Komunikim për mediat nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së

Komunikim për mediat nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së

Komunikim për mediat nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z. Luan Rama

Tiranë më 30 maj 2010

“Lëvizja Socialiste për Integrim është e angazhuar në çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në Bashkimin Europian”. Kjo është deklarata që ka bërë sot Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste z. Luan Rama në përgjigje të komenteve mbi mungesën e përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në takimin e Komitetit për Europën Juglindore të Internacionales Socialiste që u zhvillua dje në Tiranë.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z. Rama vlerësoi se pjesëmarrja e LSI-së në takimin e zhvilluar nga Partia Socialiste ka ardhur edhe si mungesë e rëndësisë që ka Komiteti për Europën Juglindore të Internacionales Socialiste.

Më pas z. Rama theksi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka vlerësuar se aktiviteti i saj politik është fokusuar në çështje më konkrete më të ndjeshme për opinionin dhe më të prekshme nga qytetarët.

Në këtë linjë z. Rama përmendi procesin konkret të liberalizimit të vizave por në një rrafsh më të gjerë dhe gjithë proceset europianizuese që synojnë të afrojnë vendin në familjen europiane.

 Më konkretisht në lidhje me takimin e komitetit Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z. Luan Rama u shpreh:  “Ishte një veprimtari e parëndësishme e disa njerëzve që nuk kanë se me çfarë të merren tjetër ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim është e fokusuar te prioritetet Europianizuese të Shqipërisë”.

0x323031302d30352d3330 Luan Rama.jpg 13:31)