16 Feb Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Njësinë Bashkiake nr. 5 në Tiranë
” Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Njësinë Bashkiake nr. 5 në Tiranë takime në zonën e ish-Bllokut.
Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetare e Njësisë Bashkiake nr. 5 në Tiranë Erisa Xhixho ka zhvilluar dje takime me të rinj dhe të reja por edhe banorë në zonën e ish-Bllokut. Qëllimi i këtyre takimeve ishte njohja e këtyre të rinjve me programin elektoral të Xhixhos që tashmë ka marrë formë të plotë. Ky program përmban të gjitha projektet dhe planet për investime apo edhe nxitjen e hapjes së vendeve të reja pune që Xhixho do të vërë në zbatim pasi të ketë fituar mandatin 4-vjeçar për të qeverisur njësinë më të madhe bashkiake në Tiranë pas 8 majit.
Në bashkëbisedimet me të rinjtë Erisa Xhixho u ka dhënë atyre programin e saj elektoral dhe u ka kërkuar atyre që të lexojnë atë për të parë se çfarë projektesh ka ajo gati pas zgjedhjeve të 8 majit. Gjithashtu Xhixho u ka kërkuar që të lexojnë edhe programet elektorale të rivalëve politikë nëse ato kanë një të tillë por edhe atë të kandidatit të koalicionit Lulzim Basha në mënyrë që të krijojnë një ide sa më të mirë për mundësitë që u jep secili para se të shkojnë e të votojnë më 8 maj.
Një apel i rëndësishëm që u dha nga Xhixho ishte që të gjithë të shprehin të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit në pushtetin vendor nëpërmjet votës në mënyrë që në 4 vitet e ardhshme ata të kenë edhe të mund t’i kërkojnë llogari drejtuesve. “Unë iu bëj thirrje që më 8 maj të shkoni e të votoni dhe të shprehni një të drejtë tuajën.
Do t’ju kërkoja që të lexonit mirë programin elektoral jo vetëm programin tim por edhe atë të kandidates së koalicionit tjetër nëse ajo ka një të tillë. Po kështu do t’ju kërkoja që të lexonit edhe programin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha dhe të jeni të qartë për atë se çfarë ne ofrojmë për ju. Pasi të jeni njohur me programet atëherë merrni një vendim se për cilin do të votoni. Është shumë e rëndësishme që ju të votoni më 8 maj” u tha Erisa Xhixho disa të rinjve që ishin ulur në një nga baret e zonës së ish-Bllokut. Gjithashtu kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” për Njësinë 5 u njoh edhe me shqetësimet që disa nga banorët e kësaj zone i kanë shprehur asaj.
0x323031312d30342d3233 Erisa Xhixho programi.jpg 12:8)”