Kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” për kryetare të minibashkisë nr. 5 në Tiranë takim me qindra studentë

Kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” për kryetare të minibashkisë nr. 5 në Tiranë takim me qindra studentë

” Kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” për kryetare të minibashkisë nr. 5 në Tiranë takim me qindra studentë

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho e cila kandidon në emër të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në njësinë  bashkiake nr.5 ka zhvilluar sot një takim me student dhe studente të Universitetit të Tiranës.
Në këtë takim mjaft entuziast kandidatja për Njësinë Bashkiake nr. 5 Erisa Xhixho ka marr mbështetje për kandidimin e saj në zgjedhjet administrative të 8 majit. Që sikurse u shprehën dhe  disa prej tyre- ne do të mbështesim Erisa Xhixhon sepse ajo përfaqëson rininë përfaqëson energjinë pozitive që karakterizon rininë shqiptare.
Duke përshëndetur të pranishmit Erisa Xhixho me përzemërsi ka falënderuar studentët për mbështetjen që po i japin gjithmonë në rritje për të përfunduar me sukses garën e saj për zgjedhjet e 8 majit.
Në këtë kuadër Xhixho u shpreh se kjo nuk është vetëm gara e saj personale por është gara e rinisë shqiptare e energjisë së re rinore e cila dëshiron të marr në dorë fatet e veta.
Më pas duke treguar përvojën e saj si Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim si forumi më i madh dhe më i organizuar politikë në Shqipëri Xhixho u shpreh tepër optimiste për nivelin e përfaqësimit të këtij forumi në zgjedhjet e 8 majit. 
Sikurse e tha dhe vetë ajo LRI-ja si një forumi më i madh rinor politik ne vend sot përfaqësohet në mënyrë mjaft dinjitoze në listat për kandidat dhe këshilltar në zgjedhjet vendore.
Duke mbetur në këtë argument kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Erisa Xhixho ka kërkuar nga te rinjtë që të jenë më të organizuar sepse vetëm kështu tha ajo të rinjtë do të vendosin për të ardhmen e vetë.
“ Në qoftë se ju kuptoni energjinë që ju keni forcën që ju keni atë vendosmëri që ju karakterizon do të mund të realizoni gjëra që sot janë të pa mundura”theksoi ajo.
Unë mendoj nënvizoj Xhixho që në qoftë se të rinjve ju jepet hapësirë për të qenë protagonistë për të ardhmen e shoqërisë sonë në qofte se të rinjve ju jepen hapësira për tu drejtuar dhe për të bërë idetë e tyre realitet të gjithë ne do të  bëjmë gjëra të mrekullueshme. 
Më pas Erisa Xhixho është ndalur në programin që ofron LSI-ja për zgjedhjet e pushtetit vendor.
Në programin tonë theksoi Xhixho  në kemi hapjen e njëqind qendrave të trajnimit profesional dhe të trajnimeve rinorë që të shfrytëzohen nga të rinjtë që të shfrytëzohen nga ju për të realizuar dëshirat që ju keni por dhe projektet që ju keni. Të rinjtë kanë shumë ide kanë shumë iniciativa por nuk kanë përkrahjen e mjaftueshme financiare për ti realizuar këto. 
“Ne mendojmë që në buxhetin e Bashkisë të Tiranës do të ketë një zë të veçante pikërisht për kreditimin me interesa të ulta të projekteve dhe ideve që ju do të keni në mënyre që ti japim dorë çdo të riu të realizojë idenë dhe dëshirën e tij”përfundoi Xhixho fjalën e saj në këtë takim.

0x303030302d30302d3030 DSC01491.jpg 15:36)”