Koalicioni i majtë takim elektoral në mbështetje të kandidatit të opozitës në njësinë nr.9 të Tiranës

Koalicioni i majtë takim elektoral në mbështetje të kandidatit të opozitës në njësinë nr.9 të Tiranës

” Koalicioni i majtë takim elektoral në mbështetje të kandidatit të opozitës në njësinë nr.9 të Tiranës z.Armond Halebi Meta : Berisha i ka pasur të gjitha mundësitë për të mbajtur premtimin për legalizimin e banesave dhe pronave tuaja. Por kjo gjë jo vetëm që nuk ka ndodhur por ka një zvarritje të këtij procesi dhe një mungesë të transparencës se si po shkon ky proces

———————

Koalicioni opozitar "Bashkë për të Ardhmen" vazhdon me entuziasëm mitingjet elektorale në kuadër të zgjedhjeve vendore të 18 Shkurtit. Sot Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga kryetari i Partisë Socialiste së Tiranës z. Besnik Bare si edhe përfaqësues  të partive të tjera të koalicionit organizuan një takim me simpatizantët dhe elektoratin e majtë në njësinë minibashkiake nr.9 në mbështetje të kandidatit të koalicionit të majtë Armond  Halebi. Në fjalën përshëndetëse kryetari i PS-së së kryeqytetit Besnik Bare u shpreh se sot ky komunitet ka fatin e madh që në gjirin e vet të ketë njerëz punëtorë si Armond Halebi. Prandaj tha ai "ky komunitet duhet të mbështesë denjësisht kandidatin e opozitës së bashkuar si njeriun më të ndershëm më të përkushtuar dhe më komunikues që do të punojë për zhvillimin e kësaj minibashkie me përkushtim.

Ndërsa vetë kandidati  për kryetar të minibashkisë nr.9 Armond Halebi duke marrë fjalën në një atmosferë mjaft entuziaste ka falënderuar gjithë simpatizantët dhe aktivistët e pesë partive të koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" për mbështetjen e dhënë në këtë garë. Duke ju drejtuar banorëve të zonës ku kandidon z. Halebi ka shprehur bindjen e plotë për fitoren në zgjedhjet vendore si një domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë për gjithë banorët e kësaj zone. Në fjalën e mbajtur ai j'u drejtua qytetarëve duke thënë se në bashkëpunim me të majtën e bashkuar dhe me vetë banorët do të sjellë një frymë të re në marrëdhëniet e qytetarëve me gjithë stafin e minbashkisë. "Por jo vetëm kaq tha ai por vëmendje të veçantë gjatë qeverisjes së kësaj bashkie do të ketë përparësi dhe infrastruktura rrugore ujësjellësi ndriçimi etj të cilat do të gëzojnë projekte të veçanta në të mirë të komunitetit të zonës.

Duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi nga të pranishmit kryetari i LSI-së z.Meta duke i bërë thirje të pranishmëve për të marrë masivisht pjesë në zgjedhjet e 18 Shkurtit kërkoi mbështetjen e këtij komuniteti për kandidatin e koalicionit Armod Halebi. Ndër të tjera ai i bëri thirje qytetarëve që të mos mashtrohen nga këta qeveritarë sepse sipas tij pas fitores së koalicionit opozitar në 19 Shkurt në gjithë Shqipërinë mazhoranca e sotme do nis pikiatën për të kaluar në opozitë atje ku i takon realisht. Duke folur për procesin e legalizimit Meta tha se Berisha i ka pasur të gjitha mundësitë për të mbajtur premtimin për legalizimin e banesave dhe pronave tuaja. Por kjo gjë jo vetëm që nuk ka ndodhur tha ai por ka një zvarritje të këtij procesi dhe një mungesë të transparencës se si po shkon ky proces. "Ju nuk duhet t'i besoni premtimeve të Shaban Memisë që do të shpërndajë disa tapi pak ditë para ditës së zgjedhjeve sepse ju duhet të jeni të bindur se Berisha nuk e zgjidh dot këtë problem shumë jetik për komunitetin tuaj sepse Berisha nuk është përfaqësues i asaj politike që di të zgjidh problemet por është përfaqësues i asaj politike që di të prish të shkatëroj dhe të vazhdoj konfliktet me shqiptarët" tha Meta.

Në përfundim të takimit kryetari i LSI-së Meta shtoi se -fitorja e 18 shkurtit është shumë e rëndësishme se Bashkia e Tiranës dhe minibashkia juaj të vazhdojnë në rrugën e ndryshimit.  0x323030372d30322d3037 AKTIVITETE 12:57)”