14 Feb Konferenca e Kryetarit te LSI Z. Ilir Meta
Konferenca e Kryetarit te LSI Z. Ilir Meta Në emër të LSI-së dua të përshëndes të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe në vecanti qytetarët e Tiranës për pjesëmarrjen e tyre në kushtet e një sfidë mjaft të rëndësishme në zgjedhjet e 18 shkurtit dhe për kontributin e madh që të gjithë dhanë për mbarëvajtjen e këtij procesi pavarësisht nga problemet proceduriale që u shfaqën që në mëngjes e deri tek tensionet politike me qëllim për të ndikuar në procesin e votimit.
Unë mendoj se edhe aq progres sa mund të thuhet se është realizuar ditën e djeshme është meritë e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa përsa i takon menaxhimit të procedurave dhe të organizimit të zgjedhjeve mendoj se problemet dhe përgjegjësia i takon qeverisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Dua të shpreh kënaqësinë e veëantë për fitoren e shkëlqyer në kryeqytet dhe në shumë qytete të tjera të rëndësishme të vendit ë'ka tregoi qartë se ato objektiva që opozita kishte për fitoren e këtyre zgjedhjeve ishin tërësisht të bazuara në përkrahjen që opozita gëzon në elektoratin shqiptar dhe ajo tashmë është një shumicë e padiskutueshme.
Njëkohësisht nuk mund të ri pa denoncuar atë presion që është ushtruar në shumë zona të vendit në nxitjen e segmenteve shtetërore në përkrahje të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike me qëllim të deformimit të procesit votimit.
Mendoj se mungesa e theksuar e besimit midis palëve ka pasur si arsye kryesore përpjekjen e hershme të Partisë Demokratike për të mos kontribuar për një Reformë Zgjedhore të plotë dhe në kohën e duhur dhe njëkohësisht për të ndikuar në mënyrë të pandershme mbi procesin e votimit.
Prandaj do e ftoja Z. Berisha që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të pranojë humbjen në Tiranë dhe në shumë zona të tjera dhe të mos cënojë më tej standardet e zgjedhjeve të 18 shkurtit.
Z. Meta cili është komenti juaj në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Kombinat?
Deklarat e Berishës për procesin e djeshëm në Kombina mendoj se është në vazhdën e mashtrimeve dhe të demagogjisë së tij sepse unë e kam ndjekur nga afër këtë proces në disa qendra votimi dhe së bashku me vëzhguesit ndërkombëtar kemi konstatuar në veëanti në qëndrën 18/67 dhe në qendrën e votimit tek Shkolla "1 Qershori" ka qenë një demostrim i dhunshëm nga ana e Partisë Demokratike dhe deputetëve të saj të frymëzuar edhe nga ministrat e qeverisë. Përpjekja ka qenë shumë e qartë për të zgjatur papërfundimisht procesin e votimit në mënyrë të sforcuar me qëllimin që të votojnë sa më shumë njerëz me dokumenta të parregullta votimi. Mendoj se këto probleme janë konstatuar dhe do jenë edhe në raportin përfundimtar të ndërkombëtarëve.
Z. Meta ky proces zgjedhor ka prurë ndonjë risi në zhvillimin e procesit zgjedhor?
Për mendimin tim këto zgjedhje nuk kanë sjellë ndonjë element të ri edhe ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor u bënë shumë të sforcuara janë bërë me shumë kosto. Edhe për imazhin e vendit dhe për funksionimin e institucioneve mendoj se edhe KQZ-ja nuk ka funksionuar në mënyrën e duhur ku unë mendoj se ka qenë në mënyrë të dukshme e paaftë për të organizuar një proces të rregullt zgjedhor.
0x323030372d30322d3139 13:9)