vetmi ndryshim midis këtyre ishte ndryshimi i rënditjes së partive në këto dy platforma. Në rastin e parë ku LSI-ja ishte renditur e dyta pas PS-së sikurse është edhe rezultati real i 3 Korrikut. Në platformën e dytë LSI-ja është renditur përsëri e dyta por e para ishte renditur PAD dhe u argumentua se PSD-ja ishte e shqetësuar për renditjen e parë. Pasi pretendonte se ishte ajo e dyta dhe renditja duhesh bërë sipas alfabetit. Ne na vjen keq që PS-ja nuk e ka hapur abetaren kur kan bërë rënditjen sipas alfabetit sepse L është përpara P. Çuditërisht të duken si detaje të vogla por tregojnë një mungesë të madhe të seriozitetit të vetë PS sepse nuk po flas për parti që nuk kanë se çfarë serioziteti të kenë.

 

Z.Meta kryetari i PR-së ka hedhur idenë që Presidenti mund të zgjidhet nga populli si e gjykoni ju këtë gjë?

 

Kjo më parë ka qenë një ide e vetë PS-së. Ne i kemi bërë të qartë se këtu nuk është problemi i Presidentit sepse Mediu thotë të zgjidhet presidenti dhe të shmanget kriza. Sepse kriza nuk është nga Presidenti. Ne sot kemi President dhe jemi në krizë sepse është edhe një president i pranuar nga të gjithë. Dhe kjo nuk është çështja e presidentit por e parlamentit. Edhe në rast të zgjedhjes së presidentit me këtë parlament dhe ilegjitimitetit të tij nuk mund të ketë një stabilitet të vendit.

  0x323030362d30342d3137 11:35)