13 Feb Konferenca e LRI ne Elbasan
” Konferenca e LRI ne Elbasan 21:29 Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) zhvilloi sot konferencën e saj në rrethin e Elbasanit. Në këtë takim merrnin pjesë qindra të rinj studentë dhe gjimnazitë të rrethit të Elbasanit. Gjithashtu merrte pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) studentja e drejtësisë Erisa Xhixho si dhe drejtues të degës së LSI në Elbasan. Kryetarja e LRI-së Xhixho theksoi në fjalën e saj se LRI do të jetë një lëvizje rinore ndryshe. Lëvizjen Rinore për Integrim do ta bëjmë vetë ne iu drejtua Erisa Xhixho bashkëmoshatarëve të saj në Elbasan. Ajo theksoi se LRI do të jetë gjithnjë pranë studentëve pranë gjimnazistëve dhe të gjithë rinisë shqiptare për të ngritur zërin sa herë që do të jetë e nevojshme dhe për të paraqitur alternative zgjidhjeje për shqetësimet e tyre.
Ndërkaq duke përshëdentur konferencën e LRI së Elbasanit Kryetari i LSI z.Meta theksoi se “deri më sot politika i ka përdorur të rinjtë dhe ata kanë qenë një viktimë e politikës. Ndërsa sot ju drejtua Meta të rinjve juve keni mundësi që ta përdorni politikën për të qenë aktorë dhe kërkues të një të ardhmjeje të sigurt evropiane për veten tuaj dhe për vendin dhe këtë mundësi ju’a ofron LSI ku të rinjtë nuk konsiderohen një dekor por si forca kryesore pjesëmarrëse dhe vendimarrëse në politikat e saj për të ardhmen e vendit. Gjithashtu duke vazhduar më tej Meta ju drejtua të rinjve elbasanas se “ju nuk e meritoni këtë errësirë dhe këtë qeverisje që nuk ofron dritë as në fund të tunelit.
PD dhe PS mbeten dy forcat politike që mbajnë peng Shqipërinë prej 15 vjetësh tha Meta duke shtuar se këta forca të vjetra politike po mbajnë peng edhe rininë shqiptare. Kurse LSI përfaqëson progresin dhe zhvillimin ndaj ka ardhur koha që rinia të mos jetë më e përdorur nga parlamenti konfliktual i Megadushkut. Deputetët e këtij parlamenti merren me cikërrima për të mos u marrë me problemet më të mëdha që shqetësojnë këtë vend theksoi kreu i LSI. Ndërkohë Meta është ndalur edhe në krizën energjitike që ka pushtuar vendin. Ai tha se kostoja e jashtëzakonshme që po u rëndon bizneseve nga mungesa e energjisë është 10 herë më e lartë sesa ulja e taksave nga kjo qeveri. Edhe studentët e ndjejnë këtë mungesë duke mos patur mundësi të studiojnë dhe të fitojnë dije për shkak të kësaj krize e cila ka mbuluar të gjithë vendin.
Ndërkaq në takim e mori fjalën edhe Kryetai i LSI në Elbasan kirurgu Bujar Kllogjri i cili u shpreh se edhe baza e LSI-së në Elbasan janë rinia studentët dhe të rinjtë elbasanas. Ai përshëndeti 69 të rinjtë që janë bërë anëtarë të rinj të LSI duke marrë teserat e saj.
0x323030352d31312d3233 AKTIVITETE”