Koalicioni opozitar "Bashke per te Ardhmen" prezanton mjeken Luzhiana Abazi per njesine bashkiake nr.6 ne Tirane

Koalicioni opozitar "Bashke per te Ardhmen" prezanton mjeken Luzhiana Abazi per njesine bashkiake nr.6 ne Tirane

Koalicioni opozitar “Bashke per te Ardhmen” prezanton mjeken Luzhiana Abazi per njesine bashkiake nr.6 ne Tirane Meta: Dua të shpreh besimin tim të patundur se fitorja më e thellë e kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës z. Rama do të jetë këtu në Kombinat. Njëkohësisht jam i bindur se kandidatja e koalicionit "Bashkë për të Ardhmen" Luzhiana Abazi është plotësisht e denjë për të vazhduar këtë rrugë ndryshimi
 
 
Koalicioni i majtë "Bashkë për të Ardhmen" prezantoi sot kandidaten për njësinë nr.6 në Kryeqytet minibashkinë e Kombinatit mjeken Luzhiana Abazi. Luzhiana Abazi është Nënkryetare e LSI për Tiranën. Në prezantimin e znj.Luzhiana Abazi morën pjesë Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta si dhe Kryetari i PS dhe njëkohësisht kandidat i opozitës për Tiranën z.Edi Rama si dhe përfaqësues të tjerë nga partitë e koalicionit "Bashkë për të Ardhmen". Ndërkaq në këtë takim ndodheshin edhe krerët e LSI dhe PS të Tiranës z.Ilir Dashi dhe z.Besnik Bare.

Në fjalën e tij Rama kërkoi mbështetjen e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve për kandidaten e shkëlqyer të opozitës Luzhiana Abazin.

 

Ndërsa Kryetari i LSI z.Ilir Meta duke kërkuar votën e të gjithëve për Luzhiana Abazin u shpreh se "dua të shpreh besimin tim të patundur se fitorja më e thellë e kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës z. Rama do të jetë këtu në Kombinat. Njëkohësisht jam i bindur se kandidatja e koalicionit "Bashkë për të Ardhmen" Luzhiana Abazi është plotësisht e denjë për të vazhduar këtë rrugë ndryshimi që ka pësuar Kombinati gjithë kësaj kohe ku padyshim është edhe kontributi i kryetarit aktual Irfan Dashi. Jam i bindur se kandidatja jonë ka të gjitha ato dimensione të mjaftueshme për të çuar përpara këtë punë të kryetarit aktual. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike është vetëm një kandidat patentash dhe nuk ka shans as ai dhe as kryeministri Berisha që me çertifikatat e 3 Korrikut të devijojë vullnetin e popullit të Kombinatit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë nuk ka më asnjë shans që Kombinati të kthehet mbrapsht. Ndërsa kandidati i mazhorancës Sokol Olldashi meqenëse ka merak për  periferitë le të vijë të shikojë Kombinatin i cili tashmë është kthyer në një qendër të re të kryeqytetit ku edhe me angazhimin e znj. Abazi dhe të gjithë opozitës do të zgjidhë shumë probleme akute për këtë zone sikurse është problemi i ndotjes dhe të plehrave në Kashar.

Ndërkaq vetë kandidatja e koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" znj.Luzhiana Abazi u shpreh se Kombinati ka nevojë për më shumë punësim për më shumë shkolla për fëmijët për një shërbim shëndetësor sa më të mirë dhe për më shumë pastërti dhe oksigjën për mushkëritë e qytetarëve tanë. Ne angazhohemi plotësisht për të plotësuar të gjithë këto nevoja jetike për qytetarët e kombinatit prandaj dhe motoja jonë është "Bashkë për të Ardhmen". Ndaj i bëj thirje gjithë aktivistëve dhe simpatizantëve të së majtës të punojmë së bashku për të fituar më 18 Shkurt dhe  që të punojmë së bashku për të çuar më tej këtë rrugë  të nisur nga kolegu Dashi.

  0x323030372d30312d3233 16:3)