14 Feb Konferenc per shtyp nga Sekretarit i Pergjithshem Petrit Vasili
” Konferenc per shtyp nga Sekretarit i Pergjithshem Petrit Vasili Situata e rëndë politike veçanërisht e javëve të fundit ka shqetësuar maksimalisht jo vetëm opinionin e gjerë publik shqiptar por edhe atë ndërkombëtar.
Reagimet e njëpasnjëshme të Komitetit Amerikan të Helsinkitambasadorit gjerman në Shqipëri si dhe më së fundi ajo e përfaqësuesit të Komisionit Europian në Tiranë janë provë e një shqetësimi në rritje të partnerëve ndërkombëtarë për udhëkryqin e rrezikshëm politik ku është rifutur demokracia në Shqipëri pas veprimeve arrogante dhe në dhunim të plotë të ligjit dhe kushtetutës nga maxhoranca e kryesuar nga kryeminstri njëherazi edhe kryetari i Partisë Demokratike Berisha.
Thirrja e tyre për dialog është në një linjë me dëshirën e opozitës shqiptare për këtë formë të zgjidhjes së krizës. Por për fat të keq maxhoranca e z.Berisha ka ndërmarë dhe po ndërmer veprime të njëpasnjëshme që asgjësojnë çdo premisë për një gjë të tillë.
Deklarata më e fundit e Berishës në prani edhe të përfaqësusësit të Komisionit Europian në Tiranë për mosndryshimin e Kodit Zgjedhormbajtjën e regjistrit të përkohshëm të zgjedhjeve dhe moskthimin e anëtarit të vjedhur të KQZ është prove se arroganca e tij dhe strategjia e tij për vjedhjen e votës së shqiptarëve nuk ndalet as nga prania e përfaqësuesve të BE të ulur në të njëjtën tavolinë me të.
Është sigurisht shokuese për fatet e demokracisë shqiptare ky rikthim dhe krijimi i të njëjtave premisa për një krizë akoma më të rëndë politike të ngjashme me atë të vitit 1997 krizë e cila pati zanafillën e saj të dhunimi i zgjedhjeve dhe vjedhja e pashëmbullt e votës në 26 maj 1996.
LSI dhe opozita e bashkuar shqiptare do të vazhdojë të jenë garante të zbatimit të ligjëve ne Shqipëriligje ku kontributi i partnerëve ndërkombëtarë kanë qënë i një rëndësie jetike si dhe nuk do të kërkojë asnjë herë asgjë më shumë se zbatimi i ligjit dhe rivendosjen shtetit ligjor. Vendosmeria e LSI për të mbrojtur kushtetutën dhe ligjin u shpreh qartazi edhe në seancën e fundit parlamentare kur maxhoranca sipas një skenari ogurzi në mënyrë ilegale dhe jashtë institucioneve miratoi ligjet që i duheshin asaj për të krijuar premisat e vjedhjes së zgjedhjeve dhe dhunimit të medias dhe fjalës së lirë. Duke pasur filozofi të sajën reagimin demokratik të parametrave europiane LSI dhe opozita e bashkuar do të reagojnë fuqishëm në aleancë më qytetarët në mbrojtje të votës së lirë dhe të plotësimit të standartëve europiane dhe euroatlantikë ku kushti kryesor është zbatimi i ligjit dhe rivendosja e shtetit të së drejtës e garantimi i lirisë së medias.
Ky reagim i fuqishëm do të jetë gjithmonë në parametrat e një regimi civil demokratik dhe qytetar dhe asnjë herë nuk do të përsërisë reagimet e turpshme dhe të dhunshme të pozitës së djeshme dhe liderit të saj Berisha që dogji dhe dhunoi institucionetngjarje të cilat partnerët ndërkombëtarë i kujtojnë mirë dhe ku ata investuan shumë për rivendosjen e tyre.
LSI i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo mekanizmave të saj që të ushtrojnë influencën e tyre për parandalimin e thellimit të mëtejshëm të krizës politike dhe rrezikimit të demokracisë në Shqipëri. 0x323030362d30382d3038 13:31)”