Kandidati i LSI-së për zgjedhjet e pjesshme në Njësinë Bashkiake nr.10

Kandidati i LSI-së për zgjedhjet e pjesshme në Njësinë Bashkiake nr.10

Kandidati i LSI-së për zgjedhjet e pjesshme në Njësinë Bashkiake nr.10 Gjergj Thomai shpalos programin Thomai: Duke u mbështetur edhe në kompetencat e Njësisë Bashkiake nr.10 unë do të kisha dëshirë së pari si urbanistë që jam të përshtatja Planin Rregullues të Tiranës me atë të kësaj njësie. Pra duhet të kuptojmë një gjë që edhe sot e kësaj ditë që ne po flasim Tirana nuk ka ende një plan rregullues. Personalisht kam qenë dh koordinator i planit rregullues dhe ka 4 vjet që ende ky plan nuk është bërë. Kjo është përgjegjësi direkt e Bashkisë së Tiranës. z. Thomai ju keni qenë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste pak kohë më parë por ndërkohë ju tashmë jeni kandidat i LSI në zgjedhjet e pjesshme në Njësinë Bashkiake nr. 10. A mund të na thoni diçka më tepër për arsyet e “divorcit” tuaj me PS-në. Gjatë angazhimit tim në Partinë Socialiste kam mbajtur detyrën e sekretarit i Asamblesë të PS-së. Menjëherë pas procesit zgjedhor për pushtetin vendor dhe rikonfirmimin për të tretën herë si kryetar të Bashkisë së Tiranës z. Rama u zhvilluan zgjedhjet brenda partisë për strukturat e reja drejtuese ku u vu re një manipulim i gjithë procesit zgjedhor. Parimi gjoja “Një anëtar një votë” ishte krejtësisht fasadë dhe ky proces solli një revoltë të madhe të të pakënaqurve brenda PS-së dhe që nga ky moment unë nuk pranova që të isha pjesë e strukturave drejtuese të PS-së. Z. Thomai ju jeni pedagog i zhvillimit urban në Universitetin Politeknik të Tiranës a keni një projekt konkret për zhvillimin e kësaj zone ku ju do kandidoni tashmë? Duke u mbështetur dhe në kompetencat e Njësisë Bashkiake nr.10 unë do të kisha dëshirë së pari si urbanistë që jam të përshtatja Planin Rregullues të Tiranës me atë të kësaj njësie. Pra duhet të kuptojmë një gjë që edhe sot e kësaj ditë që ne po flasim Tirana nuk ka ende një plan rregullues. Personalisht kam qenë dhe koordinator i planit rregullues dhe ka 4 vjet që ende ky plan nuk është bërë. Kjo është përgjegjësi direkt e Bashkisë së Tiranës. Së dyti është siguria në rrugë. Pra për çdo qytetar i Tiranës akoma dhe më shumë vetë banorët e kësaj njësie vendore e dinë shumë mirë në çfarë situate është kjo njësi. Kjo zonë ka probleme parkimi sigurinë që ofron infrastruktura rrugore mungesa e shesh- pushimeve etj. Së treti është mungesa e hapësirave të gjelbëruara. Me se e njohë këtë zonë por dhe në bazë të informacioneve që unë kam kjo zonë është një nga zonat më me pak hapësira të gjelbërta në kryeqytet. Gjithashtu në një nga pikat kryesore të programit tim si kandidat për këtë njësi është mirëmbajtja dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore dhe sistemimin e tregjeve në këtë zonë. Ndërkohë duke implementuar programin social të LSI-së për përkrahjen dhe mbështetjen e moshës së tretë duke u bazuar në këtë program ne do të mundësojmë krijimin e “qendrave sociale” të cilat do të ofrojë shërbime sociale për komunitetin e kësaj zone me financim nga vetë kjo minibashki. z. Thomai a keni një strategji konkrete mbi të cilën ju do të mbështesni fushatën tuaj elektorale? Fushata jonë është pozitive. Personalisht si kandidat për këtë njësi bashkiake së bashku me stafin me të cilin do të punojmë do të bëjmë një fushatë progresi dhe jo regresi duke hedhur baltë mbi kandidatët e tjerë. Duke pasur mbështetjen e padiskutueshme të strukturave të LSI-së gjatë kësaj kohë jemi marrë intensivisht me takimin me qytetarin jo më qytetarët por me individin pastaj edhe me 0x323030392d31302d3231 10:41)