15 Feb Kandidati për deputet z.Shkelqim Selami dhe Zv.Sekretari i Pergjithshëm i LSI Besjan Pesha kane vizituar zonen e burgut te ri ne qytetin e Vlores ku kanë zhvilluar një takim me banorët e zonës.
Kandidati për deputet z.Shkelqim Selami dhe Zv.Sekretari i Pergjithshëm i LSI Besjan Pesha kane vizituar zonen e burgut te ri ne qytetin e Vlores ku kanë zhvilluar një takim me banorët e zonës. Pasi kane takuar banoret e asaj zone dhe janë konsultuar me ta per problematiken qe ata i preokupon Z. Selami dhe z.Pesha janë zotuar per te gjetur nje zgjidhje imediate per problemet e tyre zgjidhje të cilat sipas tyre mund të vijnë vetëm në sajë të një politike që qëndron afër qytetarëve dhe që vepron cdo ditë në të mirë të tyre.
Selami tha: Studimi urbanistik që ka bërë qeveria ka kaluar por kjo rruge nuk eshte perfshire ne te dhe jo vetëm rruga por edhe gjithë zona duket se i ka shpëtuar syrit të qeverisë. Ne do te kujdesemi qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit kjo rruge jo vetem te jete pjese e ketij studimi por edhe te kete infrastrukturen e nevojshme dhe vemendjen qe i takon Nderkohe qe z .Selami ka shtuar se : Pas zgjedhjeve te 28 qershorit do te gjendet nje zgjidhje definitive per ndotjen e ambientit. Nderkohe qe pastrimi i kanalit ne kete zone bene pjese ne projektet qe do te zbatohen ne menyre imediate pas zgjedhjeve te 28 qershorit dhe do te jete nje nga prioritetet sapo levizja Socialiste per Integrim te vij ne pushtet . Gjithashtu zoti Selami ka shtuar se prijoritet do te jete punesimi si dhe minimizimi i varferise qe eshte edhe nje nga problemet kryesore qe shqeteson sot komunitetin.
z.Pesha nga ana e vet ka shtuar: Kjo lagje është një kapital i tejmasë i gjithi i fshehur dhe i pashfrytëzuar si rrjedhojë e mungesës së infrastrukturës. Nëse juve do tju pastrohej ky kanal që vështirëson jetësën por edhe ndot ambjentin përreth nëse do tju shtrohej rruga dhe do të kishit ndricim dhe trotuare sipas standarteve atëherë edhe cmimet e shtëpive tuaja do të rriteshin edhe do të kishit mundësi që të merrnit një kredi për të hapur një bisnes ju të punësoheshit vetë dhe të tjerë anëtarë të familjes dhe të mund të zhvillonit eknominë e familjeve tuaja. Por kjo qeveri jo vetëm që nuk ka ndërmend të investojë në këtë lagje por e ka harruar atë fare sic duket edhe nga projekti sic ju ka harruar me kohë juve dhe hallet dhe problemet tuaja. LSI është dhe do të jetë pranë jush gjithnjë me planin tonë për punësimin por edhe për zhvillimin e infrastrukturës në Vlorë.
0x323030392d30352d3037 Kandidati për deputet z.Shkelqim Selami dhe Zv.Sekretari i Pergjithshëm i LSI Besjan Pesha.JPG 19:49)