Konferenc per Shtyp e Nen kryetares se LSI Filloreta Kodra

Konferenc per Shtyp e Nen kryetares se LSI Filloreta Kodra

” Konferenc per Shtyp e Nen kryetares se LSI Filloreta Kodra Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon me forcë veprimin më të fundit të qeverisë për ndryshimin e ligjit “Për dëshmorët e luftës” që heq shpërblimin për familjarët e dëshmorëve.

Ky veprim është një goditje tjeter që i bëhet kujtimit të dëshmorëve të luftës dhe sakrificës sublime që ata bënë për një Shqipëri të lirë e demokratike.

LSI denoncon faktin se ky ligj është inspiruar në vazhdimësi nga klanë që i janë kundërvënë luftës nacional çlirimtare që në fillimet e saj. Si i tille ai është një veprim i qëllimshëm i qeverisë  në frymën e luftës famëkeqe të klasave për denigrimin e pjesëmarrësve të luftës antifashiste nacionalclirimtare të popullit shqiptar dhe goditjen morale dhe ekonomike të familjarëve të tyre.

Ligji i ri i miratuar në komisionin Parlamentar dëshmon edhe një herë për demagogjinë dhe falsitetin e premtimeve të qeverisë Berisha për trajtimin me përparësi të pensionistëve kur dihet se përfitimet simbolike financiare nga shpërblimi i dëshmorëve të luftës i marrin vëllezërit e motrat e deshmorëve që tashmë janë pensionistë.

LSI edhe përmes përfaqësuesve të vet në Parlament e ka kundërshtuar këtë ligj si një akt që nxit ndasitë dhe përcarjen dhe është në kontrast të plotë me frymën e bashkëpunimit dhe integrimit për të cilën të gjithë shqiptarët janë të interesuar.

LSI i kërkon kësaj qeverie dhe këtij parlamenti që ta rivendosin këtë të drejtë për familjet e dëshmorëve dhe të lënë pas hakmarrjet primitive e goditjen e simbolëve të kombit që kanë kontribuar për arritjet e sotme duke punuar për hartimin e miratimin e qindra ligjëve që i duhen vendit për tu integruar në Europë.

0x323030362d30392d3231 13:46)”