16 Feb Kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” për kryetare e minibashkisë nr. 5 në Tiranë
Posted at 03:43h
in Archived Articles
” Kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” për kryetare e minibashkisë nr. 5 në Tiranë Erisa Xhixho takime me banorë në rrugën “Komuna e Parisit”
Kandidatja e Aleancës për Qytetarin për kryetare në minibashkinë nr. 5 në Tiranë Erisa Xhixho ka zhvilluar të martën disa takime me banorë kësaj njësie në rrugën “Komuna e Parisit” për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Fillimisht ajo është ndalur në një lokal që kishte falimentuar dhe po i “vinte drynin biznesit” pasi nuk përballonte dot më taksat e larta të pushtetit vendor. “Kemi katër vjet që e kemi mbajtur këtë biznes por tashmë është e bërë papërballueshme për shkak të taksave të larta që aplikon bashkia e Tiranës e që kanë ardhur në rritje nga viti në vit” u shpreh pronari i lokalit kandidates së Aleancës për Qytetarin.
“Ne nuk kemi as mbështetjen e bashkisë kështu që jemi të detyruar ta mbyllim biznesin” shtoi ai. Nga ana e saj Xhixho premtoi se mbështetja ndaj biznesit dhe ulja e taksave do të jetë prioritet i saj kur të vijë në krye të minibashkisë nr.5. Banorë të tjerë të zonës i kanë kërkuar kandidates që të bëjë diçka për infrastrukturën brenda lagjeve në këtë zonë që është në gjendje të mjeruar. “Rregullimi i infrastrukturës që duket si diçka e vogël por në fakt është shumë e rëndësishme për banorët do të modernizohet falë investimeve që ne kemi parashikuar tashmë” u tha Xhixho.
Më tej Erisa Xhixho ka takuar një grup të rinjsh të cilët i shprehën asaj një problem shumë të mprehtë siç është papunësia. Kandidatja e Aleancës për qytetarin iu tha atyre se: “ne kemi një projekt të rëndësishëm në programin tonë elektoral që është mbështetjes financiare të bizneseve të vogla nëpërmjet kredive të buta në mënyrë që të hapim sa më shumë vende pune. Kjo politikë ka rezultuar e suksesshme në të gjitha qytetet evropiane ku është përdorur dhe të jen të sigurt se do të japë efektin e saj edhe këtu në Tiranë”.
“Ne do të sjellim ndryshimin e vërtetë në Tiranë” theksoi Erisa Xhixho.
Turi ka vijuar teksa Xhixho është takuar me banorë të tjerë të zonës që i kanë shprehur mbështetjen e tyre maksimale dhe bindjen se ajo do të jetë fituese më 8 maj.
“Ne kemi shumë besim tek ju dhe tek forca që ju përfaqësoni. Ju jeni e re por shumë energjike dhe rrezatoni pozitivitet. Besojmë se do të na sillni ato ndryshime që në presim dhe vota jonë është për ju” i ka thënë një tjetër banore e zonës kandidates së “Aleancës për Qytetarin” Erisa Xhixho.
0x323031312d30342d3035 DSC_0162.jpg 16:16)”