Kandidati për deputet I LSI për Qarkun e Vlorës Besjan Pesha

Kandidati për deputet I LSI për Qarkun e Vlorës Besjan Pesha

Kandidati për deputet I LSI për Qarkun e Vlorës Besjan Pesha

Pesha: Unë sot vij krenar përpara jush si përfaqësues I LSI sepse LSI dhe Ilir Meta ka qenë gjithnjë pranë rinisë shqiptare dhe jemi të vetmit që kemi një plan veprimi për rininë plan kryesisht mbi punësimin e të rinjve që është sot problem më I madh që na shqetëson të gjithëve.

======
Kandidati për deputet I LSI për Qarkun e Vlorës Besjan Pesha ka zhvilluar sot një takim ne formën e debatit me te rinj Vlonjatë të interesuar për programin rinor të LSI dhe planin e saj për veprim. Me qindra te rinj të interesuar zhvilluan një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh dhe dëgjuan me vëmendje shpjegimin e hollësishëm që z. Pesha I bëri programit rinor.
Gjatë fjalës së tij z. Pesha tha: Si kandidat për deputet por mbi të gjitha si një I ri në politikë zotohem edhe përpara jush sot se do të shpenzoj gjithë energjitë e mia kështu që politikat rinore dhe plani jonë për veprim për rininë të mos pluhurosen sirtarëve të ministrive siç ka ndodhur deri më sot por të zhvillohen së bashku me bashkëmoshatarët e mi. Unë besoj se këto zgjedhje rinia duhet të fokusohet më shumë tek zgjidhjet e problemeve të saj dhe të votojë atë forcë politike që ka një program të qartë dhe të prekshëm . Unë sot vij krenar përpara jush si përfaqësues I LSI sepse LSI dhe Ilir Meta ka qenë gjithnjë pranë rinisë shqiptare dhe jemi të vetmit që kemi një plan veprimi për rininë plan kryesisht mbi punësimin e të rinjve që është sot problem më I madh që na shqetëson të gjithëve. Kemi shumë papunësi sot në vend jo vetëm për shkak të politikave të këqija qeverisëse të kësaj mazhorancë por edhe sepse të rinjtë konsiderohen në këtë vend si numra për statistika kryeministrore dhe jo si individë me talente dhe ëndrra për të realizuar. Ne do ti mundësojmë çdo të riu nëpërmjet planit tonë për veprim që sapo të fillojë procesin e maturës shtetërore të dijë me saktësi se mbas sa kohësh mbas diplomimit do të punësohet dhe në cilin sektor shanset e tij do të jenë më të larta. Gjithashtu do të stimulojmë çdo të ri të talentuar që talentin e vet ta zhvillojë krenar në Shqipëri dhe jo jashtë kufijve tanë.

0x323030392d30352d3230 AKTIVITETE Pesha_dhe_te_rinjte.JPG 19:25)