Kjo eshte fjala e mbajtur ne Parlament nga Nenkryetari i LSI dhe Kryetar i Grupit Parlamentar

Kjo eshte fjala e mbajtur ne Parlament nga Nenkryetari i LSI dhe Kryetar i Grupit Parlamentar

Kjo eshte fjala e mbajtur ne Parlament nga Nenkryetari i LSI dhe Kryetar i Grupit Parlamentar Prof.Sabit Brokaj qe eshte njekohesisht edhe qendrimi i LSI per paketen fiskale Po te ishte e vertete se koalicioni i djathte do te mbante premtimet elektorale sot ketu do ishte dite feste. Do gezoheshit ju por do gezoheshim edhe ne. Ajo qe ka rendesi me shume per ne nuk jane ideologjite e majta apo te djathta por puna konkrete per te permiresuar nivelin e jeteses se votuesve tane.  Nese me kete pakete fiskale ju do kishit filluar te mbanit premtimet tuaja une sot do ju kisha pergezuar dhe votuar pro paketes suaj fiskale pavaresisht se z.Majko  do vendoste perseri per te na perjashtuar nga opozita.
 
Por qeveria juaj me kete pakete fiskale vetem se ka vazhduar rrugen monotone te qeverise Nano.  Keni ulur tatim fitimin nga 23 ne 20% ashtu siç kishte vendosur Nano dhe keni vazhduar te ulni disa tarifa doganore ashtu sic bente ai cdo vit. Ashtu si dhe Fatos Nano keni filluar ti sherbeni te pasurve VIP-ave miliarder qe ka Shqiperia.  Pasuria vezulluese duket se ju ka verbuar syte edhe juve sepse ndryshe nuk ka se si te shpjegohet qe ju hiqni TVSH-ne nga aktiviteti i kazinove aktivitet qe nxjerr fitime perrallore ne kurriz te njerezve te shoqerise tone. E vetmja e mire qe mund t’i sillte vendit tone hapja e nje kazinoje ishin te ardhurat qe mund te merrte shteti prej tyre kurse qeveria juaj e djathte i perjashton ata nga taksat. Ky eshte ofendim qe i behet shqiptareve dhe perulje ndaj fuqise se parase.
 
Ju keni hequr TVSH mbi shitjet ne ndertime per ti sherbyer mbase klases me te pasur te sipermarresve shqiptare. Ne te gjithe e dime se kostoja e nje m2 ndertim shkon deri me 300 euro per m2 por ai shitet mbi 600 euro m2. Fitimi eshte kolosal. Mjafton te ndertosh nje pallat te vetem dhe behesh milioner dollari. Ju perseri peruleni perpara fuqise se parase.  Ju nuk taksoni as token e furnizuar per ndertim megjithese pronaret marrin 30 – 50% te vleres se ndertimeve. Me sa duket ju hoqet Nanon per tu vene vete ne krye te klases se oligarkeve shqiptare.
 
Ne e dime qe qeveria juaj i sherben te djathteve atyre qe jane me te pasurit e vendit. Por ju keni marre votat e te varferve dhe me ato erdhet ne pushtet.  Ju dolet ne fushate me nje program social ju folet per politike te dhembshur dhe humane. Tani ulni taksat per rrogat e larta mbi 200000 leke dhe fusni tatime te reja per rrogat e te varferve nen 12500 leke.  Nga te varferit rrisni te ardhurat me 10 milion dollare. 
 
Deri dje ju kritikonit Qeverine Socialiste sepse mblidhte me arbitraritet tatimet duke i kerkuar ato parapagim. Ju nuk po ndryshoni asgje. Ju perseri do kerkoni qe biznesi t’ju parapagoje edhe juve tatim fitimin. Asgje nuk shohim ne kete pakete fiskale qe te na thoje si do eleminoni konfliktin e interesit te tatim-mbledhesit. Ata diten punojne per shtetin dhe naten bejne bilancet e bizneseve private.  Asgje nuk thuhet si do ulet evazioni dhe kontrabanda.  Deri dje ishit te zjarrte ne kritika.  Sot thoni se paketa fiskale do kete efekte negative ne buxhet 5.3 miliard leke.  Ku jane 1.5 miliard dollare qe vidhnin socialistet cdo vit?  Pse nuk i arketoni ju per llogari te shtetit?
 
Me paketen fiskale ju po godisni prodhimin vendas. Kombinati i celikut ne Elbasan po falimenton sepse ju keni vendosur qe tregu jone te mbushet me celik qe vjen nga Ukraina. 1000 punonjes 5000 familjare dhe 15000 te tjere jetojne nga celiku Elbasanit. Megjithate ju vazhdoni te favorizoni importuesit. Nxirrni arsye marreveshjen me Organizaten Boterore te Tregtise. Une po ju them kolege deputete se Ukraina nuk eshte anetare e OBT dhe ne nuk kemi detyrim t’i ulim taksat doganore per celikun e tyre perkundrazi edhe mund t’i ngreme dhe OBT nuk do t’ja dije fare.  Po ju them se nese ne provojme se ulja e tarrifave doganore godet prodhimin vendas OBT pranon rinegocime.  Pse nuk e mbroni prodhimin vendas?  Pse nuk i mbroni investimet e huaja? KURUM ka investuar 60 milion dollare ne 7 vjet. Kombinati i celikut te Ukraines e merr energjine elektrike falas nga qeveria e tyre kurse KURUM paguan 10 leke per kw/ore.  Kjo nuk eshte konkurence e drejte.  Une e di qe ne fushaten tuaj zgjedhore kane kontribuar dhe ata qe importojne hekur ne Shqiperi. 
 
Ju duhet te vendosni se kujt i keni me shume borxhe. I keni borxhe atyre bizneseve qe ju kane dhene dollare ne fushate apo i keni borxh me shume atyre qindra mije personave qe ju votuan ne krye te pushtetit?  Amendamentet qe ju propozoni ne kete pakete fiskale tregojne se nuk po punoni per votuesit tuaj por per interesa te vecanta financiare.
 
Deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim do te votojne kunder paketes tuaj fiskale megjithese keni bere dhe ndonje leshim pozitiv minimal si heqja e TVSH nga shitja e librave apo heqja e takses se qarkullimit te automjeteve per vellezerit tane kosovare.  Keto jane shume pak. Ju keni ne dore te beni shume. 0x323030352d31322d3132 FJALIME 21:53)